Një vit pas marrëzisë

17 Shkurt 2020, 13:53Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Një vit më parë, në 18 shkurt 2019, Tirana ishte shumë e ndryshme nga sot. Askush nuk priste milionat e Evropës për të ndërtuar pallatet e shkatërruara nga tërmeti, sepse s’kishte fare tërmet. Asnjeri nuk e kishte dëgjuar akronimin KÇK dhe as togëfjalëshin “Mini-Shengen”, sepse nuk kishte fare ndonjë sherr që lidhje me terma të tillë. Ishin kohë të tjera, kur metafora e tërmetit kishte një kuptim të vetëm në imagjinatën popullore: rënien e qeverisë Rama!

Një rënie që pritej të ndodhte për punë orësh ose, maksimumi, ditësh. Pasi në atë atë ditë, pra në 18 shkurt 2019, opozita vendosi të habisë të madh e të vogël, jo vetëm në Tiranë, por kudo ku ka internet dhe ku shkojnë gazetat. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, bashkë me disa krerë partish opozitare më të vogla, njoftuan shqiptarët me tone ku ekzaltimi përzihej me kërcënimin, zërat buçitëse dhe himnin kombëtar të kënduar për dreq – se kishin vendosur të digjnin mandatet parlamentare dhe të largoheshin kësisoj nga të gjitha institucionet ku opozita ishte e përfaqësuar. Vendimi u mor brenda një gjysëm ore, si të gjitha vendimet formale dhe të parashkruara, në një parti politike shqiptare, ku nuk diskutohet, por ku vetëm votohet ajo që thotë shefi suprem. Një turravrap që Basha dhe Kryemadhi kujtonin se do t’i çonte drejt pushtetit përmes një shtegu të shkurtër, duke shpërfillur naivisht ligjësitë, truket dhe rregullat e shkruara e të pashkruara të politikës.

Siç thotë populli, jo rrallë rruga e shkurtër të nxjerr gjatë. Nuk ka shembull më të mirë se shkurti i vitit 2019, për ta provuar këtë aksiomë cinike. Duke vendosur të shkelin në një tokë krejt të panjohur dhe pa instrumenta, por vetëm me sy të lirë, opozitarët shqiptarë bënë gabimin më të hatashëm që një opozitë ka bërë në Shqipëri, që nga rënia e komunizmit. Tundimi i skajshëm për të parë se sa ballë do të ishte tërmeti politik që do shkaktonte largimi nga sistemi dhe sesa do ta shkundte vala e goditjes qeverisjen e Ramës, Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe të tjerët harruan të marrin masa për të dalë jashtë para se të binte çatia. E panë veten kësisoj nën peshën e rrënojave, prej nga e kanë të pamundur të dalin prej në viti. Opozita u nis të shkurtojë jetën politike të Ramës, por shkurtoi në mënyrë drastike imazhin, peshën dhe shanset e saj për t’u rikthyer në pushtet së afërmi.

Ka pasur shumë debate gjatë vitit të fundit, për bilancin real të këtij veprimi të PD-LSI. Është thënë se ajo lëvizje, që u pasua nga protesta të dhunshme dhe të përsëritura, motivoi zgjedhësit e djathtë dhe tërhoqi vëmendjen e të huajve mbi krizën shqiptare. Është thënë se Basha s’kishte asnjë mundësi tjetër manovrimi, në kushtet kur Berisha dhe Meta në sfond, po kushtëzonin spostimin e opozitës drejt sfidës së forcës me qeverinë. Është thënë edhe se e majta ka uzurpuar dhe formalizuar procesin demokratik në Shqipëri, duke e bërë të pamundur influencimin e vendimmarrjes në rrugë institucionale.

Në këto justifikime që dëgjohen ende edhe sot, mund të ketë më shumë se një element të vërtetë. Pushteti në Shqipëri ka pasur dhe ka gjithnjë tendencën të veshë rroba autoritare. Maxhorancat kanë drejtuar thuajse gjithnjë duke mos ndarë pothuajse asgjë me palën tjetër, por duke vendosur gjithçka në linjat partiake dhe me dhunë kartonash. Nuk është e para kjo opozitë që ka vuajtur këtë stil qeverisjeje. Dhe nuk është bindëse të thuash se po del nga sistemi, për ta bërë më të mirë atë. Për më tepër kur, siç duket sot fare qartë, ke hedhur në erë urën, pa ditur sesi do të kthehesh pas.

Veprimi i djegies së mandateve dhe kalimi në valën e protestave të dhunshme, e forcoi, në vend që ta dobësonte, Edi Ramën. I dha atij një alibi shfajësimi, e uli artficialisht në karrigen e viktimës, e faktorizoi edhe më shumë në sytë dhe kalkulimet e ndërkombëtarëve. Duke ikur nga pjesa e përfaqësimit që ka marrë me votë, opozita u bë me duart dhe vullnetin e saj, e pafuqishme dhe e papeshë në sytë e atyre që e votojnë dhe e përkrahin. Ky defaktorizim i beftë i një viti më parë, i shtohet sot faturës së gabimeve më të vjetra që PD-LSI kanë bërë gjatë rrugës thuajse shtatë vjeçare në opozitë. Çka u përforcua edhe më shumë fatalisht, kur në qershor opozita vendosi të dorëzojë edhe 16 bashkitë që mbante prej katër vjetësh. Që do të thotë, dy negociata të vështira me Ramën për zgjedhje të parakohshme, në vend të një të tillë!

Nëse do të ketë një manual gabimesh për t’u evituar në politikë, ai duhet patjetër të niste me atë që ndodhi në shkurtin e vitit 2019. Marrja e pushtetit jashtë sistemit të institucioneve dhe votës së lirë, u provua se është e pamundur, edhe në një vend të dobët dhe të varfër si Shqipëria. Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar diktoi dështimin e këtij projekti dhe ata që zbritën në rrugë pa i bërë mirë llogaritë, sot e shohin veten në këmbë, të privuar nga çfarëdo pushteti dhe tagri. Dhe mbi të gjitha, të demotivuar se, pasi i provuan të gjitha, në kuptimin më konkret të termit, nuk fituan.

5 komente në “Një vit pas marrëzisë”

  1. monalikja says:

    Shqiptaret nuk jane budallenj. Ata i njohin fare mire dhe nuk i harrojne krimet e Sali Berishes, Lulzim Bashes, grabitjen e pasurise kombetare nga familja Meta. Si te tille keta jane krejt te pabesueshem. Nuk i beson njeri pushtetin ne Shqiperi. Tani qe nuk kane guxim te pranojne gabimin fatal te dorezimit te mandateve, kerkojne zgjedhje te parakohshme me kushte sipas oreksit te tyre. Duan te rikthehen ne parlament sepse nuk mund te jetojne pa beneficet e te qenurit deputete Saliu, Luli, Monika, Paloqja, Fatmiri i Gerdecit, Nard axhustatori, Dashi i rakise, Duka i pularise, Vangjua i Greqise dhe Shpetimi i camerise. Kurre me keta karavidhe te kombit shqiptar.

  2. Rrofte mbreti. says:

    Ravo bolelepirsi i Rames!
    I madh je. Askush nuk di te lepije bole si ty!

  3. Rrofte mbreti. says:

    Ravo bolelepirsi i Rames!
    I madh je. Askush nuk di te lepije bole si ty!

  4. Raul says:

    Dhe tani sa kohe qe pd do beje aleance me cizmeparticken e Nafije dybekut qe solli ne qeveri ne 2013 ministra hajdute dhe drejtore hajdute qe gerryen nga brenda buxhetin e shtetit si psh me rrugen Tirane Elbasan qe dyfishuan fondet nga vlera fillestare dhe dhjetra drejtore dhe bashkiake hajdute te leshitlikes qe sot jane neper gjyqe, pd nuk vjen kurre ne pushtet po nuk u distancua nga cizmeparticka e Nafije Fallxhores.

  5. Ushkuri says:

    Habitem se si ka komentues por edhe keta qe bejne analistin (e kam fjalen keta qe jane me te moderuar, jo ata alla Fevzi), permendin se maxhoranca nuk ka ndare (pushtet) pothuajse asgje fare me opoziten. Pse u dashka te ndaje, pse sa ndau Saliu kur ishte ne krye te qeverise: 0 (zero) per me teper dogji ne menyre simbolike (perbuzese) fletat e votimit. Kur ka ndodhur qe nje propozim i PS ne ate kohe ne opozite, te kaloje ne parlament sic kaloi ligji per dekriminalizimin me propozim te PD? Kurre. Madje me kushtin qe te mos dergohet ne kushtetuese sepse ishte e sigurte qe do rrezohej: Edi Rama nuk e coi. Nga ana tjeter kur ndryshimi i Kushtetutes u be unanimisht (140/140 vota) menjehere PD e dergoi ne kushtetuese. Por kur i ka dhene S. Berisha ministri Edit para zgjedhjeve? Kurre. Madje e pranoi edhe vete qe ai sdo ta bente kurre ate qe beri Edi Rama qe i dha gjysmen e qeverise opozites. E tani dalin e thone qe maxhoranca neglizhon opoziten, e kane lene menjane, pa pushtet. Keta opozitaret duan mender ashtu qe nuk thuhet …. Zgjedhjet i fotoi PS, qeverisja do behet sipas programit te PS e jo sipas asaj te PD. Mirupafshim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje