Partizani fiton me spektakël në Laç. Bylis ndal Kukësin

Kukësi ngec në fund, në një fushë të vështirë si ajo e Ballshit. Verilindorët barazuan 1-1 ndaj Bylisit.

Emiljano Musta shënoi një gol shumë të bukur në portën e Hidit dhe deri në momentet e fundit Kukësit ishte në epërsi.

Vendasit u përpoqën shumë, madje me rastet që kishin mund të kishin kaluar të parët në avantazh.

Gjithsesi goli erdhi në minutat shtesë, kur uruguaiani Mozzone mposhti Xhikën dhe shmangu humbjen.

Tiranës tanimë i është afruar edhe Partizani, që në mënyrë fantastike triumfoi sot në Laç. Edhe pse Xhixha shënoi i pari, të kuqtë arritën të përmbysnin gjithçka shumë shpejt.

Telushi me goditje dënimi dhe më pas Bitri më kokë shënuan dy gola të rëndësishëm.

Vlonjati, në një formë super, realizoi mrekullisht edhe në pjesën e dytë dhe me shifrat 1-3 të kuqtë blindojnë vendin e tretë dhe shohin Tiranën me vetëm katër pikë më shumë.

Fitorja e parë për Flamurtarin, që mposhti në Gjirokastër ekipin e Luftëtarit.

Vlonjtat ia dolën me një penallti të realizuar nga Ribaj dhe morën tre pikët e para në këtë kampionat.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22

E diel, më 16 shkurt 2020, ora 14:00
Laçi-Partizani 1-3
Shënues:
 Xhixha 28′ / Telushi 31′, 82′, Bitri 34′,
Bylis-Kukësi 1-1
Shënues:
 Mozzone 94′ / Musta 30′
Luftëtari-Flamurtari 0-1
Shënues:
 Ribaj 36′ (pen.)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *