Tira(o)na në sytë e një jabanxhiu

Nga Edmond Arizaj 

Prita disa dite, sigurisht per te respektuar dhe mos ngaterruar ndjenjat e shprehura e te shkruara te tironsave te vjeter, s’ka rendesi 200, 100, 50, apo 20 vjecar, me pershtypjet e mia, nje jabanxhiu ne Tirane, per kryeqytetin, vendosur e vulosur si te tille 100 vjet me pare ne Lushnje. Nese sot do te me pyeste dikush per nje mendim te pergjithshem mbi Tiranen dhe tiransit do te pergjigjesha shpejt: Tirana nuk ka qene kurre e tiranasve.

Kushdo qe ka kaluar ne kete qytet, nga jugu a nga veriu, ka dashur te sjelle brenda Tiranes pak nga kulla e tij, apo nje nga opingat, te kete neper rrugica arome nga egersia, apo nga hidhesia e zones nga vjen. Jane perpjekur perhere te ngrihen nje shkalle me larte se tiranasi i bute, dede, dhe jo shume ambicioz. (Gjithmone kam pyetur veten pse kerkonin te ngriheshin me larte dhe pastaj thoshin “jemi tiransa”!!!).

E cuditerisht perhere kane rene mbi sahanin me gjize e tave dheu. Tirana i ka lemuar, i ka holluar, i ka skalitur. Tiransit i zbuten, i kulturuan, i edukuan. Nuk ka rendesi ne ishe nga Mati, Gjirokastra, Shkodra, Tropoja, Vlora, a Tepelena.

Brenda nje kohe te shkurter Tirana te gelltiste ne barkun e saj te bute, te nanuriste mbi gjinjte e saj te bardhe, te zbuste, te hiqte vrerosjen e syve, te ngrinte anet e buzeve, e te fuste ne nje bote tjeter. Boten e njerzillekut. Ishte oazi ku te gjithe ndalonin te pinin uje. Ishte pika e orientimit, ngado dhe sido te ta sillte lemshin jeta.

Derisa…Nuk e di cfare ndodhi. Nuk e di ku jane tiransit, tironsit. Ata te vertetet. Ata te vjetrit qe te buzeqeshnin perhere. Qe nuk prishnin kurre qejf. Qe te benin udhe (jo gjithmone duke thene, hapi rruge budallait). Ata te miret qe thoshin me ate dialektin e bukur “Vlona”. Ndoshta kane vdekur, e ndoshta s’kane lene me trashegimi pas.

Nje vend e bejne njerezit. Por besoj e bejne edhe ato qe ndertojne njerezit. E ne Tirane ndertuan e ndertuan, aq sa ia moren fytyren, trupin, madje ia shkulen edhe shpirtin. Tashme vetem kujtesa e 50 vjecareve, a fotot bardh e zi te kthejne tek ajo Tirana e paster, e rregullt, e thjeshte.

Sot duket si nje vajze qe nderron te dashurit sa here i duhet te beje plastike ne trup e fytyre. E aq shume ka bere, sa as veten nuk e njeh. Kush tjeter do ta njohe?! Gjithkush do te lere nje shenje ne trupin e saj. Nje Merlin Monro kembehapur per presidente, prokurore, mafioze, aktore, vellezer, kush te mundet te thote te pakten nje here: Edhe une ia hipa Merlinit. Por Tirana nuk eshte Merlini, pavaresisht se e trajtojne ashtu.

Te pakten dy here ka treguar se po u zemerua do behet si thote ajo, dhe gjithe te tjeret do bejne po ashtu. Sigurisht. Vetem se nuk po shpeton sot veten. Tashme e kthyer ne nje kurth gjigand, ata qe e ndertuan largohen sa me shume prej saj, lengon pa ndonje shprese te dukshme mes pallateve shumekateshe te vjetra, qe tashme ka nisur t’u bjere suvaja dhe kullave marramendese qe nisin te shtojne betonin e celikun nga frika e termetit.

Askush nuk e do vertete Tiranen. Madje as tironsit. Jo me te pakten. “Secili per vete, Zoti per te gjithe”, mbizoteron. Nuk kam pare asnje pallat te vjeter, aty ku sigurisht logjika ta do se banojne tironsit 60-70 vjecare, te mos kete nje shtese pallati. Nuk kam pare asnje rrugice mes shtepive me qerpic, apo ku logjika ta do se banojne tiransit 100 e kusur vjecare, qe te mos kete diku nje garazh, e diku nje dyqan, te ngulur rrembimthi, si dhembet ne gojen e nje plake. E nuk kam pare 10 apo 20 tiranas te behen ndonjehere dore per dore qe te mos lejojne nje eskavator qe hap gropen e rradhes, e rradhes, e radhes, per kullen e rradhes, duke i hapur Tiranes plagen e rradhes…

A do jem nje tirans ndonjehere? Nuk besoj. (Tirons nuk ka sesi). Tek une ka aq shume jod nga Vlora sa “infeksioni” nuk mund te perhapet. Por cerek shekulli ne kete qytet me kane bere te kuptoj te verteten e madhe dhe te hidhur: Sot, tironsa nuk ka me. As Tirone.

Nuk ishin abstrakte keto fjale. Kur degjoje dikur tironsa dhe Tirone, nenkuptoje urtesi, butesi, liri, vizion, mundesi, horizont, kulture, mirekuptim, dashuri, ide, emancipim. E nese degjon sot tiransa dhe Tirana, nenkupton vec rremuje, egersi, dhune, krim, mashtrim, smog, semundje, pabesi, prostitucion, prostitucion elitar, prostitucion kulturor, prostitucion artistik, perfitim, mbijetese, varferi.

Nuk ka me formen e nje qyteti. Me shume duket si nje gravure e vjeter e rrethimeve te Krujes, ku vetem maja e keshtjelles ka rregullsi, por perreth saj, ne menyren me te rremujshme, jane vendosur mijera e mijera cadra osmanesh me ngjyra e forma te ndryshme.

A eshte ky rrethimi i pare, i dyte, apo i trete i Tiranes, nuk di ta them. Por di te them se, fatkeqesisht, ata qe e moren ne dore si qytetin (krye) e endrrave te shqiptareve, e kane kthyer vit pas viti, ne tre dekada, ne makthin me te cilin i detyrojne te bashkejetojne cdo dite.

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “Tira(o)na në sytë e një jabanxhiu”

  1. Salka says:

    Tironsve jepu nje cik raki me speca me gjize ne rregull jane ata.

    1. "...nese gervisht sadopak nje grek shqipfoles, do te zbulosh Torrebythen qe ai fsheh mes veti..." says:

      ti more legen viçidoli, edhe ato Tironca qe e pijne ndonji got raki per qejf, per muhabet, jo per tu drogu si puna juj, e pijn me djersen e vet, se nuk ka bo vaki naj her qe Tironci te prese gjo prej jush, aq me pak raki. Tironci hallet e veta i perballon vete, kenaqesite e veta i paguan vete, por i ndan me te tjeret. Vetem Tirona e ka si fjale te urte «qejfi paguhet», siç ka edhe ate fjalen tjeter, «qejfi ndahet me familjen dhe miqt, halli bahet vete, pa ju qa kujt »

      1. Alex says:

        Nese te gervisht pak ty, del nje BYTHQIRE TURKO-ANADOLLAK!

    2. uskania says:

      Shkrim paçavure!

    3. Realisti says:

      Kam pas nje kusheri nga Tirana qe sa here ne kusherinjte mblidheshim ne ndonje gezim te madh familjar ai do mundohet te fliste sa me shume me dialektin tirons e te nderpriste te tjeret kur flisnin a thua se qendra ishte ai edhe ne Tavoline. Pordhac dhe i pacip. Sa here qe flitet per Tironsa apo Tirona fytyra e tij me del me mendje… Tironsat jane copa e injoranteve se mbivleresojne veten dhe jabanxhinje kane mbajtur Tiranen ne kembe. Jam i sigurt qe ka shume Tiransa te mire por kur kujtoj edhe ata pak qe kam njohir ne emigracion me eshte forcuar me shume bindja per cfare fola duke ju referuar kushos tim.
      Paqe dhe dashuri!

      1. Goni says:

        Dukesh qe vuan nga inferioriteti. Rrofte Tirona, poshte katunaret mosmirnjohes.

        1. Gano says:

          Me bone me qesh o Goni.Po ne tironsit jemi katunar sagllam.Haj turqeta.

        2. pishtari says:

          O Goni, ky tipi nuk ka pasur njeri në Tiranë. Ka qenë (dhe është) ndonjë anonim i humbur. As vlonjat nuk është ky mut!

      2. Denis says:

        Realisti. Historia flet ndryshe. Jabanxhijte jane grabitesit e pasurive tokave dhe pronave te tironsave. Duke filluar qe nga Enveri me bandat e tij. E deri tek Saliu dhe keto ne vazhdim qe udheheqin sot. Por kur sje nga Tirona ske nga ta dishe.

    4. Shinjestra says:

      Nje shkrim i shkelqyer.Tirana dikur ka qene vertet me shtepi qerpiçi por me njerez te mire,babaxhan,te qejfit,te muhabetin,te sjelljes shume njerzore dhe miqesore qe, kur i kujton te vjen mall per ate jete paqesore dhe pahajdut e krimine.U desh te vinte ne Tirane kryekrimineli,maloku koketrash nga Tropoja qe t’a xhvishte Tiranen dhe popullin e Tiranes nga vyrtytet e mira qe kishte.Sali Berisha me hordhit e tij ja hoqi keto vyrtyte Tiranasit dhe solli me qindra e mijra molok nga veriu dhe e ndoti Tiranen.Solli injorancen dhe arrogancen,se i duheshin per votime.Tirane te vertet,nuk ka mè.Na ishte njehere Tirana.

  2. Tironc i Vjeter says:

    Qe pra nji lap qi shkru per Tironen ne tironcat. sun e kisha menu se kisha per ta pa i gjo kshu. Megjithate, t’vramen e par Tirones ia bon lapt (me gjinolastarli ne tepelenca ne skraparli bashke), t’vramen e dyte ia bon malokt e Saliut, kte t’treten po ia bojn bastardet e vet.

  3. Lymi Tutit says:

    Sidoqofte,ka nje ndryshim shume te madh,ndermjet atyre te lindur dhe rritur ne rrugicat,shtepite dhe pallatet e Tiranes,te viteve 50-80’te,te edukuar ne shkollat dhe gjimnazet e asaj kohe,me te ardhurit e pas viteve 90’te ! Te gjithe,dibrani,gjirokastriti,delvinjoti,korcari, fieraku,shkodrani,etj.,u rritem vertet Tironca ! I mbijetuam rregjimit me muziken,librat,sportin, shoqenine e paster,etj.,etj..Sot ? Shif e shkruj ! Lymi Tutit

  4. Labi 24 says:

    O legen po Jodi nga vlora para 90 nuk e percudnoj Tiranen ,si e bete ju te Ardhur nga arusha,qe s,late gje pa shkateruar e vjedhur dhe keni goje e flisni per ata nga shqiperia e jugut.

  5. Giu says:

    Ik mor idjot. Tirana kurr sduhet te ishte kryeqytet. Ne tirane kishte dhe ka vetem haxhi qamilista turkoshake dhe anadollake. Kongresi lushnjes ishte po aq turkoshak. Mjere ky vend 500 nen turkun 50 nen enverin = sbehet me kurrrrrrr.

    1. Na i hiq qafe mer jevgjit i Anastasit….hale te ndyra 300….

    2. 7 says:

      Tamam Giu. Me turçelli se Tironsit safi nuk ka. Galloshe, dedé, “po jo mër daj”. Copa druri si kopé.

  6. mik says:

    E para, rrespekt per Tiranasit e vjeter. Gjithmon kane qene njerez te mire dhe kane ndihmuar njerzit ne nevoje . Nuk e marrim dot me mend sa jabanxhiun e kane ndihmuar dikur ato Tiranas, qe dikush sot i lidh vetem me goten e rakise.
    E dyta, e gjithe Shqiperia ka ndryshu. Cdo gja evulon. Uji qe nuk rrjell qelbet.

  7. Buda says:

    Fotoja ne krye te shkrimit me kujtoi nje ngjarje shume simbolike.
    Para disa vjetesh, isha me nje gazetar mik amerikan tek Teatri i Kukllave dhe dolem tek sheshi Skenderbej.
    I thashe: “Ketu mund ta besh nje foto te Skenderbeut, “sepse i ka rene mire dielli.”
    Gazetari me pa me habi dhe me tha: “Si mund ta fotografoj Heroin tuaj Kombetar me sfond te nje xhamie?!
    Ai ka luftuar kunder osmaneve qe pushtuan Shqiperine dhe ndertuan xhamite!”
    Monumenti i Skenderbeut duhet te vihet midis Muzeut Kombetar dhe Hotel 15 kateshit…

  8. jabanxhiu says:

    mua me kane pelqyer shume vajzat tironse … gjithmone kane qene te hedhura… dinin te benin shume gjera. ti rrenqethnin fare…

  9. H says:

    Për të gjithë delenxhilerët që nuk i pëlqen Tirona dhe tironcit , kisha një pyetje ,- Përse erdhët në Tironë ? Kush ju thirri ? Mund të qëndronit Ku ishit dhe ta bënit qytetin apo fshatin tuaj më të mirë se tirona. Edhe ju garantoj që asnji tironc nuk do vinte t’ju bezdiste dhe t’ju jepte mend. Jeni akoma në kohë të ktheheni dhe nuk do i mungoni askujt.

    1. Jabanxhiu says:

      o H. Tiranen nuk e bene tironsit, por ne jabanxhinjte. Se te ishte per ju tironsit nje shurretore e madhe do mbeste. Ne jabanxhinjte nuk do ikim, se po rrime ne meritat tona ne Tirane por do rrime edhe sepse pelqejme motrat tuaja. Me te aftet e jabanxhinjeve i marrin grate nga vendet e tyre, me te lodhurit e jabanxhinjeve futen kollovar te ju o “tironsit fisnik” Keshtu qe, te pelqen apo jo, jeto me kete fakt. Kryetari i bashkise TirOnes eshte me origjine nga Kucova, pu pu pu pu pu….

      1. dardan says:

        Kjo analogjia e Tirones si shurrtore eshte pordh me rigon. Pse u turret ju atehere me kuc e me mac kur ky qytet ishte i tille? Nuk ben sens si argumenti.

  10. Arben says:

    Ne që kemi lindur nen diktature besoje e kemi pare Komedinë Prefekti te shkruar nga Besim Levonja.Sipas realizmit socialist vihej në lojë prefekti Qazim Mulleti nepermjet katnarit Lia.Por une nuk e kam kuptuar ashtu,por ndryshe.Lia mor derr-derri perfaqeson tiransin gdhë.

  11. . says:

    zhgarravites..! na shpjego se çfar kuptimi ka fjala jabanxhi!!tirana rrumpalla pa identitet,sepse identiteti u pluhuros nga pushtusit e nje pasnjejt,dhe se fundmi nga etem bej brekushe pjatlepirsi osman.tirana qe emrin e vertet e ka pasur ndyshe dhe banohej nga popullsi e zones perreth dhe i perkisnin krahines se parthineve antik.

  12. nord.al says:

    Te njejtat probleme jane ne te gjithe qytetet eshqiperise prandaj Tirana nuk eshte e vecante. E vecanta e Tiranes eshte se ka popullsi me shume dhe rrumuje me shume.

  13. Shinjestra says:

    Nje shkrim i shkelqyer.Tirana dikur ka qene vertet me shtepi qerpiçi por me njerez te mire,babaxhan,te qejfit,te muhabetin,te sjelljes shume njerzore dhe miqesore qe, kur i kujton te vjen mall per ate jete paqesore dhe pahajdut e krimine.U desh te vinte ne Tirane kryekrimineli,maloku koketrash nga Tropoja qe t’a xhvishte Tiranen dhe popullin e Tiranes nga vyrtytet e mira qe kishte.Sali Berisha me hordhit e tij ja hoqi keto vyrtyte Tiranasit dhe solli me qindra e mijra molok nga veriu dhe e ndoti Tiranen.Solli injorancen dhe arrogancen,se i duheshin per votime.Tirane te vertet,nuk ka mè.Na ishte njehere Tirana.

  14. Tironci says:

    Per te gjithe ata qe shajne tironcit.
    Ju te pa ftyre, qe jo vetem shani nje vend qe hapi dyert sa here qe populli shqiptar nga treva te ndryshme u vra e u pre nga sllavet e greku, por i ushqeu, i strehoi, i formoi me kulture e moralisht qe te jene koishient si Shqiptare te ndershem e patriot. Ju langaraqer qe nuk e dini as historine e fshatit ku keni lindur, e si mund te dini ju pershembull, se pavaresia e Shqiperise u be ne Tirane me 26 nendor 1912 dhe jo ne Vlore, por ne Vlore u ngrit qeveria e pare Shqiptare. Si mund ta dini ju se e gjithe Shqiperia e jugut u clirua sepse u ngriten patriotet e Tirones per pavaresi dhe turqia e serbia i mblodhen te gjitha forcat qe kishin te dislokuara ne Shqiperi per te shtypur kryengritesit e Tirones ne Shqiperine e mesme. Ju dini vetem genjeshtrat qe ju tregoi enveri dhe ate besoni edhe sot.
    Si mund ta dini ju qe ne Tirone kishte me teper kisha se sa xhamija, si mund ta dini ju qe ne tirone kishte mbi 10 kinema, shume teatro, shume skuadra futbolli, e shume mundesi shkollimi si dhe kulture qe ju ne fshatrat tuaja nuk i keni degjuar kurre me pare.
    Si nuk keni turp qe shkoni si mik tek tjetri, dhe e grabisni, e mundoheni me e poshteru, pa menduar se ai ju fal e ju hap rruge me mendimin se jeni shqiptare packa se jeni kafshe, dhe jeton me shpresen se edhe juve do ju edukoje nje dite. Por besoj se juve more plehra nuk do e keni te gjate se sic e keni nisur njeri tjetrin do vrisni, neper gjakra do perfundoni duke e ngrysur jeten brenda kater mureve.
    Enveri sju la as te kalonit kufirin e fshatit tani qe zbritet ne qytet kujtuat se u bete qytetare dhe me kulture? , hahahahaha, ju jeni duke u mundu me u bo qytetare, ne Tironcit jemi neper bote duke u shkolluar, dhe bere pasuri qe kur te kthehemi tju veme te na pastroni halet tona po qe se nuk do jeni vrare me njeri tjetrin deri atehere.
    Tirona, Shkodra, Korca e Vlora, ishin qytetet kultures ne Shqiperi nder shekuj. Por Tirona e kryesonte, prandaj edhe u zgjodh kryeqytet, prandaj edhe enveri erdhi ne tirone, se ndryshe do shkonte ne gjirokaster, ndersa juve ju la ne fshatra te hanit buke misri dhe grurin ta sillnit ne tirone.
    Katunar o kaptine parur, me i ndru edhe shtate lekure , qytetar sˋbohesh kurre.
    kete kujtoheni sa here perpara se te bini ne gjume qe ta dini se kush jeni kur te zgjoheni.

  15. "...nese gervisht sadopak nje grek shqipfoles, do te zbulosh Torrebythen qe ai fsheh mes veti..." says:

    O ti more Jabanqiu !
    Tirona ishte nje mrekulli e perenise, vetem tironcit nuk kan pas nevoje me ik nga Tirona, te gjitha krahinat e tjera kan prodhu emigrante. Tirona kishte sa te dush, me majt tironcit ene kushedi se sa tjere qe kan ardh ktu si njerez. Shurrtore Tironen e bot ju jabanxhit e pafytyre, qelepirxhi, trokalare, hajdute e kriminela, qe nuk ju ngop naj here barku, sikur me pas shiritin e derrit. Do te tregoj nji histori mor hale Jabanqiu:
    Ke rruga Kavajes, ke Halet e Kamzes tamon tamon, po te jesh jabanxhi i para 1990 e di se per ku e kom fjalen, ka qen nji diqon mishi ke kati pare i pallatit ku banojshin shume oficera te rangut nolet. (ishte pallat i Ministrise Mbrojtjes). Aty banojte ene nji plak tironc, se kur qe bo pallati, kishin prish shpin e kti plakut (nuk po ja zej emnin me goj, se ka vdek , Rafmet paste) dhe i kishin dhon shpi po ke ky pallat qe ishte bo ne ven te shpis e te kopshtit te kti. (te pakten ne koh te Dulles te bite plani, tu merte kopshti e shpija, po te jepshin shpi po aty ku kishe qene)
    Plaku dilte shpesh me nji karrike ke shkallet e pallatit, afer diqonit mishit, me ndrru naj muhabet me naj nji kalimtar nga komshit e mehalles,
    se u merziste ne shpi fukarai, vetem me plaken.
    Nja dy ka kto oficerat madhore, lap hesapi, sa her e gjejshin kte plakun aty, nalojshin ene u krujshin me muhabet. Po nji e dy, muhabeti qi bojshin ishte kjo idiotia qe thu ene ti me naj hale tjeter si puna jote, se ne tironcit qenkemi te trash e nuk ditkemi asigjo.
    Ky plaku nuk ju kundervejte fort, se helbete mo, ishin oficera te nolt, me nji llafe te thojshin, te rrasshin ne burg. Po nji dite, qe i kishte ardh shpirti ne moj te hunit, ju kthy plaku ene i tho:
    Kini shume te drejte. Ne tironcit kshu jimi. Per asnji gjo nuk kimi qene te ditshem. Te gjitha ju na i msut. Jua dime qamet per falemnerit. Sidomos per tri gjojna jua dime sa nuk ka mo per falemnerit, se per ato gjojnat e tjera, hajt mo, ene i dishim nga pak, kurse per kto te treja nuk ja kemi pas haberin fare, as i kishim nigju naj here.
    – Pa he njehere more ……, shyqyr qe me ne fund e pranove edhe vete, na i thuaj edhe neve se cilat ishin keto tre gjera !
    – Jua them posi, pse mos tjua them, Nji e para, ME RREJT, dy, ME VJEDH ene tre, ME PALLU GRATE E SHOKVE……
    Te vetmit jabonxhi qe kon qen korrekt me tironcit, qi i kon vlersu per mikpritjen ene vlerat e tjera, jon jabanxhit e Dibres Modhe, qi erdhen mkoh te Zogut prej kriminelve serb. Ato u integrun tamon, ene sot e ksaj dite shkojn me tironcit si te barabarte, ne daç per respektin reciprok, e ne daç per shkumenine. Po me çin jom tu fol, ku dini ju mer halebake se çfar domethone respekt e shkumeni, ju jini turr te gjith si çakej ene si barbare. Ene me verte qi sot na e kini kthy Tironen ne shurrtore, se ju more trokalare kur ju ze shurra ne pazar, shkoni e boni neper rronxat e pallateve, se as lek per kave nuk kini, qi te hyjshit me naj kafene e te pshurrshit si njerez.
    Ptuu lanet ju boft Zoti, se na bote me prish gojen, me prish qefin ene me prish ene zemnen kaj her.

    1. Alex says:

      Nese te gervisht pak ty, del nje BYTHQIRE TURKO-ANADOLLAK!

  16. Ladi says:

    Tu fillu ka shkrimi qe e bo shume bo te qarte: se shkrusi ka njel periferik dhe nuk e njef, as Tironen dhe as tironsit…
    Ndersa per shkarrashkrusit ma poshte artikullit mund te them me plot gojen: se jon hajvone qe as Tirona nuk i nreq dot – ne kur Tirona nuk te bo dermon, nuk ka ven ne ket bot qe ja u zgjidh hallin qe keni! dmth dacin qe keni nbark ne helmin qe keni nshpirt, se qelbin qe keni ne tru as ka goja nuk e qisni dot, vec era qelbet ju nigjohet..

  17. shabani says:

    E keqja me Tironcit eshte se kujtojne qe jane akoma ne vitet para 90-tes,Shqiptaret jane ne te kater anet e botes dhe dine te bejne dallimin mes Tiranes dhe progresit Perendimor,eshte e vertet se diktatura kamuniste i dha tiranes monopolin e dijes pra universitetin duke i dhene nje avantazh te dukshem po te kishte hapur universitet (me te gjitha shkencat)ne Korce,shkoder,berat,vlore,dhe Mos te kishte perqendruar industrine e lehte ne Tirane do kishim nje raport tjeter megjithate duhet thene qe para 90-tes kishte superioritet ne kulture fale ambasadave dhe ministrive asaj te tregtise se jashtme dhe MPJ qe u jepnin mundesine te kishin lidhje me boten e jashtme,vetem durresi e konkuronte Tiranen sepse kishte portin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *