STUDIMI: Marrëdhënie me më shumë se 10 partnerë gjatë jetës? Rrezikoheni më shumë nga kanceri

Sipas një studimi, njerëzit që kanë kryer marrëdhënie seksuale me shumë partnerë kanë gjasa të preken nga kanceri. Studiuesit zbuluan se nëse keni pasur 10 ose më shumë partnerë gjatë gjithë jetës tuaj, jeni më të rrezikuar nga zhvillimi i tumoreve (tumore të ndryshme te meshkujt dhe kanceri në qafën e mitrës sidomos te femrat).

Është vërtetuar se infeksionet seksualisht të transmetueshme rrisin rrezikun e sëmundjeve në qafën e mitrës dhe një nga shkaktarët kryesorë është mashkulli.

Gjithashtu, në studim u cilësua që njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë kanë tendencë të pinë më shumë cigare dhe alkool. Sipas ekspertëve, gjetjet nuk janë një arsye për të shmangur marrëdhëniet seksuale.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Kembrixhit, grumbulluan të dhëna nga 6000 burra dhe gra mbi moshën 50 vjeç. Të dhënat treguan se burrat që kishin pasur më shumë se 10 partnerë në jetën e tyre kishin 69 për qind shanse për të pasur kancer, ndërsa gratë kishin 91 për qind shanse për t’u prekur nga kanceri nëse kishin ndërruar partnerët herëpashere.

Lee Smith, një ekspert në këtë universitet dhe autori i studimit, tha se këto gjetje verifikojnë edhe njëherë pse njerëzit duhet të kryejë marrëdhënie seksuale të mbrojtura.

“Prej kohësh është thënë se një numër i lartë i partnerëve seksualë nënkupton një ekspozim më të madh ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Por gjetjet janë interesante sepse rreziku që ekziston te gratë nuk krahasohet me rrezikun tek burrat,” shprehet Smith.

Në të dyja gjinitë, njerëzit që kishin pasur shumë partnerë në jetën e tyre, kishin tendencë të ishin ende beqarë dhe në gjendje shumë të mirë ekonomike.

Hulumtuesit theksuan se studimi i tyre nuk ishte i veçantë, por vërtetonte edhe një herë studimet e mëparshme që tregojnë se infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të zhvillojnë kacerin e qafës së mitrës dhe hepatitin.(Daily Mail)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “STUDIMI: Marrëdhënie me më shumë se 10 partnerë gjatë jetës? Rrezikoheni më shumë nga kanceri”

  1. Kurvari says:

    Obobooo! Deri para 16 vitesh i kam pas numruar 27 pastaj me doli numrimi jashte kontrolli dhe perseri mashina funksionon per mrekulli…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *