Konferenca e donatorëve, Arben Ahmetaj: Presim 300-350 milionë euro

16 Shkurt 2020, 12:22Ekonomia TEMA

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga konferenca e donatorëve që do të mbahet nesër në Bruksel, qeveria shqiptare pret që të mblidhen 300 deri 350 milionë euro.

Në një intervistë dhënë për Tv Klan, ministri thotë se nëse shifra do të jetë më e ulët kjo do të sillte shumë vështirësi për zbatimin në kohë të planeve të qeverisë.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin.

Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

Nga axhenda e bërë publike nga Komisioni Europian parashikohet që konferenca të nisë me nënshkrimin e fondit prej 15 milionë Eurosh që Komisioni ka vendosur në dispozicion të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 Nëntorit.

Ndër të tjera, dy ditë më parë, ministri i Jashtëm Stef Blok konfirmoi se Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin. Gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor në Mynih, kryeministri Edi Rama u takua me kryeministrat e Kanadasë dhe Kuvajtit si dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite.

Edhe ata shprehën gatishmërinë për t’u bërë pjesë e konferencës së donatorëve për rindërtimin nga tërmeti që mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

8 komente në “Konferenca e donatorëve, Arben Ahmetaj: Presim 300-350 milionë euro”

  1. Ben mos i fut duart kesaj here says:

    Beni e ke bere gati juve thesin haha

  2. Asd says:

    U ka ardhur veza e arte hajduteve. Rast si ky vjen njehere ne 100 vjet.

  3. Eri says:

    Me tu stershtrenguar po u ben 20-30 milion donacione.Te tjerat do te jene kredi ng BB dhe FMN qe ka per ti paguar me interesa te kripura kurrizi i shqiptareve.Ahmutaj e di kete por thote vetem shumen e pergjithshme.

  4. Fred says:

    Nje bibe shqiptaro -kanadeze i kishte shkruar Justin Trudeau-se kunder takimit me Ramen.Me erdhi per te qeshur dhe per te qare.Per te qeshur se dukej individ me arsimim te mire dhe me kujtoi Jovan Bregun kur hedh letren anonime:-Se kisha bere ndonjehere,thashe te provoja e une.Per te qare,sepse jetojme larg Shqiperise me syte nga Shqiperia: Si mundet qe nje emigrant publikisht te kerkoje mosinvestim ne vendin meme? Investimet s jane per kryeministrin aktual,ai eshte i perkohshem. I mire apo i keq ai do ike,investimet ngelen.
    Per mos u zgjatur: Zonja te mos flase ne emer te gjithe shqiptaro kanadezeve. Mos me perfshije dhe mua ne perversitetin e saj. Se dyti Shoqata me e madhe e diaspores kanadeze i ka kerkuar Justin-it te ndihmoje per termetin.Jane 36000 mije individe ne mbeshtetje te peticionit qe kane bere dhe donacin.Normalisht qe formalisht kryeministri kanadez do takohet me ate shqipetar.Nuk di ku perfunduan donacionet e peticionit,por te pakten mos loboni kunder ndihmes se qeverise kanadeze per termetin.

  5. Beni mos pirdh kot ,mos humb kohe kot ,e ke aty! says:

    O Beno ik andej nga ymer gelbaza se nuk ke nevoje me ok ne brazil per ta futur karin ne byth ,.ymer kellira ta fut karin ne byth ,po ja fut spartak brahos gramos rucit taulant balles carlo bolinos etj etj

    1. Kalec Dega says:

      sekretari i rames flet vetem per shifra se ato i interesojne…..nga eksperienca, lol
      =
      lol, ma i miri ne Tema, lol

  6. tak moldavja says:

    Biz 250 miljon e sigurte se do i vjedhin nuk eshte kot aty ky hajduti me damke

  7. Agim kanada says:

    Shteti shqiptar duhet ti ndertoje vete keto pallate me menyre qe te ulet kostoja e ndertimit dhe te shpetohen borxhet me interes te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje