Negociatat, Rama flet pas takimit me krerët e BE: Europianët të mos na i lënë topin në derë, të thonë të vërtetën

Kryeministri Edi Rama flet për mediat pas takimit me krerët e Bashkimit Europian dhe liderat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Rama tha se vlerësimi i Komisionit Europian për Shqipërinë do të jetë pozitiv, pasi vendi “i ka bërë të gjitha detyrat”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Së pari unë jam plotësisht i fokusuar te ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe intensive, konferenca e donatorëve nesër. 

Dhe patjetër që kemi diskutuar edhe temat që ju pyesni. Por ajo që unë kam thënë dhe që them është se pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë europianë, është mirë që së paku të fillojnë të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë si zakonisht topi në derën tonë. Kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshëm.

Sidioqoftë ajo që ka rëndësi është që ka një dakortësi për metodologjinë e re të vendeve anëtare, ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes për sa i përket aspekteve financiare, kështu që do të shikojmë më tutje. Kemi rënë dakort që do të vazhdojmë një diskutim të brendshëm me presidenten e Komisionit, stafin e saj dhe të tjerët. Flas nga pikëpamja e të gjitha vendeve tona, për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Negociatat, Rama flet pas takimit me krerët e BE: Europianët të mos na i lënë topin në derë, të thonë të vërtetën”

  1. Ballisti says:

    Jepi Ram,por mos e lodh mendjen shume. Ne ne Europe jemi dhe do te jemi gjithmone, nuk na largon dot njeri.Kurse BE dhe mund te mos jete.

  2. Kalec Dega says:

    per inat i thuj se OFL nuk do shperndaje ma formulare, lol!
    donte te thoshte dobicin ne dere…e ka fjalen per ato 9 kushte..qe per Ramen jane dobici ne dere…

    1. Shqip says:

      Pse vetequhesh kalec dege? Kaq shume I lidhur je me zanatin?

  3. Kalec kari me zile says:

    Dobici ne dere nuk i ngelet Rames , por Shqiperise , shqiptareve ty e mua , tjetrit, te gjitheve , kaq nuk e kupton o langaraq qe ngele tere kohen te besh kritika te vobekta , pa piken e nivelit . Dhe ne fund vendos ” lol ” , po “lol” ?? Apo kaq tru kam thuaj . Te jete per Ramen , Saliun , ilir hajdutin apo dhe Lul trangullin pa fara , ata si te jemi ne BE , si jo eshte e njetja gje .
    Atje vendosen fatet e Shqiperise dhe shqiptareve , eshte shume e thjeshte , ti nuk ke kaq tru ta kuptosh ?? do jesh njeri i piste , potcaqi , dhe i pavlere perndryshe nuk kuptohet kaq ligesi e gershetuar me injorance ….
    Une nuk jam me Ramen , por eshte ivetmi qe perpiqet me dinjitet per Shqiperine , per shqiptaret te shikojne dy dite te bardha.
    Sy ne balldhevesh nuk ke ?? Cfare perfaqezimi te eshte bere nga Saliu ?? Nga Fatos kancerozi ?? Cfare ?? Cfare ben per Shqiperine ?? Nuk te ben pershtypje ?? Sa here Saliu shkonte ne Bruksel , ose ne samitet e Partive Konservatore , dilte para Mermelit dhe te tjereve dhe u prezantohej , ata e snobonin dhe nuk i jepnin as doren , te garantjar kete , as doren …bile Kancelarja Merkel nuk e shifte dot me sy , pasi merte te dhenat nga ambasadat se cplacke qe Saliu ……kurse tani ?? He si thua e njejta sjellje eshte ?? I njejti interesim ?? Shqiperia per vatin esaj te keq eshte gjendur shpesh here me shpatulla per muri , jane mbledhur ndonjehere komisione donatoresh per ndihme ?? Nuk tebejne pershtypje te gjitha keto ?? Vec po te jesh lango , dhe i piste perndryshe nuk shpjegohet .

  4. Adi says:

    Po normal ky i ka plotesu te gjitha kushtet, ka bere shtet, ka vene drejtesi, administrata funksionon, zgjedhjet jane te lira, parlamenti demokratik, pushteti lokal funksional, korrupsion pothuaj nuk ka me fare, krimi ordiner eshte fut skutave

  5. Tori says:

    Ca mashtrusi eshte ky mor amon.Ky ka ra dakord me e zbraz venin e me pru arab e afrikon ene bon kopilin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *