U mblodhën mbi 1 miliard euro, Balla: Mbështetje e besim tek Rama, brenda 2020-ës do hyni në banesë më të mirë nga ajo që humbët

17 Shkurt 2020, 20:32Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla premton se qytetarët që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti do të hyjnë në banesë edhe më të mirë brenda vitit 2020.

Balla thotë se mbledhja e shumës prej 1.15 miliard euro tregon besimin e ndërkombëtarëve në planin e rindërtimit të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Ballës:

1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve

Mirënjohje të gjithë miqve të Shqipërisë sonë.

Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama:

Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.

Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. 

Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.

1 komente në “U mblodhën mbi 1 miliard euro, Balla: Mbështetje e besim tek Rama, brenda 2020-ës do hyni në banesë më të mirë nga ajo që humbët”

  1. Zenelaj pas kodres says:

    Tauland palla uroj qe ti te mos fusesh ndonji nga ata horrat e Elbasanit qe para tre javesh drekove dhe u bere shume premtime… Ti kancer i vertete i Partise Socialiste. Nga Ty duhet te ruhen te gjithe… Je i peshtire dhe i pabese…mjere PS qe te ka dhene aq pushtet. Do te dalin te gjitha poshtersite qe ben, bashke me traffikantet qe te mbeshtesin…. Nuk do te jete e larget dita kur do te diskretitohesh….me fakte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje