Mos u shqetësoni nga “Anti KÇK”, nuk është për politikanët!

16 Shkurt 2020, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i Republikës dhe Avokati i Popullit janë duke menduar një inciativë kundër Operacionit Forca e Ligjit, që qeveria prej më shumë se një jave e ka vënë në veprim.

Arsyetimi i tyre bazohet mbi tejkalimin e së drejtës së shtetit, në raport me të drejtat e njeriut në këtë operacion. Por në fakt ata po sillen sikur ata dhe qytetarët ndjehen të rezikuar nga ky operacion.

Nuk është se çështja nuk ha debat, sikur të ishte një ligj që ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Ligji i ashtuquajtur “Anti KÇK”, në të vërtetë është i foksuar tek një listë problemtike, e skanuar më parë nga policia, që përfshin persona me kritere konkrete, të cilët kanë dënime për trafik droge, vrasje apo trafik njerëzor, pra të përfshirë në listën e krimeve të rënda, dhe që aktualisht janë të lirë ose të arrestuar në Shqipëri.

Ky është fokusi i derisotëm i Operacionit Forca e Ligjit.

Pritshmëria e oponionit publik, në fakt është më e fortë, pasi  ajo ka të bëjë me listë tjetër, më të lakmuar për njerëzit. Është lista e politikanëve që duhet të hetohen dhe verifkohen për pasurim të paligjshëm.

Mes betejës kundër njerëzve të krimit dhe betejës kundër njerëzve të politikës që kanë përfituar nga pushteti, opinioni publik, natyrisht që është më shumë kundër kategorisë fundit. Ose më mirë të themi ky operacioni i fundit është më popullor.

Por për këtë objektiv është ngritur SPAK. Operacioni Forca e Ligjit, është një operacion me objektiv të kufizuar, me kohë të kufizuar dhe natyrisht me bazë ligjore të kufizuar. Ai bëhet për të vendosur një standard kundër pandëshkueshmërisë së krimit në vend dhe përfundon në fund të këtij viti.

Qasja e Presidentit të Republikës apo Avokatit të Popullit ndaj këtij operacioni, duket si qasja e njerëzve që kanë problem personal me këtë operacion. Dhe kjo gjë krijon debat fallco në shoqëri.

Operacioni Forca e Ligjit, është i foksuar tek një listë personash që, pavarësisht inkriminimit në krime të rënda, gëzojnë pasurinë e tyre, ose janë të lirë. Operacioni vetëm i evidenton ata dhe i çon në Gjykatë.

Pavarësisht metodave të ashpra që përdoren në kontaktin me ta, apo në teknikat e marrjes së informacionit, ata në finale shkojnë në gjykatë.

Ndaj ndjesia që krijon reagimi i Presidentit apo Avokatit të Popullit, është e dëmshme për vetë ata, pasi perceptohen në shoqëri si njerëz të kësaj liste.

Ajo nga e cila duhet të ndjehet i frikësuar Presidenti, Avokati i Popullit dhe çdo politikan apo zyrtar i lartë në Shqipëri, është nëse ndaj tyre ka denoncime në SPAK lidhur me pasuritë e tyre dhe mënyrën se si duhet të provojnë burimin e vënies së kësaj pasurie.

SPAK është institucion i Reformës në Drejtësi, i miratuar nga vetë Presidenti dhe i pakontestuar nga Avokati i Popullit.  Nëse bëhen subjekt i SPAK, atëhere duhet të jenë seriozë në përgjigje.

Nga OFL mos të shqtësohen se nuk është për ta. Nëse ka ndonjë mik në ato lista pastaj është çështje emocionale, por jo ligjore.

Nxitimi për t’u dalë në krah politikisht një liste personash që janë subjekte të krimeve të rënda, të krijon idenë se dhe ata rrezikohen nga ky operacion.

Në fakt ky operacion nuk është shumë poullor pasi qytetarët edhe pse janë të bezdisur nga banditët, nuk është se i njohin shumë prej tyre dhe s’ka ndonjë ndjeshmëri.

Në Itali, në fillim të viteve ‘90 ka pasur protesta të qytetarëve në mbështetje të betejës kundër mafias në Sicili apo Italinë e Jugut. Por ka pasur shpërthim hareje kur nisi “Mani pulite”, e cila rrëzoi Republikën dhe nxori nga skena politike qindra politikanë italianë për shkak të korrupsionit.

Ndaj nuk shikoj arsye që politikanët të shqetësohen nga OFL. Është operacion ordiner ndaj krimit. As pres që populli të dalë me pankarta në rrugë kundër të ndaluarve. Por pro tyre nuk është mirë të dalësh. Se nëse ndodh të bëhet dhe këtu “Mani Pulite”, mund të të numurohet edhe kjo.

 

13 komente në “Mos u shqetësoni nga “Anti KÇK”, nuk është për politikanët!”

  1. Xeni saliut says:

    KUR KE LIDHJE ME KRIMIN DUHET ME CDO KUSHTE TA MBROSHE . LIKJA KA GELLTITUR CORBE TE PRISHUR
    NJE POLITIKAN I NDERSHEM NUK I INTERESON TE MARI NE MBROJTJE DIKE QE KA SHKELUR LIGJIN DHE KONFISKIMI I PRONES SE KRIMINELIT E KONSIDERONE NORMAL .
    LIKE FLORIRIT I DJEGE BYTHA SE NESER KRIMINELI I THOTE NESE NUK ME MBRONE DO TE DENANCOJE SI BASHKPUNTORE PO IKU AJO KOHE O LIKE KATUNDARI PREGATITU PER BURGE

  2. rripitipitytytyrripitytyrru says:

    Mero, perpara ligjit jane te gjithe te barabarte dhe ligji eshte nje per te gjithe. Ligji represiv policor i Partise Socialiste eshte ne shkelje te te drejtave te njeriut, nuk mund te me kontrolloje mjetin apo shtepine policia pa nje vendim gjykate, nuk mund te perdoret nje pergjim i paligjshem per te marre nje autorizim per pergjim te ligjshem e aq me pak si prove ne gjykate. Gjykata Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut i ka percaktuar qarte vijat e kuqe per te kufizuar abuzimin me pushtetin. Llogjika qe ti perdor eshte llogjike per militantet debila, por per nje person normal arsyetimi qe ti perdor eshte thjesht nje mbeshtetje e shkeljes se te drejtave te njeriut dhe mbeshtetje e ligjeve represive te kamufluara si ligje antikrim, nderkohe qe kriminelet e vertete jane ata me kollare ne qeverisje e ne parlament. Lul Berisha me shoke jane thjesht punetore, nderkohe qe Boset reale jane lart, jane ata qe garantojne paprekshmerine e linjave te trafikut, te cilat ngelen funksionale pamvaresisht filmit vizatimor me OFL. Rama vete nuk eshte direkt i implikuar, por ai eshte indirekt i implikuar, eshte e njejta strategji qe ai perdori gjate drejtimit te bashkise tirane dhe lejeve te ndertimit te ligjeruara abuzivisht. Mos prisni qe Rama te marre cash ne dore apo vila e prona, mos prisni qe te gjeni parate e te tjereve ne xhepin e tij, jo, duhet te kerkoni parate e tij ne xhepat e te tjereve, apo thene ndryshe, paguan krimi nga xhepi i tij qe Partia Socialiste dhe Rama te qendrojne ne pushtet si garancia me e mire qe ata kane, dhe ketu nuk behet fjale per Lul Berisha apo ca shijaksa e mamurrsa, behet fjale per multinacionale, per investitore te medhenj ne nafte, pasuri minerare, detare, energjitike, komplekse turistike etj. Vertet ndoshta nuk ka para te popullit ne xhepin e Rames por eshte po kaq e vertete qe pushtetin e popullit e gjen me siguri te plote ne xhepin e Rames, ku xhep ne kete rast eshte kutia e votimit, eshte vota e deformuar, e blere apo e marre nen dhunen e shantazhit per bukrn e gojes e vendin e punes. Kete po qe e gjen ne xhepin e Rames.

    1. Neda says:

      Edhe ata qe e mbrojne me fanatizem kete ligje shume shpejte do tu vije radha edhe atyre per tu shpronesuar,ne mos 100% dicka me pak ,nepermjet ligjit te fitimit te pa merituar,nje klauzol ne ligje,ne rruge e siper,cdo shqiptar do kaloje ne site,ne nje faze te dyte,per politikanet ,per mendimin tim ,askush nuk do kontrollohet e jo me te ndeshkohet

    2. Hajduti mbron hajdutin says:

      Ti o rrip qe mbron kriminelet ke te drejte te vjedhesh ,vrasesh ,te mbash arme pa leje te thyesh ligjet e te pasurohesh dhe policia nuk ka te drejte te kontrolloj pa vendim gjykate…
      Po ti me shoket e tu ku e gjete te drejten e krimit ,apo ke perkrahjen e gjykatave dhe politikaneve qe u jep pjesen e vet..

      1. shteti i hienave says:

        Per “Hajduti mbron hajdutin”
        Komenti i “rripitipitytytyrripitytyrru” eshte i vetmi koment qytetar dhe intelektual bere ketij shkrimi te Meros,

  3. Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat says:

    Problemi kryesor ne ketend eshte se kriminelet e hajdutet kane me shume te drejta se sa njerzit e ndershem…
    Prandaj edhe politikanet e drejtesia dhe ca org qe hiqen si te pavarura,ngrihen ne mbrojtje jo te drejtave te njeriut,por te drejtat e krimineleve se kane frike se mos ju dalin lidhjet dhe mbrojtja e deritanishme…
    Asnje kriminel,drogaxhi qe kane pasuri marramendese ka mbeshtetjen e nje politikani apo prokurori e gjykatesi apo polici sepse pasuria e ketyre nuk u vu si me magji per nje nate dhe nuk u pa nga organet shteterore..
    Pse te gjithe gazetaret,analistet e pronaret e shtypit e tv jane bere bllok per mbrojtjen e gjasme te drejtave te njeriut….
    Nga vijne gjithe ato pare te perandorive televezive e gazetave qe nuk i blene njeri…
    Jane disa tv si ai shijakut qe nuk dihet se kush e financon e shume te tjere…
    Te gjithe shqetsohen per te drejtat e krimineleve dhe jo per te drejtat e fukarenjve.
    Asnje nuk analizon se si disa rrojne ne gjirin e lalzit e ne lunder dhe disa ne bunkere.

  4. Zigur Qarri says:

    Perderisa Ligji “Anti KÇK” eshte fokusuar ne persona me kritetre konkrete,perse nuk e fillon edhe me Edmond Begon,kur ai eshte
    nje nga ata persona me kritetere konkrete?Gojet e liga thone,se ai eshte nen mbrojtjen e Taulant Balles,akuza qe i perforcojn edhe
    udhetimet sebashku jasht Shtetit,mbi 50 here.Taulant Balla eshte implikuar ne bizneset e Edmond Begos,ka perfituar prej tij dhe anasjelltas,prandaj edhe Bego nuk eshte permendur.Nese nuk do te ishte implikuar Balla,do e shiste menjehere Begon,ashtu si
    kan bere shumica politikaneve me miqt e tyre ordinere,dhe Edmond Bego do ishte ne liste qe diten e pare,kur “Anti KÇK”filloi
    ofensiven.Por Balla nuk e shet dot ate per hetim,sepse zbulimi i pasurise se Edmond Begos,zbulon edhe te Taulant Balles.
    E ka kursyer “Anti KÇK” Edmond Begon?

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Po dhe ti, or i uruari Zigur, ça bënë kështu, shkonë dhe i thua të vërtetat copë fare! Ji pak më dipllomatik zotëri, sidomos kur bëhet fjalë për zotin Balla! Nuk është mirë kështu, zoti Zigur, nuk është mirë! Po sikur, larg qoftë, zoti Edi të mos e ketë marrë porcionin e nevojshëm të asaj të bekuare,(se nuk ma nxë goja ta them) shkon e na bënë hatanë duke hequr nga sikriter të Partisë Ballën, si do vinte halli ynë pastaj, me kë do tallnim organet e qejfit ne? Ndaj të lutem edhe njëherë zoti Qarri, po të bëjë rixha me dorë në zëmër, ji më i kujdesëshëm, mos na privo nga e vetmja kënaqësi që na jep rilindja. Natyrisht, kënaqësi të parrëfyer na jep dhe lali Eri dy a tre herë në javë me lopatë në dorë, duke dëndësuar gjelbërimin në Tiranë shumë më tepër se ai përgjatë rrjedhës së Amazonës, por ky është problem tjetër….

      1. Zigur Qarri says:

        Prandaj eshte gjithmone ne delir Edvin Escobar D’Rama, sepse eshte permanent nen efektin e asaj te bekuare,niseshtes.
        Jo gjithmone ai qe te sheh ne sy,te degjon.Shumica bluajn zerat e brendeshem ,prandaj edhe pergjigjen ndryshe,prandaj te
        pergjigjen pa e mbaruar ti te folurin.Keta njerez kan humbur realitetin,nuk dalin dot jasht botes se tyre.Shumica mesdhetareve
        nuk dijne te degjojn deri ne fund,Kryeministri shqiptare eshte tipiku.Mori 95% te kohes ne emisionin Opinion,megjithate
        pretendonte se nuk e degjojn!Ju pergjigj direkt pyetjeve te gazetareve Edvin D’Rama?Jo,u pergjigj vetem indirekt.Por,ku ta
        di un se çke ne mendje ti,un marr ate qe degjoj,ate qe thua!Prandaj gjerat duhet te thuhen thjeshte,hapur, troç,pa doreza,
        arihmetike.Nese Ramen nuk e kan kuptuar gazetaret(intelektualet),si do ta kuptoje populli i thjeshte?Rama pretendon se
        nuk e duan gazetaret,por e do populli.Ky eshte populizem,qe tregon se Rama eshte demagog.Thenia gjerave me shaka apo
        ironi,eshte thike me dy presa,menyre komunikimi ne vendet mesdhetare,edhe tek ne.Ketu fillon hilja dhe keqkuptimi.
        Gjermanet nuk pranojn te dilet nga Tema,ashtu si biisedimet dipllomatike qe jan parapercaktuar dhe nuk i lihen spontanitetit.
        Nese del nga Tema te thone,ke kaluar poshte rrypit,ndal,nuk flas pa ndermjetes.Ministri grek Janis Varufakis,nuk pushonte
        me sofizmat e tij per nje problem qe zgjidhej ne disa minuta,Paguaj ose mbyllen bisedimet, i tha Ministri gjerman Wolfgang
        Schäuble.”Gjeniu” Varufakis shpenzoi Muaj,per te ardhur ne perfundimin e Ministrit gjerman!Per baze merret ajo qe ke thene
        dhe jo pretendimi me pas se nuk doja te thoja ate.E pyeten nje rus,se ku qendron ndryshimi ndermjet nje rusi dhe nje gjermani,
        ne princip tha rusi,te dy vijm ne nje perfundim,por gjermanet i bien shkurt ne qellim,ndersa rusi gjate,shume shume gjate.
        Duke u nisuar nga pervoja gjermane,qe kursejn koh duke i rene shkurt,qe te keqen ta thone ne fillim,jo si tek ne kur muti
        eshte bere kala,u binda qe diçka çalon ne mentalitetin tone.Prandaj gjerat duhe thënë tullë,tullë fare,sepse eshte nje
        ndihme e madhe jo vetem per drejtesine,por edhe per ekonomine,miliarda,miliarda Euro.

  5. Korabi says:

    Nuk e kuptoj kete opozite,ankohet per dite pse nuk goditet krimi,pastaj kur qeverija e godet,thot po shkel te drejtat e njeriut,si puna e nastradinit me gomarin,pse te ftohte,ose pse te ngrohte.Pra del qart se cfardo qe te bej qeverija opozita do e kundershtoj.

  6. a.f. says:

    Edhe ky shkrim eshte “ceshtje emocionale” por jo “ligjore” sikurse shprehet vete Meroja midis rrjeshtave te artikullit. Emocionet apo opsesionet qe e kane detyruar Meron te afeksionohet kaq shume me krye banditin e Rilindjes, jane teme me vehte, qe sigurisht do te trajtohet gjeresisht kur ky kryeminister karagjoz te jete larguar nga pushteti.

  7. Tani says:

    Ju shoku Mero per ke shqetesoheni kaq shume,per njerezit e thjeshte,Per politikanet tane medioker e te pa skrupull,per ata qe tallen me kete popull me Edi Raman ne krye,oer opoziten qe nuk di se cfare te beje dhe ngre stuhi ne gote,per Parlamentin me injorant ne histori,per kryebashkiaket e pa votuar par te emeruar apo per kriminelet rreth qeverise.Per cfare shqetesoheni ju zoti Mero?????

  8. J says:

    Nuk dua ta besoj qe z.Baze ,icili eshte ura lidhese e informacionit te gazeterise ndermjet shqiptareve te mos arrij dot te kuptojne nocion: Te gjithe qytetaret,cdo individ si qenie njerezore te jene te BARATARTE kundrejt ligjit.Ky ligj THEMELTAR I KUSHTETUTES eshte baza e civilizimi jo vetem shpirteror por baza mbi te clien funksionon Shteti me gjithe mekanizmat e tij.Ne rastin e fushatave te goditjes se kriminelve me organizata anti krim vetem se I ndihmon ata te mbrohen qe te behen me te sofistikuar ne metodat e tyre per fshehjen e krimit.Ne se nuk behet shteti ligjor vellavrasja,lufta e heshtur civile ndermjet shqiptareve me motivet e ulta te hakmarrjes,urrejtjes,grabitjes etj barbarizma nuk do mbaroj asnjehere.Ngathtesia intelektuale ,Dembelizmi intelektual apo mungesa e kapacitetit intelektual per te kuptuar rendesine e shtetit ligjor nuk e di nese jane faktoret kryesore qe pengojne km te thelloj reformat demokratike me mendjen drejt se ardhmes se vendit.Intelektualet progressiv duhet te Japin ndihmesen e tyre te pakten te pastrojne tisin qe politikbersit perhapin brenda dhe jashte vendit me mendesine tju hedhim dhe kesaj here…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje