Kërkesa e shqiptarit që mori peng avionin në 1970: Largohuni nga Vietnami dhe mos i shisni avionë Izraelit

Nga Aurenc Bebja

 “Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 24 qershorit 1970, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me veprimin dhe kërkesën e veçantë të një shqiptari që jetonte në Amerikë dhe që urrente presidentin amerikan Richard Nixon, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ekuipazhi i rrëmbyer nga një pirat i ajrit shqiptar që donte të hakmerrej ndaj Richard Nixon-it

Romë, e martë (A F.P., A.P., U.P.I.). – “Asnjë nga pasagjerët nuk e vuri re që avioni ishte rrëmbyer, gjithçka kaloi pa incidente.”, tha në ndalesën e Romës Zonjusha Veronika Ballman, nga Mynihu, një nga stjuardesat e Boeingut – 707 të Panam Bejrut – Nju Jork, i cili, dje, u mor peng në drejtim të Kajros nga një pirat i ajrit.

Bëhet fjalë për Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferrin), 38 vjeç, shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, ku ushtron profesionin e tregtarit të materialeve të ndërtimit, i cili shpjegoi gjestin e tij për urrejtjen që kishte ndaj Amerikës.

Ndërsa avioni me 134 pasagjerë dhe prej dhjetë anëtarësh të ekuipazhit fluturonte mbi Nikozi (Qipro), Xyaert (Xhaferri), i cili mbante një revolver të fshehur pas një çante udhëtimi, e detyroi Zonjushën Ballman të hapte kabinën e pilotazhit. Aty, ai urdhëroi kapitenin John Burn të fluturonte për në Kajro dhe shtoi: “Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom.”

Pas uljes në Kajro, ndërsa policia egjiptiane i afrohej avionit, pirati qëlloi një herë në njërën prej dritareve të kabinës, dhe më pas u dorëzua pa rezistencë.

Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferri) nuk ka kërkuar azil politik në Kajro. Midis pasagjerëve të Boeing-ut ishin njëmbëdhjetë punonjës të Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë një ministër këshilltar, Z. Thatcher. Ky i fundit nuk hasi asnjë vështirësi për kërkuar fluturimin e avionit, i cili vazhdoi rrugën për në Romë, Paris dhe Nju Jork.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Kërkesa e shqiptarit që mori peng avionin në 1970: Largohuni nga Vietnami dhe mos i shisni avionë Izraelit”

  1. Ani says:

    Njerez te medhenj idealiste.

    Nuk vrau dhe plagosi kerkend dhe nuk kerkoi as azil politik.

    Thjesht nuk donte qe Amerika te vazhdonte te vriste me qindra mijra ne Vietnam dhe Kamboxhia.

    1. Klimax says:

      “Njeri i madh dhe idealist” apo terrorist islamik, antiamerikan dhe antisionist? Vertet, perse kerkoi te ulej aeroplani ne Kajro, ne nje vend mysliman si Egjypti qe ne ate periudhe ishte armiku me i madh i Izraelit dhe kercenonte ate se do e “zhdukte nga faqja e dheut”? Megjithate Izraelit i mjaftuan vetem 6 dite ne vitin 1967 qe ushtria egjyptiane te ngrinte flamurin e bardhe!

      1. ben says:

        Klimax-eshte e vertete se rrembimi i nje avjoni me udhetare te pafajshem eshte akt illegal, por me sa di une, terroristet vrasin pengjet e tyre. Ne kete rast, askush nuk humbi jeten. Nga ana tjeter, eshte fakt se si Izraeli i trajton palestinezet. Cifutet, qe kane vuajtur nga holokausti nazist, nuk duhet te bejne te njejten gje qe hordhite naziste bene kunder tyre. Nje nga keto eshte shpronesimi i palestinezeve dhe ndertimi banesave per emigrantet cifute qe vinin nga Rusia dhe vende te tjera. Natyrisht qe nuk mund te pranoj ate qe bejne radikalet islamike qe hedhin bomba mbi Izrael, por as me izraelitet qe vrasin gra e femije ne Palestine. Po keshtu, nese Izraeli nuk do kishte mbeshtetjen e SHBA-se, kishte zero shanse te fitonte luften me Egjiptin, njesoj si Greqia jote me Turqine.

  2. TIRONA says:

    Rri shtrember dhe fole drejt:
    Izraeli,qe ka qene viktime ne luften e ll boterore:
    ESHTE PUSHTUES I POPULLIT TE VARFER PALESTINEZ,DHE TANI DO TA ZBYTHE AKOMA.
    BOTA E CIVILIZUAR, SIDOMOS USA ME LOBIN EBRE EJANE TE PADREJTE DHE FAJTORE ME PALESTINEN.

  3. alex says:

    keta tipa jane ata gjarprinjte me helm qe hane buken e kristianit, por zemra u ri tek stergjysherit e tyre ne arabi, per keta tipa s’ka ilaç, por vetem shtypja e kokes ,

    1. ben says:

      alex-te keshilloj qe te lexosh historine qe te kuptosh se shqiptaret jane autoktone ne trojet e tyre ne Ballkan. Ato qe sot paraqiten si myslimane jane pinjolle te familjeve kristiane, te konvertuar ne islam mbas viteve 1800, pra ata nuk mund ti kene patur stergjyshet nga Arabia sic thua zotrote. Feja islame u fut nga pushtuesi turk me forcen e shpates. Tre ishin aresyet kryesore se perse shqiptaret u konvertuan ne mase ne fene islame:
      1- E drejta e mbajtjes se armeve i njihej vetem myslimaneve.
      2-E drejta e trashegimise. Per myslimanet, pasuria e prinderve u kalonte femijeve automatikisht. Per kristianet, ata duhet te paguanin nje takse qe shpesh e kalonte vleren e pasurise.
      3-E ashtuquajtura “Takse e gjakut” u aplikua ne mase nga pushtuesit osmane ne Shqiperi dhe Bosnje. Kjo takse presupozonte marrjen e djemve 8-12 vjec nga familjet e krishtera dhe dergimi i tyre ne Turqi, ku ata rriteshin si myslimane dhe sterviteshin si ushtare te trupave elite osmane te quajtura “jenicere”. Shumica e ketyre djemve nuk u kthyen kurre ne Shqiperi. Ne ate kohe kur ekzistenca e nje familje varej nga ekzistenca e femijeve djem, marrja e ketyre femijeve ishte nje fare denimi me vdekje per keto familje. Per te shpetuar gjene me te vyer qe kishin, shume shqiptare u konvertuan ne myslimane.
      E keqja eshte se si zotrote, ashtu edhe ata qe sot ndjekin fene islame jane injorante qe nuk njohin historine e tyre. Keshtu, juve i quani keta individe “Arab, turk” e te tjera epitete qe nuk kane te bejne fare me te verteten, ndersa keta qe paraqiten sot si myslimane te “devotshem” jane po aq injorante sa zotrote per te mos ditur se historikisht ato e kane prejardhjen nga te krishteret, pasi ashtu kane qene te paret e tyre.
      Per mendimin tim, feja eshte dicka personale, por per ne shqiptaret, ndjekja e fese myslimane eshte tradheti ndaj te pareve tane dhe vuajtjeve te tyre per mbijetese. Me dy fjale, te gjithe ne shqiptaret e sotem e kemi prejardhjen nga te krishteret.

  4. taso kume says:

    PER sa i perket IZRAELIT luften 6 ditore e fitoj BOTA JO IZRAELI se aparaturat e mjeteve ushtarake te arabeve i bllokuan FRANCEZET ,ANGLEZET AMERIKANET ETJ .BOTA ivestoj per ngritjen e nje vendi per çifutet nuk mund ti linte ne balte,dhe me kryesorja ishte nje shperblim nga keto vende per indiferencen ndaj holokaustit. Centralin berthamor te negevit e kane dhurat nga FRANCEZET per trenat me çifute qe niseshin drejt BUKENVALDIT, MATHAUZENIT, DAKAU, TRBLINKA, ETJ,raketat per mrojtjen nga raketat e amasit i kane AMERIKANE,per sa i perket SHQIPTARIT TE amerikes ” heroi” akti eshte teroriste dhe i denushem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *