New York Times zbulon sekretet e jetës së muxhahedinëve në kampin e Manzës: Mendimet seksuale ishin të ndaluara

16 Shkurt 2020, 19:05Politika TEMA

Jeta e pjesëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e  medias amerikane.

Prestigjozja New York Times ka zbuluar disa sekrete të jetës së Muxhahedinëve të vendosur në zonën e Manzës, pranë Durrësit.

Gazetari Patrick Kingsley bëri një vizitë në brendësi të kampit, i cili iu duk i boshatisur. Organizata, sipas gazetarit amerikan thotë se janë 2500 anëtarë në këtë kamp, por ai nuk ka parë aty më shumë se 200.

Dhjetëra të tjerë kanë zgjedhur të jetojnë të pavarur nëpër Shqipëri. Gazetari ka takuar 10 prej tyre, të cilët i kanë rrëfyer për disa rregulla që ekzistojnë brenda kampit të muxhahedinëve.

” Brenda grupit, marrëdhëniet romantike dhe mendimet seksuale ishin të ndaluara, kontaktet me familjen shumë të kufizuara dhe miqësitë dekurajohen”.

Të gjithë ata i kanë rrëfyer gazetarit se ishin të detyruar të merrnin pjesë në ritualet e vetë-kritikës, me anë të së cilës anëtarët tregonin para komandantëve të tyre çdo mendim seksual apo jobesimtar që kishin. Në dëshminë e tij me New York Times Abdulrahman Mohammadian, 60 vjeç tregon si doli nga kampi në 2016-tën

“Pak nga pak, aty je i rrënuar. Ti harron veten dhe ndryshon personalitetin. Respekton vetëm rregullat. Nuk je vetvetja. Je thjesht një makinë ”.

Ambientet e brendshme ku këta azilantë politikë kalojnë ditët e tyre, kanë palestër, një muze të improvizuar, ku dëshmohet persekutimi i mbështetësve të Revolucionit gjatë viteve 1980, madje dhe një studio regjistrimi ku kompozohen këngë kundër regjimit të cilat më pas postohen në rrjetet sociale Iraniane.

New York Times shprehet se eksponentë të rëndësishëm amerikanë si avokati personal i Trump, Rudolph Giuliani, dhe ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e konsiderojnë këtë grupim si opozitën më të ligjshme të Iranit.

Qeveria “hije” e Iranit

Në një luginë në fshatin shqiptar, një grup disidentësh iranianë kanë ndërtuar një kazermë të gjerë dhe të mbrojtur fort, në të cilën pak të huaj kanë hyrë ndonjëherë.

Ky grup njihet si qeveria në hije e Iranit në pritje, ose një kult i dyshimtë terrorist. Gazetarët rrallë lejohen brenda kampit të njihen me situatën dhe nganjëherë kundërshtohen me forcë.

Por pas vendimit të Presidentit Trump për të vrarë Qassem Soleimani, një gjeneral i fuqishëm iranian, roli i këtij grupi ka dalë sërish në pah.

Aleatët më të zë të grupit përfshijnë Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit dhe John Bolton, ish-këshilltarii tij i sigurisë kombëtare. Të dy kanë marrë dhjetëra mijëra dollarë për të folur në konferencat e grupit, ku këta amerikanë me ndikim i përshkruajnë xhihadistët si opozita më e ligjshme e Iranit.

Fillimisht, grupi injoroi disa kërkesa për qasje me gazetarin e New York Times, për një reportazh.

Gazetari dhe fotografi i New York Times, megjithatë, kanë realizuar një reportazh lidhur me praninë e tyre në Shqipëri. Në artikull thuhet se ata u pranua disa ditë më vonë.

Aty ata kanë takuar Somayeh Mohammadi, 39 vjeç, familja e të cilit ka argumentuar për gati dy dekada se po mbahet në kamp kundër vullnetit të saj.

“Kjo është zgjedhja ime,” tha Mohammedi. – “Nëse dua të largohem, mund të largohem.”

Ndërsa grupi mund të mos ketë provuar të fshihte Mohammedi, kishte disa momente të çuditshme dhe të treguara sesi ruheshin sekretet.

Në veçanti, zyrtarët e lartë nuk dhanë përgjigje kur u pyetën për vendndodhjen e drejtuesit nominal të grupit, Massoud Rajavi, i cili u zhduk në 2003.

“Ku eshte ai?” – tha Ali Safavi, përfaqësuesi kryesor i grupit në Uashington. – “Epo, ne nuk mund të flasim për këtë, kjo është… “

Themeluar në vitin 1965 për të kundërshtuar qeverisjen e Iranit, grupi më vonë hodhi poshtë teokracinë që e zëvendësoi.

Menjëherë pas revolucionit, grupi mori një mbështetje të konsiderueshme të publikut dhe u shfaq si një burim kryesor i kundërshtimit ndaj regjimit të ri teokratik, sipas profesorit Ervand Abrahamian, një historian i grupit.

Grupi pretendon se ende ka mbështetje të konsiderueshme, por Abrahamian tha që popullariteti i tij u zvogëlua pasi u bë më i dhunshëm në fillim të viteve 1980.

“Kur flisni me njerëz që kanë jetuar gjatë revolucionit dhe ju përmendni emrin “Muxhahedinë”, ata dridhen,” – tha Abrahamian.

Deri në vitet 1980, ideologjia e grupit kishte filluar të përqëndrohej në Rajavi dhe gruas së tij, Maryam.

Për të vërtetuar përkushtimin e tyre ndaj Rajavis, anëtarëve u ishte thënë të divorcoheshin nga bashkëshortët e tyre dhe të hiqnin dorë nga romanca.

Në atë kohë, grupi ishte i vendosur në Irak, nën mbrojtjen e Saddam Huseinit.

Fati i tij ndryshoi pas pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SH.B.A. Pas një bllokimi fillestar, grupi, i njohur gjithashtu si MEK, hoqi dorë nga armët. Pavarësisht se ishte listuar nga Amerika si një organizatë terroriste në 1997, ajo u vu nën mbrojtjen e SHBA.

Por në vitin 2009, trupat amerikane ia ngarkuan përgjegjësinë për MEK qeverisë Irakiane. Të udhëhequr nga politikanë simpatikë kundër qeverisë së Iranit, autoritetet irakene lejuan në mënyrë të heshtur militantët e Iranit të sulmonin këtë grup.

Diplomatët amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara filluan të kërkonin për një vend më të sigurt për të strehuar grupin. Pas lobimit intensiv nga një grup ligjvënësish bipartizan, qeveria amerikane gjithashtu i largoi ata nga një listë e organizatave terroriste në 2012.

Një vit më vonë, ata u pritën më në fund nga Shqipëria.

Grupi bleu disa fusha në një luginë 15 milje në perëndim të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ndërtoi atje një kamp.

Kur e vizitova, thotë gazetari amrikan, – baza dukej çuditërisht e zbrazët. Grupi pretendon se ka rreth 2.500 anëtarë. Por gjatë dy ditëve, ne pamë jo më shumë se 200.

Të tjerët dukej se ishin sekuestruar – ose se ishin larguar nga grupi krejt.

Dhjetra ish anëtarë tani jetojnë në mënyrë të pavarur në Shqipëri. “Kam takuar 10 prej tyre, të cilët secili përshkruan se bënin një jetë beqarie.

Brenda grupit, ata thanë se marrëdhëniet romantike dhe mendimet seksuale ishin të ndaluara, kontakti me familjen dhe miqësia tejet i kufizuar.

2 komente në “New York Times zbulon sekretet e jetës së muxhahedinëve në kampin e Manzës: Mendimet seksuale ishin të ndaluara”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    birazeret mujahedia te zhak sunitit kane dale me cfry [email protected] me hanemet neper fshatrat e tirones…………..

  2. I says:

    Kurse per femrat shqipetare, mendimet seksuale jane me detyrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje