Këshilltari Henz zbulon se koronavirusin e solli Rama, që të dështojë mitingun e Metës më 2 Mars

23 Shkurt 2020, 19:32Antena TEMA

Pas lajmeve të papritura se virusi ka mbërritur në Itali dhe rrezikohet Shqipëria, këshilltari Henz pas konsutimeve të tij, me Fuqitë e Mëdha, ka arritur në përfundimin, se e gjithë kjo është vepër e Edi Ramës për të dështuar mitingun e 2 Marsit të Ilir Metës.

Në një letër drejtuar Jarit , këshilltari Henz shkruan:

I dashur Jari!

Siç e shikon, shtypi po mbushet me lajme alarmante rreth koronavirusit që ka mbërritur në Shqipëri. Një vajzë e panjohur ka regjistruar një mesazh me zë dhe e ka shpërndarë në WhatsApp, ku tregon se ka parë me sytë e saj në spital pavionet mbushur plot me të sëmurë.

Nga ana tjetër PD dhe Doktori kanë ngritur alarmin se koronavorusi ka mbërritur dhe po bën kërdinë.

Unë nuk besoj se këto janë lajme të rreme. Unë besoj se këto janë lajme reale.

E vetmja gjë që ka ndodhur artificialisht është pacienti “Zero”, që e ka sjellë virusin.

Ai është Edi Rama. Ai e ka sjellë një herë në Itali që të mos kuptohej, dhe pastaj duke ditur afërsinë dhe komunikimin tonë me Italinë e solli në Shqipëri. Këtë e ka bërë në bashkëpunim me komunistët kinezë.

Qëllimi është që më 2 Mars ai të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare dhe të anullojë mintingun e Ilir Metës.

Siç e dini, mitingu i parë i Ilir Metës i lajmëruar më 8 Dhjetor, u anulua se ra tërmeti shkatërrimtar.

Tani mitingu i dytë, i cili pritej të rrëzonte qeverinë, duket se po sabotohet nga koronavirusi. Edi Rama me tinzari e ka sjellë atë në Shqipëri, për të shkatërruar opozitën.

Sipas të dhënave të mija nga Kancelarja Merkel, në Shqipëri do të shpallet gjendje e emergjencës më 29 Shkurt, dhe në datë 1 Mars do të dalë urdhër që të mos lejohen grumbullime mbi tre vetë, se rrezikojnë të sëmuren nga koronavrusi. Po ashtu pritet që Tit Vasili të shpallet me lajme të rreme si i prekur nga Koronavirusi, dhe kjo mund të shkaktojë panik në gjithë kryesinë e LSI, të cilët do thonë: Kur e kapi dhe Tit Vasilin që është mjek, çfarë pret për ne.

Kjo gjë ka për ta shkatërruar komplet mitingun e 2 Marsit.

Të vetmit që mund të rezistojnë janë grupi i Astirit dhe Çuni i Faros, të cilët kanë ndërkohë pajisjet e kundragazit që kanë përdorur vitin e kaluar.

Tritan Shehu po ashtu rrezikon të sëmuret shpejt se ai ka zakon që fut gishtat në hundë.

Sabotimi i mitingut të Ilir Metës përmes fatkeqësive kombëtare, synon të krijojë idenë se Ilir Metën nuk e do as Zoti, e jo më shqiptarët. Kjo është e gjitha lojë e Edi Ramës që e bën për të ruajtur pushtetin e tij. Ndaj ne duhet të rezistojmë.

Deri më 2 Mars asnjë të mos dalë nga shtëpia, secili të kujdeset për shëndetin personal, mos fusim gishtin në hundë, dorën në gojë, të lahemi sa herë hyjmë e dalim nga tualeti dhe të mos bëjmë dashuri. Vetëm kjo mund të na shpëtojë që më 2 Mars të jemi të shëndetshëm dhe të jemi në këmbë në bulevard. Pastaj s’ka koronavirus të na ndalë.

1 komente në “Këshilltari Henz zbulon se koronavirusin e solli Rama, që të dështojë mitingun e Metës më 2 Mars”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje