Ja pse kasta politike shqiptare ka bllokuar referendumet

17 Shkurt 2020, 12:34Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi 

Referendumi është një mjet i demokracisë direkte, ai transferon fuqinë vendimarrëse nga partitë tek qytetarët. Qytetarët shprehen direkt, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare ose lokale të cilat mishërojnë në rastin më të mirë një përfaqësim të deleguar me procedura demokratike dhe në rastin më të keq sic ndodh aktualisht në Shqipëri qytetarët janë totalisht të papërfaqësuar dhe të papërfshirë në hartimin e listave si për deputetët por edhe për këshilltarët bashkiakë ose kryetarët e bashkive.

Referendumet i garanton Kushtetuta dhe Aktet Ndërkombëtare si një e drejtë elementare dhe dalluese për cdo popull sovran.

Ka disa lloje Referendumesh, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është ky zbërthim historik dhe juridik, pasi do ish një paradoks po ta bënim, qëllimi është për të paraqitur thjeshtësisht thelbin pse është e pamundur të bëhen Referendumet në Shqipëri dhe se si kjo klasë politike më djallëzi ka bllokuar cdo rrugë që të con drejt ushtrimit të kësaj të drejte elementare për cdo popull që aspiron të ushtroj sovranitetin e tij si një e drejtë bazike dhe jetike.

Baza ligjore që ka të bëjë me Referndumet daton në vitin e largët 2003, saktësisht në kapitullin e nëntë të Kodit Zgjedhor të vitit 2003, Kod i cili është totalisht i shfuqizuar.

Në Dhjetor të vitit 2008 hyri në fuqi një Kod i ri Zgjedhor, i cili pikërisht në Nenin e tij të fundit, Nenin 185 shfuqizoi tërësisht Kodin e mëparshëm të vitit 2003, me përjashtim të Kapitullit që kishte të bënte me Referendumet duke përcaktuar se (tektualisht) :

Neni 185

Shfuqizime

1. Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi, ligji nr. 9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe çdo akt tjetër ligjor ose nënligjor, që bie në kundërshtim me të, shfuqizohet.

2. Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikën 1 të këtij neni, pjesa e nëntë “ Referendumet” e ligjit nr. 9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe çdo pjesë e dispozitave të tij që ka lidhje me të mbetet në fuqi deri në miratimin e ligjit të ri për referendumet e përgjithshme dhe vendore. Administrimi i procesit të referendumeve dhe nxjerrja e rezultatit të tyre bëhen në përputhje me këtë Kod.

DOMETHENE, sipas këtij Neni prej 12 vjetësh ne qytetarët shqiptarë duhet të kishim një ligj për Referendumet, POR NUK E KEMI.

Kjo kastë politike që ka bërë ligje për cdo gjë (sidomos në interes të interesave të vet) qoftë dhe ligje për Bilbilfryrësit, nuk ka bërë ligjin më themelor të ushtrimit të sovranitetit dhe demokracisë në mënyrën më klasike, Ligjin për Referendumet.

Edhe pse Kodi Zgjedhor është ndryshuar pjesërisht edhe në vitin 2012 edhe në vitin 2015, sërish askujt nuk i shkuar ndër mënd pasi nuk i ka interesuar dhe leverdisur të plotësoj detyrën e dalë nga Kodi Zgjedhor i 2008’ës për të hartuar Ligjin Për Referendumet.

Thjesht për rifreskim kujtese duhet të sjell ndër mënd që Kodi Zgjedhor i vitit 2008, është një Kod produkt i një pazari që mbahet mënd nga të gjithë shqiptarët e asaj epoke, kur nga marveshja politike Berisha-Rama u ndryshua sistemi zgjedhor dhe shume ndryshme te tjera kushtetuese, të cilat koha i vërtetoi si tejet regresive dhe gjenezë e shumë të këqiave si për ushtrimin e demokracisë por edhe për monopolizimin e kriminalizuar të politikës, ekonomisë etj.

Edhe në rast se ne bëjmë naivin dhe me ”mirëbesim” i referohemi Kapitullit të 9’të të një Kodi Zgjedhor këtu e 12 vjet, tashmë të shfuqizuar, sërish Referendumi rezulton i pa realizueshëm, kjo kastë politike që në vitin 2003 ish kujdesur që kjo mos të ndodhte. Lexojmë me kujdes kurthet dhe dhe pamundësitë që ekzistojnë në këto procedura ligjore që tragjikisht janë ende në fuqi.

Sipas Nenit 118 të Kodit Zgjedhor të 2003’shit përcaktohet se (tekstualisht)

“Në referendum konsiderohet fituese alternativa që ka fituar shumicën e votave të vlefshme, por jo më pak se një të tretën e numrit të zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve”

DOMETHENE: Ndryshe nga shumë shtete evropiane, Itali, Greqi etj, ku mjafton të shpallet fitues alternativa ose pyetja që ka 50 plus 1 vota më shumë nga pjesmarrësit në atë Referendum, në Shqipëri djallëzia ka vrarë mëndjen dhe ka bërë të mundur që Referendumi de facto dhe de jure mos të bëhet ose më qartë akoma TE DESHTOJE.

Shpjegojmë : Lista e Zgjedhësve sipas Rregjistrit Zyrtar Kombëtar të Zgjedhësve përbëhet nga 3 milion e 536.015 zgjedhës, një e treta e tyre është 1 milion e 178.672, domethënë duhet që 1 milion e 178.672 zgjedhës të votojnë për njërën nga alternativat ose pyetjet e Referendumit, në mënyrë që të konsiderohet fituese ?!

Ndërkohë në zgjedhjet e fundit në total votuan vetëm 771.863 zgjedhës.

Kjo skemë djallëzore e kastës politike ka qënë e mirë menduar pë të bërë totalisht të pamundur realizimin e Referendumeve dhe pjesmarrjen direkt të qytetarve në ushtrimin e sovranitetit të tyre për cështje që kanë të bëjnë me jetën e tye dhe komunitetin ose habitatin ku jetojnë.

Kjo klasë politike këtë përqindje bllokuese (të famshmen 1 të tretën e listës totale të zgjedhësve) nuk e ka aplikuar as për zgjedhjet parlamentare as për zgjedhjet lokale, përkundrazi, pavarësisht pjesmarrjes në votime, përqindjes etj…. Zgjedhjet quhen të ligjshme sikur të shkoj qoftë edhe vetëm një votues të votoj nga 3 milion e kusur që janë në listën e zgjedhësve.

Kjo kastë politike me dashje ka bërë të pamundur realizimin e Referendumit që 17 vjet përpara dhe po me dashje ka 17 vjet që nuk bën ligjin për Referendumet, ajo nuk i do qytetarët pjesmarrës direkt të ushtrimit të së drejtës së tyre më elementare dhe mijëra vjecare, ushtrimin e sovranitetit dhe demokracisë direkte, ajo i ka përjashtuar nga gjithëcka, nga cdo vendim marrje.

Bashkarisht me 11 qytetarë të tjerë ne kemi ndërmarrë një inisiativë Referendare, në mënyrë që shqiptarët të pyeten ” a e duan sistemin zgjedhor aktual apo jo” për cdo skeptik që kujton se ne jemi të humbur që në start pikërsiht për sa shpjegova më sipër, unë kam vetëm një gjë për të thënë.. transparenca e këtij sistemi kriminal është hapi i parë, dhe dihet që transparenca ndricon, nuk verbon !!!

4 komente në “Ja pse kasta politike shqiptare ka bllokuar referendumet”

  1. Brizida Gjikondi. Vetem nje Pyetje kam Une, qe kam ikur nga Shqiperia me eksodin e Ambasadave te Korrikut 1990; A ka Shoqeri Civile sot ne Shqiperi se, mesa kam Informacion mjafte te sakte, pasi vij shume here ne vit ne Tirane dhe po ashtu nepermjet punes qe bej ne Perendim, edhe pse kam statusin e emigrantit politik dhe pasaporte, me rezulton 100%, qe Shoqeria Civile ne Shqiperi eshte paterice e kalneve te Politikes se rruges dhe molotoveve, e qe paguhet me para te pista si OJQ apo OJF, nga biznesmene prane Partive te rruges dhe molotoveve. A mund te me kundershtosh se, te ndjek prej disa vitesh dhe ke luhatje te theksuara ne qendrime kur shkruan dhe kur flet neper TV, nga del se Shoqeria Civile ne Shqiperi mungon TOTALISHT, por ka nje dyzine personash te paknaqur me vendet e tyre te punes sa here ndryshojne Qeverite, qe per turp kthehen nga njeri krah ne tjetrin, nderkohe qe memorja e Popullit nuk gabon e nuk ju beson cfare shkruani e flisni neper Media.
    Pa u realizuar Reforma ne Drejtesi plotesisht dhe pastrimi me burg e sekuestrim i te gjithe Mafiozeve neper Parti e Administrate, duke filluar me dy Boss_et e Mafisa Shqiptare dhe cfare kane ata neper Partite e tyre (Private) dhe ne shtepi e fis, dy super-Miliardereve dhe super-vrasesve Maloke; Berisha e Meta, Shqiperia nuk ka qetesi e zhvillim.

  2. ppa says:

    Moj Brisida, na e bere lemsh….nuk merret vesh asgje….ke hallin e referendumave apo te sistemit zgjedhor; per kete te fundit pyet nje here lsi, kur vite me pare beje partizanen e palekundur ne favor te kesaj partie.

  3. Rrobt e shpajes mero e tema says:

    pa komente per mafjen politike?
    i ka fut nbyth komentet Mero?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje