FOTOT: Historia tronditëse, e një vetëvrasje që ka tronditur Britaninë

17 Shkurt 2020, 10:48Lifestyle TEMA
FOTOT: Historia tronditëse, e një vetëvrasje që ka tronditur

Vdekja e yllit të televizionit Caroline Flack, ka shokuar Britaninë e Madhe.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, të premten në darkë.

40-vjeçarja u vetëvra.

Për momentin, nuk ka ende një version zyrtar, për vetëvrasjen e një prej njerëzve më të njohur dhe të suksesshëm në Britani.

Mediat britanike shkruajnë se ajo vuante nga depresioni dhe kishte probleme mendore.

40-vjeçarja thuhet se ishte e tmerruar nga dalja që do të bënte në gjykatë, pasi akuzohej për dhunë ndaj ish-të dashurit të saj.

Ajo i trembej shout dhe zhurmës që do të bëhej rreth saj në gjykatë, dhe nuk mund ta përbvallonte dot gjithë këtë.

Ndaj dhe, sipas mediave britanike, vendosi t’i japë fund jetës së saj, në kulmin e moshës dhe suksesit të saj.

Shumë personazhë publikë kanë reaguar të shokuar nga ngjarja, dhe nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur.

Pavarësisht zhurmës se sherrit me të dashurin e saj 13 vjet më të vogël, sherr që përfundoi në gjykatë, miqtë e saj flasin për një dashuri të madhe. Madje, ata thonë se besonin se dashuria e tyre do të përfundonte në martesë.

Por në fakt përfundoi në gjykatë dhe pastaj në vetëvrasje.

(TemA)

2 komente në “FOTOT: Historia tronditëse, e një vetëvrasje që ka tronditur Britaninë”

  1. Jo per gje... says:

    Kapitalizmi modern eshte vrases I femres dhe dinjitetit njerezor ne c’do kuptim. Shqiperia duhet te ruaj femren dhe femijet.

  2. Flaka.al says:

    Luga e madhe te shkelyen gojen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje