Von Der Leyen, optimiste: “Dritë jeshile” Tiranës dhe Shkupit, para Samitit të Zagrebit

16 Shkurt 2020, 21:28Politika TEMA
Von Der Leyen, optimiste: “Dritë jeshile” Tiranës dhe

Kreu i KE, Ursula Von Der Leyen është shprehur se metodologjia e re i hap rrugën negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe para samitit të Zagrebit.

Von Der Leyen shprehet se po përgatitet edhe një paketë investimesh. Ajo shtoi se Konferenca e Donatorëve pritet t’i japë fonde rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor.

E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së.

Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit” – tha Ursula Von Der Leyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje