VIDEO: Lazio është super, përmbys Interin dhe merr vendin e dytë

Lacio tregon forcën me një ndeshje spektakolare të fituar 2-1 përballë Interit, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, ku tashmë është zyrtarisht pretendente.

Skuadra e Inzagit nuk është më surprizë, por një kërcënim real për Juventusin që duhet të jetë e kujdesshme sidomos pas provës së sotme që dha ndaj Interit.

Pjesa e parë e sfidës nisi me një traversë të goditur nga Milinkoviç-Saviç ndërsa më pas skuadrat u treguan të kujdesshme duke lënë pak hapësirë për të rrezikuar dy emrat e që ka secila në majë të sulmit, Imobile e Lukaku.

Megjithatë, në fund të pjesës së parë Interi ia doli që të thyente Strakoshën me anë të goditjes së Jang i cili çoi në delir tifozerinë zikaltër të pranishme në stadium.

Reagimi i Lacios ishte i shpejtë dhe në fillimin e pjesës së dytë sulmoi pareshtur derisa fitoi penallti për faullin e De Vraj ndaj Imobiles. Vetë sulmuesi shkon te pika e bardhë dhe nuk gabon duke barazuar shifrat e rihapur sfidën.

Më pas, dy ekipet shkëmbyen gjuajtje nga distanca pa shumë rrezik për portat kundërshtare derisa erdhi minuta e 70 e sfidës.

Pas një goditje këndi, mbrojtja zikaltër nuk arriti të largonte sferën nga zona dhe topi mbeti aty duke i dhënë mundësinë Milinkoviç-Saviç të mposhtte Padelin e pafajshëm duke përmbysur plotësisht duelin.

Interi provoi me forcë të gjente barazimin në minutat e mbetur por aktivizimi i Moses, Eriksen e Sançez, nuk ndryshoi asgjë në rezultatin e sfidës, me Lacion që iu gëzua suksesit që e ngjit tashmë në vendin e dytë në renditje dhe e bën atë armikun numër 1 të Juventusit kryesues.

Lacio-Inter 2-1
50′ (p) Imobile, 70′ Milinkoviç-Saviç / 44′ Jang

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: Lazio është super, përmbys Interin dhe merr vendin e dytë”

  1. REALITETI says:

    Nuk theu Interi Strakoshën,se ai e bëri punën e vet,por theu mbrojtjen, mendoj duhet të jesh më korrekt me përshkrimin.Strakosha e grushtoi topin në momentin e parē,pastaj topi u kthye në zonë ku mbrojtja të ishte pak më e vëmenshme do e kishte shmangur golin.
    Tjetra,Pandeli i bie sipas Jush i pafajshëm,ndërsa Strakosha u thye. Hajde ta kuptosh gjykimin Tuaj si Gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *