“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, sepse Shqipërinë nuk e lanë vetëm

17 Shkurt 2020, 20:01Politika TEMA

(Edhe solidariteti mes popujve qenka po aq i paparashikueshëm sa tërmetet)

Nga Astrit Patozi

Sot është një ditë e bekuar për të kuptuar se ëndrra e shqiptarëve për Europën shkon përtej slloganeve të lodhura politike për integrimin. Dhe se vetë ai proces nuk ka parasysh një vizë më pak apo më shumë në pasaportat tona. Por mbi të gjitha për t’u bindur se anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete dhe kurrësesi stacioni i fundit në rrugëtimin politik të shqiptarëve përkrah popujve të tjerë.

Mirënjohje për çdo cent të bujarisë së çdo vendi, që vendosi të ndajë “kafshatën” e vet me Shqipërinë e traumatizuar dhe kërrusur nga tragjedia e tërmetit rrënues të 26 nëntorit. Më shumë se vlera e pabesueshme e ndihmës së mbledhur në Konferencën e Donatorëve, plotësisht e mjaftueshme për rindërtimin e plotë, ka rëndësi shprehja e shkëlqyer e solidaritetit ndërkombëtar për fatkeqësinë tonë!

Gjithçka ishte fantastike! Falë miqve jo vetëm europianë të Shqipërisë, që u përgjigjën sot në Bruksel, ka realisht kuptim deviza e huazuar nga himni i klubit të Liverpulit. Vetëm sot të dëmtuarit nga tërmeti mund të marrrin frymë të lehtësuar. Ata “nuk do të jenë asnjëherë vetëm”, sepse Shqipërinë miqtë nuk e lanë vetëm të vuante hallin e saj.

Sepse në rast se kjo nuk do të ndodhte, fatura e madhe e tërmetit do të ishte një kosto e papërballueshme, që do t’i mbivihej pamëshirshëm mbi shpinë dështimeve të qeverisë. Natyrisht, në dëm të atyre që u prekën nga tërmeti, në radhë të parë, dhe tërthorazi pastaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta dinte as edhe europianisti më i thekur në Shqipëri dhe jashtë saj. Sepse shfaqje të tilla pozitiviteti janë po aq të paparashikueshme sa edhe vetë tërmetet.

Sot është një ditë kur duhet të anashkalohen të gjitha të këqijat, edhe sepse e ka brenda përgjigjen e merituar për “sovranistët” e lodhur të Tiranës, që për interesat meskine dhe llogaritë e tyre të prishura e vënë herë pas here në dyshim raportin tonë me partnerët perëndimorë. Do të mjaftonte ajo që ndodhi sot në Bruksel për t’i refuzuar dhe mëshiruar ata.

Dhe në fund fare, qeveria do të bënte mirë që të na i kursente krekosjet dhe mburrjet për një meritë që nuk është e saj. Ajo duhet të përveshë mëngët kokëulur dhe të nisë pa humbur kohë rindërtimin, duke shmangur standartet dhe veset e veta famëkeqe me fondet publike, por mbi ta gjitha, duke u fokusuar tek transparenca. Sepse praktikisht është i vetmi kërcënim për ta shkatërruar apo prishur këtë mrekulli, që prodhoi sot Brukseli për Shqipërinë.

12 komente në ““Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, sepse Shqipërinë nuk e lanë vetëm”

  1. Daj Sami says:

    Po pse zotri,nuk qenka e saj,po si su bete njehere te vetme,njerez,po kush levizi ne cdo kancelari,po kush beri disa ore udhetime ne shume shtete,po kush diti te flase me ata qe ndigjojne,po kush,kush,kush………..,,po ju jeni njerzit me te diskretituar,jo te gjithe demokratet dhe opozitaret,po ju ajka e krimit dhe e horllekut,po qe dogjet,vodhet,vrate,shitet kete vend,per interesat tuaja,po kush ju beson juve,ju jeni me damke,si berenda ashtu dhe jashte,ju jeni te mbaru,ju s’ka doktor qe ju ben derman,prandaj do rrini gjate ne stol,nje pjese e juaja,do dale ne pension ne stol

    1. Ilir says:

      E filloi mire Astriti,por u kujtua qe mund ta kritikoje doktori me te tijte dhe… I shtoi ca radhe ashtu… kot. Nuk ka pike dyshimi qe EDI RAMA ka bere miq me punen e tij, me elokuencen unike si askush tjeter nga politikanet ne Shqiperi. Te pakten per nje here te vetme…hiqni kapelen.

    2. ermal berati says:

      Koment is sakte

  2. Gjenerata 1964 says:

    Leri perrallat.Heronj mbas beteje dalin te gjithe.

  3. Skulptori says:

    Patoz shkrimin e ke te bukur por mbylljen e ke DHJEEER. E kujt tjeter te jete merita pervecse e Edi Rames dhe Qeverise se Tij.

  4. Jimi says:

    Tapoz! Edhe pse e ke kundershtar politik, edhe pse s’te pelqen, e ndersme do te ishte ta pranoje dhe ta thuash hapur,qe i gjithe ky aksion u ndermor dhe u realizua me sukses vetem per merite te Rames. Mandej per te tjerat kritikoje sa te duash.

  5. pilafi says:

    Or taj budall, a po nuk po don me e kuptue se e tan merita asht e zotnise se tij Edi Rama.
    Or taj budall a nuk po don me e kuprue se Edi Rama tash asht lideri me i math i tan historiese se popullit shqiptar.
    Or taj budalle as po thue edhe njehere te vetme “falemineres zoti Edi Rama”?

  6. Luli says:

    A na sjell ca pare per termetin. Se me llafe je mare tere jeten.

  7. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    Lëri SHQIPTARËT rehat në Punën e tyre , sepse NUK kanë nevojë për “LLOGJE KAVAJE” O HAJDUT Patozi , që LUAJE BIXHOZ në KAZINOTË E MALIT ZI me LEKËT dhe €UROT që ju VIDHJE dhe GRABISJE !!! JE FUNDËRRINË dhe PLEHRË e PARICIKLUESHME nga Kavaja e DHJERË dhe e PËRMJERË ! VDEKJE VDEKJE e HAJDUTËVE dhe KOPESË së HORRAVE të LSI PLAÇKITJES dhe PD KRRIMIT , GRABITJES dhe NARKO-TRAFIKUT të KOINËS GLOBALE !! RROFTË SHQIPËRIA dhe KOSOVA !!! RROFTË HASHIM THAÇI LAGJENDAR

  8. Veshgues says:

    Titi Ballshi di gje sa ishte fatura e 97?
    Po per faturen e vjedhjes se Rruges kombit?
    Po faturen e vjedhjes ne CEZ? Te bene te fala Nue Kala?
    Po faturara shkaterrimeve barbare qe shkakton ish partia jote ne protestat paqesore?

  9. Tarasi says:

    ngelet gjithe jeten ‘militante’ duke mburrur qeverine kot pa lidhje….kete e verteton me se miri MACRON…qe per arsyet e qeverise shqiptare qe kaq vjet edhe akoma nuk ka mbaruar reformen ne drejtesi edhe per plot gjera te tjera qe vendosi veton per negociatat….FRANCA faktoi sot qe nuk ka gje me shqiptaret por me qeverine…sot e vertetoi me se miri me ndihmen qe dha me shume se cdo shtet tjeter europian…

  10. PoPlako says:

    Futja pordhes, si nuk qenka kjo merite e qeverise?? Me teper, eshte triumf i Edi Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje