PD kërkon zgjedhje të reja, me drejtësi të vjetër

20 Shkurt 2020, 18:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati i parë i fortë që ka lindur në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka të bëjë me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor dhe raportin e tyre me Vettingun.

Partia Demokratike ka propozuar që mosmarrëveshjet zgjedhore të gjykohen nga gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar filtrin e vettingut, dhe atyre t’u ofrohet një amnisti 4 vjeçare nga ky proces.

Potencialisht, një gjyqtar i korruptuar mund të zgjidhet në Kolegjin Zgjedhor dhe të qëndrojë aty për 4 vjet pa u ngacmuar nga askush.

Shumica ka kundërshtuar këtë propozim, duke e cilësuar si në kundërshtim me frymën e Reformës në Drejtësi dhe vetë përcaktimet kushtetuese. Në vlerësimin e mazhorancës, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut nuk janë të negociueshme.

Kushtetuta përcakton se çdo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i nënshtrohet procesit të vettingut për të garantuar pavarësinë e tij dhe pastertinë e figurës.

Përse ka lindur ky debat?

Bazuar në ligjin aktual zgjedhor në fuqi, Kolegji Zgjedhor si autoriteti më i lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur për 4 vjet me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Këta gjyqtarë i përkasin trupës së Gjykatës së Apelit. Ligji u krijon mbrojtje të veçantë, pasi gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk mund të bëhen objekt i penalizimeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe as nga Ministria e Drejtësisë.

Deri më tani, raportet e OSBE-ODIHR dhe as palët politike, nuk e kanë atakuar si problematik çështjen e Kolegjit Zgjedhor, por e kanë njohur dhe pranuar atë sipas kësaj formule.

Procesi i reformës në drejtësi ka krijuar nevojën e një Kolegji të ri Zgjedhor për dy arsye juridike. E para, sepse një pjesë e gjyqtarëve aktual të Kolegjit janë përjashtuar pasi nuk kanë kaluar me sukses procesin e vettingut dhe pjesa tjetër duhet t’i nënshtrohet këtij procesi si një detyrim kushtetues.

E dyta, sepse në kuadër të Reformës në Drejtësi, tashmë nuk ekziston Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si institucioni që bën zgjedhjen e gjyqtarëve të Kolegjit.

Gjithashtu, në raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e qershorit 2019 thuhet se “ndonëse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë objekt procedimesh disiplinore përgjatë gjithë mandatit të funksionimit të Kolegjit, ata janë objekt i ‘procesit të vetting-ut’ që është në vazhdim e sipër, i cili mund të ndikojë në sigurinë e vazhdimësisë së tyre si gjyqtarë dhe, rrjedhimisht, mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”.

Thënë më qartë, ODIHR mendon se një gjyqtar i cili është në pritje të procesit kushtetues të vettingut, mund të jetë potencialisht i ndikueshëm në vendimmarrjen e tij.

Deri këtu, të gjitha palët kanë dakordësinë për të adresuar si ngërçet e krijuara nga zbatimi i Reformës në Drejtësi, ashtu edhe shqetësimin e shprehur në raportin e ODIHR-it.

Pika e thellë e ndarjes ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si shihet zgjidhja e problematikave.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozojnë shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore, e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtarë.

PD dhe opozita propozojnë që këta gjyqtarë që do të zgjidhen në Kolegjin Zgjedhor, t’i nënshtrohen moratoriumit 4 vjeçar, në raport me vettingun. Pra, thënë më qartë, gjyqtarët që nuk i janë nënshtruar vettingut, konkurrojnë për t’u bërë pjesë e kësaj strukture dhe që nga zgjedhja deri në përfundim të mandatit, ata të jenë të përjashtuar nga procesi i vettingut.

Praktikisht, me këtë propozim Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialistë për Integrim refuzojnë reformën në drejtësi, procesin e vettingut dhe të gjithë produktet e deritanishme të reformës.

Siç dihet publikisht, procesi i vettingut ka qenë “vija e kuqe” e Reformës në Drejtësi dhe është mbështetur fuqimisht nga i gjithë faktori ndërkombëtar, si në deklarimet publike, ashtu edhe në monitorimin e gjithë këtij procesi në mënyrë rigoroze.

Zgjidhja që ofron Partia Socialiste në tryezën politike, përfaqësuar nga Damian Gjiknuri, është që të sanksionohet se anëtarë të Kolegjit Zgjedhor do të jenë vetëm ata, të cilët e kanë përfunduar procesin e vettingut me sukses.

Në këtë formë adresohet dhe shqetësimi i paraqitur në raportin e ODIHR-it, sepse gjyqtarët e Kolegjit do ta kenë të përfunduar procesin e vettingut dhe nuk do të jenë në pritje të tij. Kjo shmang çdo lloj ndikimi të mundshëm në kryerjen e detyrës.

Duke qenë se numri i gjyqtarëve të Apelit që e kanë kaluar me sukses vettingun aktualisht është i vogël, Partia Socialiste ka shprehur dakordësinë që shporta e kandidatëve të zgjerohet, duke përfshirë të gjithë gjyqtarët që kanë kaluar vettingun me sukses, pavarësisht nëse ata janë të Gjykatës së Apelit apo Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në këtë formë, numri i kandidaturave do të jetë i bollshëm, që përzgjedhja me short e tyre të jetë optimale për një trupë të përgatitur.

Partia Demokratike kërkon rritjen e numrit të gjyqtarëve të Kolegjit nga 8 në 15, ndërsa Partia Socialiste shprehet se ky numër nuk është e nevojshme të rritet, por edhe mund të reduktohet nga 8 në 5, sepse numri i çështjeve që gjykojnë nuk është i lartë, për ta bërë të papërballueshme ushtrimin e detyrës.

Thënë përmbledhtazi: Partia Demokratike kërkon që gjyqtarët e Kolegjit të mos kenë kaluar vettingun, ndërsa Partia Socialiste insiston se gjyqtarët e Kolegjit duhet medoemos të kenë kaluar vettingun.

Kjo tregon që në fakt problemi i PD-LSI nuk është reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e reja, por anulimi i reformës në drejtësi dhe mbrojtja e e gjyqtarëve të korruptuar, të cilët i shikojnë si shpresë politike.

Është nevoja për të shkuar në zgjedhjet e reja me drejtësinë e vjetër. Vetëm ajo i qetëson dhe u jep shpresë, aq sa duket se këta kërkojnë zgjedhje më shumë si një shans për drejtësinë e vjetër, se sa për ndonjë program të ri që pretendojnë.

14 komente në “PD kërkon zgjedhje të reja, me drejtësi të vjetër”

  1. joni says:

    Kjo do te thote Ti varesh Ujkut melcite e qengjit.Pra opozita kerkon qe ceshtjet e zgjedhjeve te trajtohen nga gjykates qe nuk kane kaluar vetingun.Pra hapur nuk duan Drejtesi.paci fat.naten e mire.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ Sh(umë) T(um) i Z(i) ilir meta
    .
    O “Shqiponjë”
    s’ka gili vili
    t’u sos vaji
    te kandili.
    Trim mbi trima
    pse frigohesh
    nga vettingu
    do kastrohesh.
    Një nga një
    venë në sitë
    gjynahqarë
    parazitë.
    Të vesh ti
    të vejë Mona
    o zengjinë
    me paret tona.
    Çeçua -Popull
    ka biçak
    do t’u kthenet
    me dajak
    ku u dhëmb
    e ku s’u dhëm
    ty “shqiponjë”
    asgjë s’të trëmb ?
    Merr kosore
    po të duaç
    kokëpalarëve
    t’ua rruaç.
    Më dy mars
    Lëtyrë Çepani
    dil, ja sheshi
    ja mejdani.
    .
    .
    .

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mos harro
      ta ngreç ca vlerën
      më dy mars
      sille dhe Erën.
      Shto dhe ca
      liroje dorën
      në tubim
      nxirre dhe Borën.
      Like xhunior
      të “shkollumin”
      vër në krye
      tregon brumin.
      Që të ini
      një e tërë
      s’do mungojë
      as Shoqja Vërrë!

      Kur me dron
      do ju filmojnë
      një mijë vetë
      do nëmërojnë
      s’do dallojë
      askush për besë
      kokëmëdhenjtë
      që janë pesë.

    2. Leci says:

      Të lumtë Gopist!
      E ke qarë!

  3. Lona says:

    NUK DO PD ZGJEDHJE SE E DI QE HUMBET
    BENE SIKUR KERKON PER TE GENJYER ELEKTORATIN E PD

  4. Lan XHABIJA says:

    Në Shkodër, o Mero djali, ka një shprehje të bukur, që, në këtë rast, është “kokë më kokë” dhe përmbledh temën e shkrimit t’uaj, KËMBË TË VJETRA, NË BYTHË TË REJA.
    A ka më bukur ?

  5. LORA says:

    Krijimi i cdo trupe gjyqesore shqiptare
    duhet te derivoje nga sita e Vetting-ut.
    Piruetat laperdhare te babaleve,ne mbrojtje
    te jetegjatesise se gjin-gjonerise dhe llallerise,,,,
    jane alternativa e vetme e tyre ne “konkurimin”
    politik.Te mjeret ata qe u besojne,ne kararin
    permanent destruktiv kunder reformimit te
    vertete te drejtesise.

  6. Besoj se kerkesa e PD eshte e drejte se dhe Gjin gjoni e ka mbaruar lejen e lindjes dhe bashke me tufen e plepave do bejne drejtesi . Bylylykleshi me pamje idioti i di njerezit kafshe si vetja e tij dhe shikon endrra me sy hapur. Gjyqtaret duhet te kalojne vetingun dhe me pas sekuestrimi dhe burgu per te paudhet ose hajdutet.

  7. koba says:

    O Gopist Me kenaqe
    Te puth Halla ne dy Faqe
    Like Pordhen e Zgerlaqe
    Te puth Halla ne dy faqe
    Po Baxhellen e harrove?
    Shiko Ferrave ku ksehaset
    Me te trete e ka leshuar
    Like pordhen e ka harruar

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Jo Koba, s’e kam harruar
      i zura me gojë të tërë
      me familjen përçudnuar
      është edhe Shoqja Vërrë.
      .
      Jo për gjë, e meriton
      edhe hatri mos t’i mbesë
      po deshe, i numëron
      se me Vërrën bëhen pesë.

  8. Shinjestra says:

    Nuk ka me qart.Pd-ke nuk e do reformen e kodit zgjedhor.Eshte me se e qart qe ajo kerkon te fusin ne kolegjin zgjedhor gjyqetar te saji qe i ka emruar Sali Berisha te cilet i thoshin amin dhe shtremberoni sipas qejfit.Gjithashtu pd-ke ka frike nga zgjedhjet se ajo nuk i fiton dot.Pike.Shume mire e ka Merua,zgjedhje te reja me gjyqetar te vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje