Më të mëdhenj, më të mirë! NEPTUN mbledh punonjës dhe bashkëpuntorë në konferencën e 11 Vjetore

21 Shkurt 2020, 17:17Ekonomia TEMA

Dje në mbrëmje ndjeva fort se isha pjesë e një prej kompanive më të mëdha në vend. Jo vetëm për faktin se isha në një nga vendet më të kërkuara të momentit, dritave të prozhektorëve, flesheve të aparatit fotografik, apo prej muzikës plot ritëm e gjallëri që të ngrinte peshë…mbase edhe prej këtyre, por më shumë sepse pashë mbi 400 persona që krenarinë e kishin të shkruar në fytyrë njësoj si unë.

E kthyer në një traditë tashmë, dje në mbrëmje u mbyll me sukses konferenca vjetore e 11 e NEPTUN. Mes një audience të gjerë të përbërë nga punonjësit e Neptun, partnerët e BEKO, bashkëpuntorë dhe drejtues të lartë të Balfin dhe kompanive të tjera pjesë të grupit. CEO I kompanisë NEPTUN, Z. Alexandros Kosenas, prezantoi arritjet e vitit që lamë pas dhe synimin për 2020-tën për të qënë Bigger& Better.

Më të mëdhenj, më të mire. Sepse të qënit I pari s’është vetëm sukses por edhe përgjegjësi për ti shërbyer konsumatorit, jo vetëm për të plotësuar nevojat e tij por për ta ndihmuar që të jetojë më mirë.

Një stafet. Kjo ishte analogjia e përdorur për të treguar mbi përditshmërinë e punës së të gjithë stafit të Neptun dhe partnerëve të vet. Vetëm njëri e prek vijën e finishit dhe mbase gjithë sytë janë tek ai, por që vija të shkelet është puna e gjithë skuadrës. Një skuadër që përvec adminstratës, është e shtrirë dhe në 26 dyqane nga veriu e deri në jug të Shqipërisë. Ishin pikërisht këta të fundit që u duartrokitën fort sepse janë ata që kanë batonin të fundit, janë ata që do e shkelin vijën e finishit dhe që do e kthejnë punën e të gjithëve në një histori suksesi.

Mbase tashmë është prekur qielli, por le të përpiqemi të rrokim yjet. Dhe të gjithë bashkë në NEPTUN do ta arrijmë edhe këtë…

2 komente në “Më të mëdhenj, më të mirë! NEPTUN mbledh punonjës dhe bashkëpuntorë në konferencën e 11 Vjetore”

  1. Shijaku says:

    Artikull shkruesi/a,paska kalu ne orgazem vetem nga suksesi i Neptunit.Sa mire
    Uffff na mbyten idiotet.

  2. Drina says:

    Ku jeni me te miret? Blen paisje elektroshtepiake tek ju, del me difekt dhe brenda garancise ti duhet te paguash teknikun dhe per te marre paisjen mbrapsht duhet te paguash perseri transportin dhe instalimin. Ku eshte pare dhe degjuar kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje