“Lini alkolin dhe kthehuni në shtëpi!", 4 të rinj rrahin policët dhe përfundojnë të akuzuar

16 Shkurt 2020, 17:11Politika TEMA

Festa e katër të rinjve të arrestuar tashmë dhe një tjetri të shpallur në kërkim, ka përfunduar keq në zonën e Kamzës.

Siç kuptohet nga fashikulli i referuar nga policia lokale me oficere L.Shqyti, të rinjtë ishin duke pirë alkol në orët e mbrëmjes kur dy punonjës u kanë kërkuar të ruajnë qetësinë e të lënë alkolin.

Në fashikullin më numër 5227 të dërguar për gjykim që Gazeta “Si” disponon përmendet se “Ardian Hamzaj , Elson Koldashi, Ilirian Gjidia dhe Festim Tanushi pas këtij konflikti do të gjykohen për goditje për shkak të detyrës”.

Cfarë ndodhi?

Kallëzimi është dorëzuar pranë policisë nga dy efektivët P. Kadria dhe D. Shtrezi, të cilët sic theksohet në dosje, ishin duke patrulluar në këmbë gjatë shërbimit në zonën e Bathores.

Në raportin e shërbimit shtohet se dy efektivët ishin planizuar për turnin e mesnatës dhe rreth orës 01.30 kanë vërejtur katër persona që po qëndronin në një bar dhe po bënin zhurmë.

Prokuroria shton “këta persona ndodheshin në lokalin “Univers” dhe pas kërkesës së policisë që të mbaronin pijet alkolike dhe të largoheshin, njëri prej tyre i identifikuar si Ardian Hamzaj, afrohet dhe e godet me grushta punonjësin e policisë, duke arritur që t’i thyejë njërin dhemb policit P.Kadria.

Pas këtij veprimi ndaj dy efektivëve janë sulur edhe personat e tjerë që gjendeshin në tavolinë dhe kanë filluar t’i godasin”. Sherri masiv ndaj policëve në patrullë është vendosur nën kontroll vetëm pasi aty kanë mbërritur forca të tjera shtesë edhe pse në vendngjarje kanë gjetur policët e rrahur, kurse të rinjtë janë arrestuar pas kontrolleve.

Çfarë deklaruan policët e sulmuar

Të dy policët thonë se pasi kanë marrë detyrën si patrullë e përgjithshme dhe kanë parë disa të rinj duke parë janë afruar.

Policët“Morëm kontakt me njërin prej tyre, të cilin e identifikuam si Ardjan Hamzaj, pasi ky shtetas ka precedentë penalë. U thamë të mbarojnë pijet alkolike dhe të kthehen në shtëpi.

Sapo thamë këtë gjë, pa bërë asnjë lëvizje dhe asgjë tjetër, njëri prej tyre, pa bërë zë dhe asgjë më shumë, goditi njërin prej nesh me grusht në fytyrë. Pas kësaj u afruan dhe personat e tjerë dhe na goditën”.

20 komente në ““Lini alkolin dhe kthehuni në shtëpi!”, 4 të rinj rrahin policët dhe përfundojnë të akuzuar”

  1. shqip says:

    Polici manekinesh. Shumë mirë që I kanë rrahur. Në SHBA të 4 shpellaret do ishin në morg tani. Po kështu është kur ke për km Edi “modernin”. Të heq nga puna ai vetëm për një fjale. Tani më thoni ju, çfarë duhet të bëjnë policet kur kafshët të thyejë brinjët? Nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë pistoletë kur nuk mund ta përdorin të shkretet. Legen shtet që edhe divizen nuk e ruan dot. Një polic kalonte në kohën e Enver Shtetit. Po çoheshin me vrap larot. Tani të bën karshillek edhe çuni Faros. Ofl, kçk, thotë Rama. O pika që s’ju bie mu në shtet. Policit i thyejnë dhëmbë e dhëmballë, ai thotë “s’do gjejnë brime ku të futen kriminelet. Në fakt këta të Bathores u hane duart për dhunë. Kanë shumë që Shqupi nuk I thërret për aksione.

    1. XheJ eN Bi says:

      shqip….
      ” Po të ” ishte në Amerikë….unë po të pyes ” po të kishte halla koqe ,si do e thërisnim ” ?
      Mirë kan bër policët që nuk vepruan sipas mëndjes tënde.Të tjera ligje ka Amerika dhe të tjera ligje ka Shqipëria.Ligjet nuk i vendos as Rama dhe as policia ,ata vetëm zbatojnë ligjin…..

      1. SPIREA says:

        Eh, sikur ta kishe provuar edhe ti nje here uniformen e policit, dhe me pas edhe thyerjen e dhembeve nga kapadainj si ne rstin e pefolur, atehere do shihnim se si do flisje ti per ligjin!…

    2. Tur durrsaku says:

      KE SHUM TE DREJTE…SHQIP. PASTAJ DO DILNIN DISA TE TJEFE SI TY.DHE DO SHANIN PRAP EDI RAMEN QE I VRAU 4 TE RINJTE.DHE POLICA KRIMINELE….JEMI POPULL I CUDITSHEM.POPULL IBRID….

  2. US says:

    Ne US do i kishin vrare ne vend.

  3. XheJ eN Bi says:

    shqip….
    ” Po të ” ishte në Amerikë….unë po të pyes ” po të kishte halla koqe ,si do e thërisnim ” ?
    Mirë kan bër policët që nuk vepruan sipas mëndjes tënde.Të tjera ligje ka Amerika dhe të tjera ligje ka Shqipëria.Ligjet nuk i vendos as Rama dhe as policia ,ata vetëm zbatojnë ligjin…..

    1. shqip says:

      Ti s’ke kuptuar asgjë nga ato që them unë. E keqja është se çdo gjë merret shabllon. Ore mik, unë e di që kemi ligje ndryshe nga Amerika. Përndryshe nuk ka si të jemi botë e tretë. Pistoleta nuk nënkupton domosdoshrishte vrasje. Po ta vë në lule të ballit, që të bësh shurrën në pantallona. Dhe me qe ti u friksove nga lapsuset e mija, po të sugjeroj manganelon. Për t’u a bere kurrizin me të butë se barku horrave.

  4. Sala says:

    Na katandisen te themi; Rrofte ENVERI.

  5. FATMIRI says:

    KUR GODET PUNONJESIN E POLICIN KE GODITUR SHTETIN DHE SHTETI KETYRE MALOKVE DUHET TJU QIJ ROBTE DERI NE ATE SHKALLE QE KUR TE SHIKOJN POLIC RRUGES TU DRIDHEN KEMBET

    1. ABC KORCA says:

      Ku eshte degjuar qe kur je ne nje lokal,te vi polici e te te thote mos pi???!!!
      Ne ke pith te semes e kane lexuar kete ligj????
      Po ku prokurori ne ke pith te motres eshte mbeshtetur qe ka bere kallzimin????
      Ore idioter….ku eshte degjuar qe une,ai,ajo te jemi ne nje lokal qe ka leje e te vi policia e te thote mos pi me??????!!!!!!
      Sa per ameriken o rroteeee….me mijera njerez ne dite,nuk lejojne policet as te hapin xhamin e makines,as tu behet kontroll fizik kur jane duke ecur pa urdher te prokurorit….etj plot te tilla,por sic duket do jesh nga ata qe shikon shume tv.
      O rrote…
      ( z.Mero,nqs eshte e verte….eshte alarmante)

  6. Visi says:

    PO TE ISHIN NE SHTET TJETER KETA LAROT E BATHORES SOT DO ISHIN NE ARKIVOL DHE POLICET DO MERNIN MEDALJE PO KETU KA MBARUAR SHTETI DHE BEJN KARSHILLEK INJORANTET DHE RRUGEÇET

  7. Tz says:

    Te katert gangsterat e koqes do te kishin thene lamtumire kesaj bote po te ishin jashte shqiperise sikur ne greqi, .por mir qe nuk I vrau policia,sepse Sala dhe Iliri do te therrisnin deshmor te demokracise dhe do kerkonin Revolucionin……Plehrat e mutit

  8. Vlonjati says:

    Komentaxhinj pse ikni deri ne USA, ketu afer eshte shembulli, ne Greqi,

  9. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Keta tipa “qytetaresh” te Bathores , jane shpellaret e
    dale nga guvat e maleve te egra shqiptare , te zbritur
    ne fushe e zaptuar pronat e te tjereve me te drejten
    e “Tokes se Xanun” ,. Jane thjesht barbare , ndaj te
    cileve ligji nuk duhet te kete asnje meshire .

  10. Studenti 1 says:

    Çdo polic qe eshte ne krye te detyres apo edhe jashte saj por me uniforme, duhet ta zbatoje me perpikmeri ligjin per perdorimin e armeve te zjarrit.
    Policet e patrulles, duke e ditur se ka persona me precedent penal ne lokal dhe aq ma teper duke pire alkol, duhet ti kishin ba mire llogarite kur i kan keshilluar.
    Mendoj se policet i jane afruar ma shume se sa lejohet ketyre pijetareve.
    Pse duhet te afrohen te dy njeheresh?
    Nese jo, pse i dyti nuk ka bere gati armen e zjarrit?
    Pse i kane ikur te gjithe pijanecet nga lokali, nderkohe qe policet kane qene te armatosur dhe nuk kane shkrehur te pakten nje fishek?
    Po sikur ti merrnin armen e brezit dhe ti vrisnin fare kto policet? Cfare emri do i vinim ketij artikulli?
    U VRANE NE KRYE TE DETYRES NGA DISA PIJANECE ME ARMEN E VETE POLICEVE!!!!!!!!!!!!??????????!!!!!.
    Turp……drejtuesit e Policise se shtetit duhet te nxjerrin mesime per raste te tilla.
    Sugjeroj qe patrulla e nates te perbehet nga jo ma pak se 3 (tre) police.

  11. Mark says:

    Policet duhen pajisur me pistoleta elekrtike qe te neutralizojne por nuk te vrasin

  12. Bobi says:

    O abc Korca, se duket qe e njeh mire ameriken: ne amerike dhe sikur te jesh duke kruar loqet per hesap tend ne lokal, po thirri njeri policine duke te akuzuar se je duke i bezdisur, te nxjerrin jashte nga lokali per veshi. Edhe provo ktheju fjalen!!!

  13. Maloku says:

    Sa për dijeni, sepse i njoh ata çunat, njeri është nga Kukësi dhe jeton aty, te tre të tjerët, përfshijë atë që ka qëlluar policin, janë nga Durrësi, Elbasani dhe Librazhdi.

  14. Kafshet e Bathores says:

    OH moj e shkreta polici qe te ve perpara maloku Bathores. Ate pistoleten fute diku tjeter se nese nuk e perdore ne ate moment kot qe je polic. Po te ishe ne US ata te 4 do te ishin 7 pashe nen dhe . Figura e policit eshte e rendesishme sepse eshte perfaqesues i shtetit. provo ti rezistosh dhe e gjen veten ku nuk do te jete askush.Pse sepse ka ligje. Ska ligje te ndryshme ne bote nga keto tonat. Nuk respekton policin dihet ku e ke vendin si ne shqiperi dhe ne US. Ligji eshte nje per te gjithe ata qe nuk e zbatojne. Ndryshimi tek ne eshte se jane liberale dhe nuk i denojne keta lloj kriminelesh. Ketyre larove e ganstereve ju duhet treguar vendi kur prekin uniformen dhe policin.Skishte faj Enveri qe deri ne librazhd i linte e jo me tutje keta gjaksore e rrufjane ta kishin kufurin i kishte pare ai kush ishin keta shpellare.Turp qe kerkojme Enverin por ai ua dinte ketyre qelbesirave qe kane mbushur Tirane e bejne te fortin. Pthuuuuu …..maskarenj

  15. Sahiti says:

    Qenkan nga Kukesi. Mos jua vini re. Ne Lume, ne mal duhet te ishin e jo ne fushe.
    Ata duan njeqind vjet te zbuten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje