Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Senatin amerikan i përcjell Kurtit shqetësimet e SHBA, kryeministri i Kosovës fsheh takimin

16 Shkurt 2020, 19:19Rajoni TEMA

Kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare në Senatin amerikan, senatori Ron Johnson, e ka takuar dje kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Gazeta Express ka mësuar që senatori amerikan ia ka përcjell Kurtit pozicionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për taksën dhe për dialogun. Johnson i ka treguar Kurtit që qëndrimet e tij ishin qëndrime të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit.

Gjatë kohës kur po qëndronte në Mynih, në konferencën për siguri, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar shumë takime, por njëra prej më të rëndësishmeve, dhe më të rëndat, ka qënë në mes tij dhe senatorit Ron Johnson, i cili është edhe kryetar i komisionit për Siguri Kombëtare në Senatin e SHBA’ve.

Gazeta Express përmes burimeve të saj ka mësuar se Johnson ka qënë jashtëzakonisht i drejtpërdrejt në takim me Kurtin, duke ia përcjellë kryeministrit të Kosovës në mënyrë të qartë kërkesat amerikane për të.

“Në rast që dëshironi që qeveria të cilën ju e udhëhiqni të këtë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju duhet menjëherë që ta hiqni taksën dhe të zbutni retorikën për dialogun”, i ka thënë Johnson Kurtit, ka treguar burimi i Gazetës Express, i cili ka njohuri për përmbajtjen e bisedës gjatë atij takimi.

I njëjti burim ka treguar që Johnson ia ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës që këto kërkesa nuk janë të vetëm një institucioni amerikan, por të të gjitha institucioneve relevante amerikane.

“Është qëndrim i përbashkët i Shtëpisë së Bardhë (Këshillit për Siguri Kombëtare), Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit që të hiqet taksa, që të zbutet retorika”, i ka treguar Gazetës Express ky burim.

Për këtë takim te Kurtit me Johnson Kryeministria e Kosovës nuk ka lëshuar ndonjë njoftim të veçantë. Se Kurti e ka takuar senatorin e fuqishëm amerikan, atë që e udhëheq njërin prej komisioneve kyçe në senat, shkarazi ka treguar në një postim të tij në Facebook, asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri.

“Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët”, ka shkruar Beqiri në Facebook, në një postim të tij me të cilin ai kishte reaguar për një shkrim të djeshëm të Gazetës Express, që Grenell dhe Pompeo nuk kishin pranuar që ta takonin Kurtin.

Gazeta Express ka mësuar që administrata amerikane në të gjitha nivelet e saja është e mobilizuar për ta adresuar urgjentisht cështjen e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti, thonë këto burime, nuk do të mund të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë, nëse paraprakisht nuk e heq taksën.

30 komente në “Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Senatin amerikan i përcjell Kurtit shqetësimet e SHBA, kryeministri i Kosovës fsheh takimin”

  1. Raimond vlonjati says:

    Po dakort Zkurti tha ne Munih qe do e heqim Taksen dhe ta zevendesojme ne Reciprocitet

    Tani c’eshte ky lloj presioni “ zbut retoriken” ???

    Kurti nuk ka ndonje retorike alarmsnte ,
    ai vetem thote te kete reciprocitet
    Dmth , mareveshjet kur neneshkruhen re zbatohen jo vwetem nga Kosova , pir edhe nga Serbia .
    Se pastaj ca kuptimi ka qe neneshkruhen mareveshjet kur Serbia nuk i zbaton ?

    1. RajmondTropojani says:

      Rqjmond Vlonjti i bere me siguri pas viteve 92 kur Saliu zaptoi jugun dhe e mbushi me diversante,po ta lexoj fondamentalisti Kurti kete koment me siguri qe do te te marre heren tjeter ne takimin e radhes,perpara se te shkosh me te mos harro te pyesesh babain shpirteror ,kryekrimin Berishe se me siguri do te te jape ndonje udhezim si ti sabotosh Amerikanet!

    2. Zeqir Kallarati says:

      Ti Rajmond, nuk ka munësi të jesh na Vlora, një vlonjat nuk mund të jetë kaq kopan nga mënja sa ty. Me siguri duhet të jesh nga Topalltia ose Lumi i Vlorës, bërna nga zona e gjashtë apo e shtatë operative, ku partizanët tanë trima dërrmuan jermanin, siç na bënë të ditur edhe ajo kënga ” ditën që erdhi jermëni, me makina të mëdha, lyer me bojë jeshile, të mos i diktonim na.” Po çtë duhet politika e madhe ty ai i vrarë, lërja ta bëjë djali ynë i labërisë Koço Danaj, marksisti më i çquar edhe se vetë shoku Enver, që ka nxjerrë labëria.

    3. #varijanullen says:

      80% e Shqiptarve duan Albinin dhe modelin e tij per Kryeminister Te Shqiperise Etnike. Tirana me 300 familjet sexy Globaliste do e kuptoje. Perfshi ketu Gazeten Tema te konviktotit 80 Merua.

      1. Monika e lsi says:

        80 % si pd
        VVe albinit ka dale me slloganin jo bashkim me shqiperin ( nuk ta them per te kundershtuar apo per humore eshte e vertet )
        Nese vertet beson albinin je viktime je naive

      2. ABC says:

        Keto qe shkruan ky karagjozi ne i themi…dridhe dridhe like me lesh prej fabrike. Mos valle te njejten gje u theshte edhe Rama gjat gjith kesaj kohe? Apo kur ta thot Amerikoni tingellon me bukur?!

  2. Dajti USA says:

    Eh bre Kurt,tani nuk je ne opozite,po nuk te konvenoj dicka del ne rruge dhe fillon gjuan me gure,tani duhet te maresh vendime per te miren e Kosoves,dhe ato nuk mund te meren pa Ameriken

  3. sulo Permeti says:

    Kurti eshte nje pallosh i fryre,arogant dhe mendje lehte.Do krijoje nje aleance me vendet islamike me ne krye ISSIS.

  4. Kuq e zi says:

    Gjasat po tregojne qe dialogu ka mbaruar lidershipi shqiptar ka firmosur me kohe po per cfare kane firmosur dhe me e rendesishmja pse ne fshehtesi te shqiptareve?
    Dhe tani duan pelqimin e albinit per firmen e rames dhe te thacit
    Te blesh serbine me bythen e shqiptareve nuk eshte aleance
    Nqs thaci e rama kane firmosur le ta mbajne pergjegjsine mbi shpatullat e tyre por albini ka ardhe me pelqim te popullit dhe jo te nderkombtareve

  5. Detari says:

    Albani te mbahet fort, Trampi eshte me Rusine.

    1. Eri says:

      Tramp Muti do te coje ndonje rezultat ne politiken e jashtme se deri tani skandal ka qene gjithandej per zgjedhjet e tetorit.Ai klloun leshverdhe do te shesi Kosoven padroneve te tij sllave.Te rezistojme deri ne tetor sa ta thyeje qafen ai bir kurve.Forca Albin Kurti forca Dardani.

  6. pjeter says:

    Kush thote te verreten ketu? Buzhala me gazeten expres qe deklaroi,dhe me pas edhe tema e publikoi kete deklarate,qe Kurti eshte refuzuar nga Pompeo dhe Granell? Apo ky Beqiri qe i pergenjeshtron!!!.jemi te sigurte qe keto burime jane te verteta? Une personalisht nuk besoj.Deri kur te kemi nje deklarate zyrtare nga Granell,Pompeo,Apo ndonje tjeter i ketij rangu,per mua ngelen ipoteza qe bejne Buzhalat e radhes.E deri tani nuk kemi nje te tille,kemi vetem deklaraten e Kurtit ne FB,dhe reagimet pak a shume te priteshme,te shqiptareve anekend ku jane.Une besoj se kur cenohen interesat Amerikane,nuk presin tja u thone te tjeret ,por reagojne zyrtarisht.Kur te ndodhe,po te ndodhe,atehere te diskutojme ne detaj shqeresimin Amerikan.Po behet Alarmizem i madh,pa u bazuar ne diçka zyrtare.

  7. Piro says:

    Raimond, bota nuk fuksionon sic mendon ti, as Amerika nuk barazohet me Kosoven. Amerikanet thone se qendrimi Albinit eshte gabim, kunder interesave te kosoves dhe atyre rajonale. Ata nuk e vrasim Albinin, po thjeshte zvogelojne partneritetin. Ne se Albini zgjidh i vetem problemet e kosoves, le te vazhdojne.

  8. Jimi says:

    I deshirojme, s’i deshiroijme dy jane alternativat e Kurtit. E para, te jete konseguent per ti cuar deri ne fund te gjithe c’ka deklaruar para se te merrte pushtetin, me te gjitha kostot qe mbartin ato per vete Kurtin, e mandej per Kosoven. E dyta, nese tani qe ka marre kete pergjegjesi, e kupton se jo gjithcka qe ka deklaruar para marrjes se detyres, qenka kaq e lehte per tu realizuar dhe se ndonjehere do ti thuash edhe derrit daj. Qe te dali me faqe te bardhe nga gjithe kjo situate e komplikuar, ne te cilen gershetohen interesa individesh, shtetesh, kundershtare dhe aleate, doreheqja do te ishte mese e motivuar.

  9. Zigur Qarri says:

    KY DUHET LARGUAR SHPEJTE ESHTE ISLAMIST I RREZIKSHEM MBI TE GJITHA NJERI PA KARAKTERE GENJESHTAR GENJEU VOTUESIT I PREMTOJE FLAMUR HYMNE BASHKIM JO QEVERISJE ME SERBET JO MALLRA SERBE JO BIZEDIME ME VUCIC PER 24 ORE E KTHEU 360 GRADE KURSIN .
    KY PALACO AKUZOJE RAMEN SI TEADHETAR KY I PA FYTYRE U BASHKUA ME OPOZITEN BERRISHJANE PER TE NA SJELLE PRANVEREN KOQEVARE DYSHOHET PER DERGIMIN E TERRORISTVE PER DJEGJEN E PARLAMENTIT DHE NE FUNDE PA KERKUAR FALJE PUBLIKE SHKOJE E TAKOJE .
    TANI KA FILLUAR TE GRICET ME AMERIKEN OPOZITA DUHET TA RREZOJE KETE VEMJE

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Duhet të jeni orientuar nga anastasi ju që përdorni nickname të një personi tjetër. .por sigurisht duke pasur edhe mbështetje nga moderatori i gazetës. .anyway unë di ti bëj dallimet midis jush dhe ‘zigurit’ të vërtetë por nuk është aspak qytetare që moderatori i forumit të lejojë goditje poshtë mesit. .që të kemi mendime të ndryshme është më se normale dhe duhen pranuar nuk e kuptoj dot arsyen që ju ‘dhëmbin ‘ replikat e zigurit. .mos keni ndonjë ‘lidhje gjaku’ me qoftëlargun enver sepse vetëm ai thoshte ‘si them unë ‘..

  10. Koba says:

    Dakort me Dajti USA.Z.Albin Zbrit ne Toke .Pa Daj Samin (Te cilit i kemi Borxh per Pavarsine dhe mbeshtetjen tradicionale)nuk ka mbaresi per Kosoven dhe Shqiperine .Mos e humb rastin ,sikunder beri Zotnia “DRU ME PRE” kur i kerkuan te hiqte taksen ne ujdi me vizat e lira per qytetaret Kosovare.

    1. Kuq e zi says:

      Z.koba
      Vizat do hiqeshin ne kembim te marrveshjes me malin e zi per kufirin dhe jo per taksen
      Tani me thuaj ku shkoi premtimi?
      Dhe mbi te gjitha kush e garanton qe hiqen vizat pas heqjes se taksave? Ti…
      Pse nuk hiqen vizat me pare per te riparuar tradhtine e marrveshjes me malin e zi?

      1. Engjellushe says:

        Zogu jane europiene te vrasin naten te qajne diten nuk kane bese jane si kosovaret .
        Duhen protesta per te rrezuzr kete vemje te qelbur islamistin kurti e gjeni djeme e vajza te reja ka plot kosova .

        1. Nep says:

          Po Mir o njerez pse albino duhet te heq take pa marr garanci nga amerikanet se vizat do hiqen dhe Serbia te njohe dardanine?
          Interesante amerikanet dhe mund te ndryshojn neser.
          Per mua albino e ka mire, te heq taken po do garanci qe do behet Mir per kosoven.
          Amerikes dhe mund ti interesoj te mbaj nje dardani varur, sic perdor Taiwanin kunder kines.

  11. Petro ... says:

    Ku merr vesh Albini nga diplomacia dhe politika, i duket sikur eshte ne parlamentin e Kosoves qe tu vere tymse. eshte shume feminor inaçi dhe s’e ka te gjate ne detyre.

  12. undefined says:

    Nje gje eshte e sigurt…..Serbia do ta marre ate qe do ne kete marreveshje ne mos te gjithe nje pjese te mire se s’ben….nuknluan shume rol se cthote …Kurti…Rama…apo Thaci….ajo eshte vendosur me siguri midis….SHBA dhe Rusise…sic duket konflikti i Ukraines luan gjuthashtu nje rol….

    1. Lona says:

      Je i sakte ne analize i nderuar por kete radhe ke gabuar nuk ka ndarje te kosoves nuk te lejone Serbia jo me kot Rama thote schengeni ballkanik e vetmja mundesi per tu hapur pa cenuar asnje po ku kupton kafsha .
      Kosova republik eshte utopi nuk ka shtete kosovo eshte strategji per te qehtesuar situacionin
      Serbia dhe perfaqsuesit e kosoves kane firmosur rezoluten 1244 te OKB ku thuhet kosova autonomi te zgjeruar brenda teritorit Serbe .
      Nuk eshte VUCIC THACI AMERIKA qe vendosin eshte populli Serbe eshte parlament Serbe nuk thyhen serbet para amerikes ata po lozin filmin me politike paqsore dhe po fitojne 19 njohje i terhoqi vitin e kaluar
      Desha te kujtoje fillimin luftes se pare boterore eshte e arshivuar filloje nga nacionalizmin Serbe jane te kqinje dhe bota i njeh i nderuar kosevaret jane si kurdet ngopen me luge boshe

  13. Ziguri i qorrit says:

    Ylli Kurti do te vendos rregulla te reja jo ne Kosov por ne europe sipas veshgjatit bubzhala. Pritni yllin se do ndricojne mbasandej bote m-l islamiku Kurti

  14. s says:

    amerika ju dha paveresine, po cbeni keshtu, kaq mosmirenjohes jeni.

  15. Futja kot says:

    Pas kater mujsh ta krijoj apo Jo qeverine, tani na vendos kushtet, reciprocitet, jo harta, Jo president me harta etj. Sikur eshte qendra e botes. Albini po ndihet I forte le tu thote amerikanve se i zgjidh vetem problemet e kosoves. Dhe ata mos harxhojne kohe, diplomaci dhe trupa ne kosove.

  16. Liria mbi te gjitha says:

    Kur te zgjidhet Presidenti tjeter amerikan gjerat do te rrjedhin ndryshe…?

  17. Tur durrsaku says:

    Zoti kurti. Nje fjale e urte thot Babes mos ja degjo pordhen.por degjoj fjalen…

  18. Edi NYC/USA says:

    Fuck rotten Ron Johnson!…

  19. nord.al says:

    Zeqir Kallamata, je i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje