Konspiracioni i shkencëtarëve: Koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan

Një tjetër studim i realizuar nga disa shkencëtarë të Universitetit të Kinës Jugor hedh dyshime të reja për fazat e para të përhapjes së koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare, virusi u transmetua tek njeriu nga lakuriq nate të kontaminuar që shiteshin në një treg peshku në Wuhan.

Biologët Botao Xiao e Lei Xiao në kërkimin e tyre shkruajnë se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator pranë tregut të qytetit, i cili është dhe epiqendra e epidemisë.

Shkencëtarët kontestojnë në këtë mënyrë versionin zyrtar sipas të cilit agjenti patogjen u transmetua direkt nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Mbi të tjera, sipas tyre, lakuriqët e natës nuk janë një ushqim që shiten në qytet dhe veçanërisht në këtë treg.

Kështu dy kërkuesit analizuan zonën përreth tregut dhe identifikuan dy laboratorë që realizojnë kërkime mbi lakuriqët e natës dhe agjentët patogjenë. Më i afërti, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan, ndodhet 280 metra nga qendra ku u përhap koronavirusi.

Në të shkuarën, një shkencëtar që kishte punuar më parë në këtë laborator kishte treguar se ishte sulmuar dy herë nga lakuriqët e natës dhe duke ditur rrezikun e madh të infektimit ishte vendosur të dy herët në karantinë për 14 ditë.

Sipas shkencëtarëve, pra, “është e besueshme që virusi të ketë rrjedhur nga laboratori dhe kështu të kontaminonte pacientët fillestarë.”

Por nuk përfundon këtu, 2 shkencëtarët hedhin hipotezën se koronavirusi mund të jetë përhapur dhe nga një laborator i dytë që ndodhet 12 km larg tregut të famshëm të Wuhan. Në një studim të fundit, ka të dhëna që brenda tij kërkuesit kanë testuar një virus të veçantë tek lakuriqët e natës, nisur nga paraardhësi SARS.

Kështu Botao Xiao e Lei Xiao në pritje të provave të reja për studimin e tyre e mbyllin atë me një paralajmërim për rritjen e mëtejshme të masave të sigurisë në laboratorë ku bëhen testime biologjike, të cilët sipas tyre duhen transferuar sa më larg qendrave të banuara.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Konspiracioni i shkencëtarëve: Koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan”

  1. pjeter says:

    Kete lajm,me dyshime e ka publikuar “NATURE” qe ne vitin 2015.ku qe atehere leshuan alarmin kunder eksperimenteve ne laboratorin nr 1,ku ka edhe sistemin e sigurise me te larte.Fakti eshte qe shjencetaria e ategereshme qe studionte ne laboratir,kalimin e virusit,pikerisht ketij virusi te sotem ,nga kakuriqi i nates te minjte ne laborator.Eshte po ajo shkencetare qe zyrtarisht ja firmosu dokumentin qe virusi qe po tmerron bote sot,ka erdhr nga lakuriqi i nates,quhet She Zhengli.Dhe duke pare rendesine qe ka per Kindn ai laborator,mjafton te shofesh,me ke jane zevendesuar ditet e fundit shefi i autoriteteve shendetesore te zones,nga gjeneral major,Chen Wei eksperti kryesor per armet biokimike te mbrojtjes.Per me shume lexoni kete artikull te busnes insider. https://it.businessinsider.com/una-ricerca-del-2015-descrive-la-creazione-di-un-virus-dal-coronavirus-di-pipistrello-un-senatore-usa-la-cina-certifichi-che-2019-ncov-non-e-una-bio-arma/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *