Kishte destinacion Holandën: Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në historinë e Kosta Rikës

Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit.

5,048 pako një kilogramëshe u gjetën të shtunën në një kontejner anijeje që do të transportonte lule zbukuruese drejt Holandës.

Kontejneri i dyshimtë kishte tërhequr vëmendjen, dhe pas inspektimit të hollësishëm në brendësi ishin zbuluar valixhet me pako me kokainë.

Dërgesa do nisej të dielën drejt portit holandez të Roterdamit.

Autoritetet thanë se kanë ndalur një shtetas nga Kosta Rika 46-vjeçar që ishte ngarkuar me vendosjen e kontejnerit, por mësohet se i dyshuari nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Kosta-Rika konsiderohet një nga vendet tranzite të drogave të forta që prodhohen në Amerikën Latine dhe pastaj tregtohen në SHBA apo në Evropë.

Vitin e kaluar, ndërhyrjet policore të vendit çuan në sekuestrimin e një totali prej 31,1 tonë kokainë.

Në Holandë, një tjetër vend pritës i drogave të forta, në të njëjtin vit u kapën 38 tonë kokainë, apo 50 për qind më shumë sesa në vitin 2018.

Sipas policisë holandeze, vetëm çereku i sasisë së kokainës që mbërrin në port arrin të zbulohet.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kishte destinacion Holandën: Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në historinë e Kosta Rikës”

  1. Ai vete says:

    Destinacion hollanden?!
    Vendi qe na thote se si plotesojme kushtet sepse mbjellim hashash?!
    Njejse…dihet boterisht qe hollanda eshte porti kryesor i drograve….por dihet boterisht qe edhe ne kemi qeverritaret me shkerdhata te botes

  2. Henri Hoxha says:

    Ska sesi te ndodhi ndryshe….apo po behet fjale per hollanden e jo per “te tredhirit”…upsss

  3. Plugu says:

    Qevereia shqipetare,eshte per t’u lavderuar per punen e madhe qe ka bere ne drejtim te pastrimit te shqiperise nga droga.Sot vendi yne eshte i paster,duke perjashtuar disa raste tranziti.Ne vendin ton sot nuk kultivohet droge.Kete e kane thene edhe vendet e huaja,si nje gje shume pozitive.

  4. Emigranti kavajas says:

    Shikoni kur te thone eshte niur nga shqiptare.

  5. Dash says:

    Shiko shiko, se dinim kete…. cudi, Hollanda eshte (putane) e virgjer……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *