“Mbërritja jonë në BE nuk do të jetë e lehtë”, Rama flet nga Brukseli: E hëna, ditë e madhe për Shqipërinë

Teksa ndodhet në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka folur para kamerave duke komentuar takimet si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ai thotë se konferenca e donatorëve do të jetë një ditë e madhe për vendin tonë.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit.

Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.

Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin” – thotë Rama në gjuhën angleze.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Mbërritja jonë në BE nuk do të jetë e lehtë”, Rama flet nga Brukseli: E hëna, ditë e madhe për Shqipërinë”

  1. OFL says:

    e hena apo 2025?, ..mer mashtrus i paskrupullt, aha?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *