Ndërtimi i hidrocentraleve nga Enveri apo “Rruga e Kombit” nga Berisha, një gënjeshtër e madhe

17 Shkurt 2020, 17:39Blog TEMA

Nga Çapajev Gjokutaj

Urën mbi Mat e ndërtoi Zogu. Hidrocentralet e Drinit Enveri. Rrugën e Kombit Berisha. Rrugën e Arbërit po e bën Rama.

Të gjitha këto janë gënjeshtra safí, por ne i përsërisim e i stërpërsërisim pa pyetur për logjikën e gjërave.

Dhe logjika thotë se të gjitha këto vepra u ndërtuan e ndërtohen me djersën dhe paret e shqiptarëve. Po të jetë për pare e mund, qoftë Zogu, qoftë Enveri, qoftë këta të sotmit, vështirë se kanë venë ndonjë kacidhe a kanë derdhur qoftë edhe një pikë djerse.

Kjo të kujton historinë e atij miut që përmori në det dhe u kthye e kërkonte pjesën. Me një ndryshim të vogël. Miu mori si pjesë të përqeshurat e miletit, kurse këta morën e po marrin gjithë detin e meritave dhe të lavdisë.

Kanë meritën se i ideuan, do thotë shumëkush. Por edhe kjo rezulton gënjeshtër me bisht. I ideuan aradhat e inxhinierëve të talentuar dhe i kthyen nga projekte në vepra reale inxhinierët, teknikët dhe punëtorët e panumërt.

Nuk thua dot me siguri se përse na e ka ënda të privatizojmë dhe individualizojmë meritat dhe kontributet historike. Nga masive e popullore t’i kthejmë në individuale.

Vjen kjo nga që truri e ka më lehtë të përfytyrojë individin se sa masat?

Apo shfaqet si atavizëm i një stadi primitiv mendimi, i kohës kur çdo gjë të rëndësishme e bënin divat e dragonjtë, Muji e Halili, Gilgameshi e Herkuli?

Apo vjen nga që propaganda dhe mediat i kanë shërbyer dhe i shërbejnë njëshit? Përsërisin e stërpërsërisin gjëra false, derisa na hedhin trutë e gomarit dhe na bëjnë që gënjeshtrat t’i marrim për të vërteta.

Apo mos vallë vjen nga që gjithë qeniet njerëzore ruajnë brenda vetes, në një masë a në tjetrën, dëshirën fëmijërore për baba të fortë e autoritar? Baba të aftë të bëjë gjithçka dhe kështu të na rrethojë me siguri përballë rreziqeve dhe me rregull përballë kaosit.

Apo është thjesht një mënyrë të theni, një truk i gjuhës dhe i përfytyrimit, që pastaj merret dhe përdoret për asyet e mësipërme apo edhe të tjera?

11 komente në “Ndërtimi i hidrocentraleve nga Enveri apo “Rruga e Kombit” nga Berisha, një gënjeshtër e madhe”

  1. Jim says:

    Ka nje problem te vogel se Enveri nuk futi asnje qindarke ne xhep te vet ndersa keta te tjeret ?

    1. SPQR says:

      Shqiptaret hodhen djersen, se leke nje m… kishin c’te hidhnin! Shumica e atyre veprave u bene me projekte, ndihma dhe kredira nga Kinezet! Ishin keta te fundit qe dhane qe nga armet e municionet, e deri tek gruri i bukes!

    2. Celo Mezani says:

      Do edhe Capajevi te shkruj ndonje gje dhe te duket interesant. Vleresohet vizioni i liderit dhe impakti ekonomiko-social tek publiku.

      1. Ura e Matit, veper minore ne historine e kombit qe nuk meriton vemendje te madhe

      2. Rruga e Arbrit, veper me impakt modest ekonomik dhe per me teper nuk e ka ideuar Edi Rama.
      Nese duhet te paraqitej Rama ne analize me nje veper perfaqesuese ajo eshte Rilindja Urbane (Lungomare, qendrat e qyteteve, etj) apo sistemimi i gjithe rrugeve qe kishe lene pa mbyllur dhe me probleme Berisha si psh rruga e liqenit te Progradecit, apo Tirane-Elbasan.
      Impakti i investimeve ne ndertim i Rames: Pozitiv por i kufizuar

      3. Rruga e Kombit. Veper e parakohshme me dem te madh ekonomik per vendin. Gabimet ne projektim dhe zbatim vazhdojne prodhojne kosto per ekonomine. Duhej mbyllur me pare Milot-Rrogozhine, pastaj Milot-Morine. U ideua nga Pandeli Majko, u fillua nga Fatos Nano, u realizua nga Berisha.
      Impakti i investimeve ne ndertim i Berishes: Negativ per kohen dhe cilesine qe kryen, Pozitiv ne kendeveshtimin afatgjate.

      4. Kaskada e Drinit
      E kerkuar nga Enver Hoxha, e ideuar dhe projektuar nga nje grup inxhinieresh shqiptaro-kinez, e financuar nga Kina dhe Shqiperia komuniste, dhe merita e gjetjes se financimeve i takon Enver Hoxhes.
      Veper me impakt pozitiv te jashtezakonshem per ekonomine e Shqiperise qe kur u ndertua dhe vazhdon edhe me sot.

  2. Veshi says:

    Po, e verteta e fjetur dhe e shfaqur si ender ne cdo grupim njerezor unik eshte genjeshtra per nje udheheqes me vyrtyte dhe force qiellore, shpetimtar nga te keqijat. Genjeshtren e shpik nje klike dhe e shperndane, me tellall (altoparlant), neper qendra te banuara. Keshtu jane shperndare genjeshtrat per shume shpetimtare popujsh ne histori. Sot duket sikur jemi ne nje epoke qe Shqiptaru nuk pranon genjeshtra me shpetimtar, prandaj tentativat e klikave jane te pasuksesshme.

  3. Fatmiri says:

    Zotni,kane dhene firmen,mund te benin me ato para,gjera te tjera!!

  4. Flutura says:

    Paske rrjedhur fare o Cap- a -jev.
    …ato thjesht kane marre emrin e ideatorve te tyre…po nejse…meqenese ty nuk te del emri gjekundi, je xheloz, pi ti e une qe nuk na del emri, mos ki merak, aty jemi, mes 3 milion shqiptareve te tjere.
    …ndryshe shkruaje atehere tek ZP. Te shkuara te harruara.

    1. Futja kot says:

      Or ish gazetar. Eshte fjala per kohen kur u ndertuan veprat, jo kush I ka ndertuar.

  5. ts says:

    O mik! Mos u cudit aspak se ky popull dele ndaj ju falet “herojve”diktator” “Herojve” tradhtar ! “herojve” mashtrus e hajdut e gjith llumit qe i sundon pa ju prekur qimja ! Mediat ket pun kan ,ju falen interesave e shiko si ,pa pik turpi levrijn sheiket post komunist , e ky popull vazhdon ti ushqej e ti mbaj ne krye te vendit ! Dikur shtrengonin gjuhen fort me dhemb e tani fituan te drejten te llapin e kjo ju mjafton ….

  6. Kozmos says:

    KUR THUHET ,QE U BE NE KOHEN E BERISHES , APO TE RAMES , NUK KUPTOJME ME PARATE E TYRE , POR INISIATIVA , REALIZIMI , QE ATA BENE .

  7. taksapaguesi says:

    Po ca krahasime ben o njeri.. Enveri i beri falas hidrocentralet me ndihmen e Kines dhe nuk futi asnje qindarke ne xhepin e vet se per te tjeret as nuk behej fjale se te varnin me kok poshte tek diga e hidrocentralit.

    Per rrugen e kombit u vodhen 200 milione euro dhe nuk mbaroi por u deshen edhe 200 milion te tjera qe ta mbaronte Rama dhe paguan tarifen 5 euro.

  8. Buda says:

    Per Zogun e di qe e ndertoi Uren e Matit me gjysmen e liretave qe mori nga Musolini;
    per Rrugen e Kombit e di se u vodh nga Lulzim Basha;
    per Rrugen e Arberit nuk e di sa ka marre Edi Rama,
    ama per Enverin e di mire se nuk ka marre asnje Lek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje