Studimi mbi plakjen: Një 59-vjeçar në “trupin" e një 23-vjeçari

16 Shkurt 2020, 21:00Lifestyle TEMA

Një zbulim mjaft interesant është bërë nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Pas një studimi, ata dolën në përfundim se trupi i disa të moshuarve është deri në 48 vjet më i vjetër se mosha e tyre e vërtetë.

Studiuesit vëzhguan ndryshimet që ndodhin në ADN-në e më shumë se 4 mijë personave mbi 57 vjeç dhe gjetën dallime të mëdha mes moshës biologjike dhe moshës kronologjike. Një person i cili ishte 66 vjeç kishte një moshë biologjike 114 vjeç, ndërsa një tjetër nga 59 vjeç ishte vetëm 23 vjeç.

Ekipi analizoi ndryshimet epigjenetike, të cilat janë modifikime në ADN që aktivizojnë ose çaktivizojnë gjenet. Me ndryshimet epigjenetike, sekuenca themelore e ADN-së mbetet e pandryshuar, por qelizat fillojnë të “lexojnë” gjenet ndryshe. Faktorët e dëmshëm mjedisorë si pirja e duhanit, stresi, ndotja ose mbipesha shkaktojnë ndryshime dhe kulmi i ndryshimeve epigjenetike mund të përdoret si orë për të përcaktuar se sa shpejt plaket një person.

“Ne besojmë se përvojat e pafavorshme sociale mund të ndryshojnë profilin tuaj epigjenetikë në mënyra që më pas mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Kishte njerëz që dukeshin 36 vjet më të ri, ndërsa disa dukeshin 48 vjet më të vjetër. Ne po mundohemi të kuptojmë ndryshimet në plakjen e shëndetit dhe rrugët biologjike për të kuptuar më mirë atë që na intereson vërtet, të cilat janë ndryshimet shoqërore dhe plakja”, tha Doktor Eileen Crimmins, një profesor i Gerontologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Ata zbuluan se te femrat ora e plakjes ngadalësohet deri në dy vjet, ndërsa mbipesha e përshpejtoi atë deri në 18 muaj. Vuajtjet psikologjike, gjithashtu, rritën moshën biologjike me rreth katër muaj dhe u zbulua gjithashtu se shëndeti i dobët i fëmijëve shpejton plakjen. Rezultatet e plota të këtij hulumtimi do të prezantohen në muajin mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje