“Çfarë më tha Cafi për Xhevdet Mustafën, para se të merrte armët me Sali Breshnin”: Dëshmia e shokut të ngushtë të Fatmir Gushës, që u vra nga policia në ’83-in

24 Shkurt 2020, 18:11Politika TEMA
“Çfarë më tha Cafi për Xhevdet Mustafën, para

Memorie.al publikon dëshminë e panjohura të Myfit Tukiçit nga qyteti i Shkodrës, për ngjarjen e 23 janarit të vitit 1983, ku në qëndër të qytetit të Shkodrës mbetën të vrarë dy djem të rinj, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, të cilët pasi kishin luftuar për tetë orë kundr forcave të policisë, ushtrisë dhe atyre rezerviste, si dhe forcave speciale (Reparti 326), të ardhura nga Tirana, u qëlluan me granata, pasi më parë një tank i vogël i Divizionit ushtarak të Shkodrës u kishte shëmbur shtëpinë ku ata ishin ngujuar aty te rrugica pas Institutit Pedagogjik, “Luigj Gurakuqi”.  Myfit Tukiçi, jo vetëm që ka qenë një nga shokët më të afërt të Caf Sustës, por ai është njeriu që e ka shoqëruar atë ditë të ftohë janari të vitit 1983 gjithë ditën dhe është ndarë i fundit me të, pas asaj ngjarje ku ai do mbetej i vrarë, gjë të cilën Cafi e kishte paralajmëruar atë pasdite me të…

Nga Dashnor Kaloçi

“Të them të drejtën, dukej se Cafi kishte vendosur të merrte hak rreth asaj që i kishte ndodhur me shtëpinë, ku njërën në qëndër të Shkodrës ja kishin marrë dhe atë në internim në Hajmel që ishte e djegur pas konfliktit me forcat e policisë, përveç bisedave rreth punës që kërkonte të fillonte, më fliste edhe rreth problemit të shtëpisë, duke më thënë shpesh: “A e pe Myfit, si ishte bërë shtëpia”?! Po kështu, dy tre herë atë ditë më ka thënë” “Ke me ja ndi edhe njëherë zanin dhe krismën Xhevdet Mustafës, e do më kujtojsh”. Kur ma tha njëherë atë fjalë, me ne prezent ka qenë dhe shoky ynë, Ndoc Toma, por unë nuk e mendova më gjatë se çfarë do të thoshte me ato fjalë Cafi, dhe nuk ja pohova dhe as e kundërshtova”.

Flet dhe dëshmon për herë të parë për Memorie.al, Myfit Tukiçi nga qyteti i Shkodrës, i cili rrëfen të gjithë historinë e bujshme të ngjarjes së 23 janarit të vitit 1983, ku dy djem të rinj nga ai qytet, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, luftuan rreth 8 orë kundra forcave të policisë, ushtrisë dhe atyre rezerviste, si dhe forcave speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana, mbetën të vrarë nga ndërhyrja e tankut që iu prishi shtëpinë te Hysaj-t, ku ata ishin ngujuar në një rrugicë pas Institutit Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” në qëndër të Shkodrës.

Myftit Tukiçi, jo vetëm që ka qenë një nga shokët më të afërt të Fatmir Gushës, por ai është njeriu që e ka shoqëruar atë ditë të ftohë janari të vitit 1983 gjatë gjithë ditës dhe është ndarë i fundit me të. Kjo intervistë me z. Tukiçi, vjen pas dy intervistave që Memorie.al ka botuar këto ditë, me ish-kryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj, dhe atë me z. Mit’hat Gusha, njëri nga vëllezërit e Fatmirit, të cilat i kemi realizuar dhe po i publikojmë në kuadrin e zbardhjes së asaj ngjarje që për 37 vjet me rradhë u mbajtën në heshtje të plotë.

Zoti Myfit, kur e keni njohur Fatmir Gushën, apo siç njihej ndryshe nga shoqëria në Shkodër, si “Caf Susta”?

Me Cafin jemi njohur në fëmijëri dhe kemi qenë shokë të ngushtë që nga ajo kohë, ishim dhe komshi si familje në lagjen Rus në qëndër të Shkodrës. Po kështu përveç kësaj ne kemi qenë bashkë dhe në burg në kampin e Bulqizës, pasi Cafi ishte dënuar përpara meje dhe unë e gjeta aty në kamp në vitin 1980-të kur u dënonva.

Përse ishte dënuar Cafi?

Cafi ishte dënuar me pesë vjet burg “prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë”, mbaj mënd edhe gjyqtarin që e ka dënuar, i cili ka qenë Haki Kraja.

Konkretisht për çfarë i kishte kundërshtuar Cafi forcat e policisë?

Për një ngjarje që ka ndodhur në Kafe të Madhe, ku dikush theu një shishe dhe kur erdhi policia me e arrestu, sepse u bë një xhurmë e madhe, Cafi i doli për zot duke thënë se e kishte thyer ai dhe bëri debate me policinë. Kaq ishte e gjitha ajo ngjarje që ai u dënua, por duhet thënë se Cafi nuk donte me i pa me sy ata të policisë, se me ta identifikonte pushtetin e asaj kohe.

Pas lirimit nga burgu, e vazhduat përsëri miqësinë që kishit?

Patjetër që e vazhduam miqësinë dhe kujtoj që kur është liruar Cafi nga burgu në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1982, (pas amnistisë që u dha ku ai fitoj pak muaj, pasi pothuaj e kishte kryer të gjithë dënimin prej pesë vitesh), kam shkuar unë te Dega e Brëndëshme e kam marrë me biçikletë dhe kemi shkuar në fshatin Hajmel, ku në atë kohë ishte e internuar familja e tij.

Kë gjetët nga familja e Cafit kur shkuat në Hajmel?

Aty kemi gjetur vetëm nënën e Cafit, Havanë, me nipin e vogël, pasi të gjithë të tjerët ishin  nëpër burgje e internime, pas ngjarjes së djegies së shtëpisë nga ana e vëllait të tij, Hydajetit.

Pse në atë kohë që shkuat me Cafin në Hajmel, kishte ndodhur ngjarja e djegies së shtëpisë?

Po, kishte ndodhur, kur shkuam ne Cafi pa shtëpinë të shkrumbuar pa asnjeri nga familja, (pasi i kishin internuar dhe burgosur), atij i iku truri dhe kaloi në një gjëndje shpirtërore gati depresive prej asaj që kishte shihte.

Sa ndenjët në atë shtëpi dhe ku shkuat më pas?

Atë natë kemi ndenjur në atë shtëpi të shkrumbuar gjatë gjithë natës, duke pirë nga një gotë raki me turshi, që na i solli Shan Leka, një shoku ynë që dhe ai ishte i internuar aty.

Edhe Shani ndenji me ju?

Po patjetër edhe Shani e kishim shumë shok.

Çfarë bisedash bënit, a kujton ndonjë gjë, p.sh. a flisnit kundër regjimit të asaj kohe?

Biseda të zakonëshme kemi bërë, por Cafi vetëm fizikisht ishte aty me ne, se me mëndje s’ishte fare. Thashë se ishte në një gjendje tmerrsisht dëshpëruese, ia kishin dënuar vëllanë, Hydajetin dhe katandisur shtëpinë në atë gjëndje. Atë natë nuk kemi folur hapur kundra regjimit, jo se druheshim dhe kishim frikë, ne ishim shokë të ngushtë, por unë nuk doja ta mërzisja më shumë Cafin. Pra nuk doja me ja shtu më shumë atë mllef që po e mbyste.

Po të nesërmen, çfarë bëtë, ku shkuat?

Të nesërmen shkuam në Shkodër dhe kemi taku djalin e madh të Cafit, Bardhin 12 vjeçar. Qaj njëri dhe qaj tjetri, nuk di të shpjegoj se çfarë gjëndje ishin ata bab e bir atë ditë. Dhe pasi kemi ndenjur bashkë gjithë ditën, jemi ndarë nga darka, Cafi shkoj të flinte tek shtëpia e vëllait, Fahriut, i cili e kishte shtëpinë në lagjen, Perash, në katin e parë të një pallati parafabrikat. Unë ndenja pak aty te shtëpia e Fahriut dhe pastaj u largova dhe shkova në shtëpinë time.

Kur e keni takuar përsëri Cafin para se të ndodhte ngjarja e 23 janarit?

Bashkë kemi qenë edhe ditën e 23 janarit 1983 gjithë ditën dhe jemi ndarë pak para se ai të shkonte me marrë armët me Sali Breshnin dhe që ndodhi ajo që ndodhi

Si e kujtoni ditën e 23 janarit të vitit 1983, ku keni qëndruar dhe çfarë keni biseduar me njëri tjetrin?

Atë ditë si zakonisht kemi dalë e jemi taku rrugës me shokë të tjerë, por nuk jemi nda me njëri tjetrin për asnjë minut deri nga pasditja, kur u futëm te një lokal, “Pastiçeri” që ndodhej afër shtëpisë në Parrucë. Aty kemi ndenjur gjatë, duke biseduar dhe duke pirë kafe dhe nga një gotë vermut, se nuk kishte pije tjetër.

A fliste Cafi kundër regjimit, apo më saktë lidhur me ndonjë hakmarrje të tij për atë që i kishte ndodhur me familjen, siç ishte djegia e shtëpisë dhe burgosja e internimi i vëllezërve të tij?

Kujtoj shumë mirë bisedat që kemi bërë me njeri tjetrin, ai ishte dhe takimi ynë i fundit, siç thashë, kur u ndamë, Cafi ka shkuar me marrë armët me Sali Breshin dhe ndodhi ngjarja ku mbetën të vrarë. Pothuaj gjithë kohën që kemi ndenjur bashkë me Cafin atë ditë, problemi kryesor i tij ishte me fillu punë, dhe me mbajt familjen, pasi kishte gruan dhe tre fëmijë, ku më i madhi ishte Bardhi 13 vjeç. Pra, gjithë bisedat që kemi bërë atë ditë, silleshin rreth problemit të punës që donte të fillonte.

Po ndonjë fjalë tjetër për shtëpinë që i kishin djegur a ju thoshte, si p.sh. për ndonjë hakmarrje apo lidhur me armët që do merrte, a ju tha…?

Të them të drejtën, dukej se Cafi kishte vendosur që të merrte hak, pasi përveç bisedave rreth punës që kërkonte të fillonte, më fliste edhe rreth problemit të shtëpisë, duke më thënë shpesh: “A e pe Myfit, si ishte bërë shtëpia”?! Po kështu, dy tre herë atë ditë më ka thënë” “Ke me ja ndi edhe njëherë zanin dhe krismën Xhevdet Mustafës, e do më kujtojsh”. Kur ma tha njëherë atë fjalë, me ne prezent ka qenë dhe shoky ynë, Ndoc Toma, por unë nuk e mendova më gjatë se çfarë do të thoshte me ato fjalë dhe nuk ja pohova dhe as e kundërshtova për atë që po më thoshte.

Vetëm aq ju ka thënë dhe punë armësh nuk ju ka përmëndur…?

Asnjë fjalë nuk më ka thënë dhe as kam ditur gjë për punën e armëve që do merrte, se në asnjë mënyrë nuk do ja kisha aprovu dhe nuk do e kisha lënë ta bënte atë veprim, nuk do isha ndarë prej tij.

Kur u ndatë atë ditë me Cafin?

Jemi ndarë aty nga ora gjashtë e pasdites kur ishte errur dhe unë ika në shtëpi.

Kur mësuat ju rreth asaj që kishte ndodhur me shokun tuaj të ngushtë, Cafin?

Rreth orës 20 e 30 të darkës në mos gaboj, kur dëgjuam pushkët dhe zhurmën e madhe që u bë, kemi dal në dritare dhe në oborr të shtëpisë, me pyt se ça janë ato krisma?

Dhe ça ju thanë, apo ç’farë flitej për atë që po ndodhte?

Njerzit ç’farë nuk thonin, por ajo që zuri vënd, ishte se: “Kishin hyrë diversantë nga Jugosllavija dhe policia i kishte rrethuar dhe po luftonte me ta”. Asgjë tjetër nuk morrëm vesh dhe as kush ishin ata që ishin të rrethuar dhe po luftonin kundra policisë, asnjë emër nuk dihej.

Kur e morrët vesh se aty ishte shokua juaj, Cafi?

Nga ora nji e gjysëm e natës kanë ardhur tek shtëpia ime, (në lagjen Rus, apo “Partizani” siç ja vunë më vonë emrin), Ismet Priku, kryetar i Komitetit Ekzekutiv në mos gaboj se ishte në atë kohë, dhe bashkë me të, ka qenë edhe një hetues me emrin, Fatos Shano,si dhe Zija Vuçaj, e disa të tjerë, të gjithë të veshur zborista, por unë ata munda të dalloj, se plus që ishte natë, por siç thashë ata ishin të veshur zborista.

Ç’farë ju thanë ata?

Ata erdhën gjithë zhurmë duke bërtitur: “Hapni derën” dhe më kishin rrethuar shtëpinë time. Kur dola në korridor, Fatos Shano që kishte ndaluar te dera e oborrit, më tha: “Ku ke qenë sot”? Unë ja tregova të vërtetën, duke i thënë se ku dhe me kë kam qenë dhe u thashë: “A të vishem…”?

Çfarë ju thanë ata pas kësaj?

Ata më thanë: “Jo, jo, po patëm nevojë, vijmë prap”. Dhe Fatosi vazhdoi: “Ç’a të ka thanë Cafi”? Dhe unë iu shpjegova se ai kishte problem me fillu punë dhe asgjë tjetër nuk më kishte thënë.

Pse erdhën ata tek ju?

Jo vetëm pse ishim shokë të ngushtë, por siç duket ata na kishin ndjekur dhe survejuar gjithë ditën dhe kanë kujtuar se jam dhe unë atje me Cafin, deri sa ata kan mbetur të vrarë, askush nuk e ka ditur se kush tjetër është aty me të.

Ju personalisht, kur e mësuat se çfarë kishte ndodhur me Cafin dhe shokun e tij, Sali Breshnin?

Të nesërmen në mëngjes kur dola nga shtëpia kam takuar afër Komitetit Ekzekutiv vëllezërit e Cafit, morra vesh gjithçka kishte ndodhur.

Pas asaj nate, a ju kanë thirrur më?

Jo, pas asaj nate nuk më kanë thirrur dhe as më trazuar më.

17 komente në ““Çfarë më tha Cafi për Xhevdet Mustafën, para se të merrte armët me Sali Breshnin”: Dëshmia e shokut të ngushtë të Fatmir Gushës, që u vra nga policia në ’83-in”

  1. TT says:

    Rusi nuk eshte nje qender e Shkodres por lagje periferike dhe Caf Susta nje legen ,o Zot po na nxjerrin dhe Cafin Hero.ai vrau nje djale te pa fajshem dhe plagosje disa pasi u deh dhe u mbyll ne institut dhe gjuante me ajer.neser do nxjerrin Hero dhe Loro Cinin e dine Shkodranet.

  2. TT says:

    Rusi nuk eshte nje qender e Shkodres por lagje periferike dhe Caf Susta nje legen ,o Zot po na nxjerrin dhe Cafin Hero.ai vrau nje djale te pa fajshem dhe plagosje disa pasi u deh dhe u mbyll ne institut dhe gjuante me ajer.neser do nxjerrin Hero dhe Loro Cinin e dine Shkodranet.,

  3. vlora says:

    Amerika eshte vendi me demokratik .Kete e pranojm te gjithe.Dil ne mes te qytetit atje dhe qello me arme.JE i vrare ne vend.Mos nxirni heronj te reme

  4. Varthi says:

    Po ç’na duhen historitë e banditëve, or Kalosh? Këta aventurierë kishin ardhur për të bërë terror, duke vrarë njerëz të thjeshtë apo nëpunës të rëndomtë. Po demokracia, Kalosh, nuk vjen me terror, po me revolucion të kadifejtë. A nuk erdhi kështu në Europën Juglindore. Pra, këta terroristë nuk mund të sillnin demokraci, po dhunë dhe gjak. Prandaj edhe gazeta “Tema” e ka kot që herë pas here boton shkrime të tilla pa vlerë. S’ka lëndë për të mbushur faqet!?

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Or zoti ‘TT’ unë për herë të parë këtu në gazetë e lexova historinë e këtij Cafit. .nuk e di nuk e njoh. .sigurisht që ju shkodranët e njihni më mirë. .por që ai ka qënë i shtyrë edhe nga mizeria ku kishte përfunduar familja e tij këtë nuk e mohon dot. .mund të ketë qënë pijanec nuk e di por këtu nuk po e nxjerr njeri hero thjesht po zbardh ngjarjen sepse për shumë persona kjo ngjarje mbeti enigmë sikurse edhe përshkruhet më lart. .mundohuni të mos i hidhni baltë tjetrit nëse nuk ju ka rënë më qafë. .ndofta edhe unë jam gabim por nga këto që lexova shpreh keqardhjen time për Cafin dhe familjen e tij të përndjekur. .nuk ma do mëndja që paskan qënë të gjithë kaq të këqinj dhe të grriceshin vazhdimisht me policinë. .nuk e di. .

    1. Moisi Golemi says:

      Ti di një m#t sa ke kokën.

    2. Nenshati says:

      O Zhak i pamposhtun,ai hajduti caf susta e kishte vajz teze grun e Muho Asllanit o Zhaku po ata ishin nji familje e shthurun ktu nw Shkoder qy te baba e tet bijte.At e pati toleru gjithmon policia po ata ishin krejt zogj gomarit e si donte njeri as njerzt e tyne nuk i dojshin kta se ishin njerz te sherrit.Ishte aj sistem qi toleronte se ti bojshe kto gjana ne Amerik o nGjermani nuk kishin as shpi as katandi po kur vret njers nuk ka ca te ban as shteti vec me te vra.

    3. Tanguli says:

      Zhaku i zhulosur, o RROT CARI, o debil me te meta mendore …

  6. Hilmiu kati 5 says:

    Ne Shkoder e njohin mire kte lloj llumi qe ishte gangster hajdut dhe kriminel. Sigurisht qe policia e asaj kohe ste linte te beje palle por ata qe e njohin mire Cafin e dine se ai ishte ordiner. Cafi ka dy djemte mirin dhe gentin me france me azil ndersa bardh shkopin e ka ne xhabije si legen rrugash. Ky ka qene kriminel ordiner dhe ka vrare te pa fajshem. Turp qe e anatemini me.

  7. Anton says:

    Nuk di çfarë me i besu ketij Myfitit. Ismet Priku nuk ka qënë kurrë kryetar e Komitetit Ekzekutiv. Një anti-komunist, siç pretendon se ishte, duhet ta dijë se kush ishte kryetarë i Komitetit Ekzekutiv. Bullshit.

  8. Shefqet Cela says:

    Shkodranet i kane pasur dhe i kane gati barceletat per cdo rrast. Per cafin kam degjuar dy.
    —Shkoi ne nje gosti me pushke ne dore, dhe tha: Katoliket ne kembe, muslimatet te rrine ulur. Njeri: Pasha krishtin jena myslimane.
    —-Qe nga ajo dite, nuk na ben zemra tak-tak- tak por caf-caf-caf.
    Me keto merret LOLOCI, per te vjelle per ate kohe, dhe jo me probleme serioze.

  9. Xen kellira e Argita gëlbaza says:

    Mufit Tukiqi nji pijanec ordiner qe shoqja ju luste drejtoritta hiqnin nga puna mos vriste njeri si shofer autobuzi

  10. mir says:

    nuk munem me fol per Cafin se nuk e kam njofte por me kujtohet kur u hap lajmi qe e vrane ,ne kete kohe baba im thoshte po ai e dinte qe do te vritej perse nuk gjuajti komitetin e partise se Anti. Krishtit ….. kush i din rrethanat e verteta te vrasjes se tij …..?????

  11. Gruda says:

    Deshmitar okular:
    Caf Susta pasi doli nga burgu,shkoi ne shtepine e tij ne Xhabie,perballe pallatit tim dhe gruaja nuk e pranoi ne shtepi!
    Naten shkoi ne repartin ku kish kryer sherbimin dikur ne Shtoj dhe pasi lidhi rojen tek postoblloku hyri ne kapanon ku i gjeti ushtaret ne gjume!
    Mori automatik dhe shume fisheke dhe u nis per ne Shkoder!
    Rruges vrau 2 qytetare qe e shikonin te habitur me armet e fisheket!
    Afer Institutit te Shkodres,hyri ne nje shtepi ku po destonin nje ditelindje disa artiste shkodreane ku ne mes kishin vene nje tepsi me byrek!
    Pasi hyri brenda shkrepi disa bresheri ne tavan ku i terrizoi te gjithe!
    Shtepia u rrethua nga policia dhe ne ndihme erdhi nje diagac dhe nje tank i ushtrise!
    I kam pare me sy nga nje dritare afer e Institutit kur forcat e specializuara bene tentativa per dorezimin e tij,por ai qellonte nga dritarja vazhdimisht!
    U ul para tepsise dhe hengri byrekun,shtepia ndricohej me prozhektor deri sa tanku rrezoi nje cep te shtepise,pasi dolen prej aty artistete tmerruar!
    Ne se heshtin,mund t’u jap edhe emrat e tyre se kush ishin aty!
    Nga rrezimi i shtepise u vra Caf Susta,ky kriminel i zakonshem qe sot tentohet te nderohet nga ky Kaloshi kellire,i nje rrace me Caf Susten!
    Asnje qytetar shkodran nuk e mbeshteti atehere Caf Susten kriminel!

  12. Lexues says:

    Të njejten hiatori kam dëgjuar edhe unë rreth ngjarjes së Caf Sustës. Personazhet në artikull nuk i kam njohur kurrë.

  13. Skrapari says:

    Pune pijanecesh qe s’kishin c’fare benin.Lajmi,,,,,”8 ore lufte me policin”,me duket i ekzagjiruar.Mos ka negociuar me ata policia para se ti vras.?Mos ka negociuar 7-ore dhe per 1-ore i ka vrare.

  14. E VERTETA says:

    cafi e saliu vrane njeri tjetrin me plumbin e fundit,vetem te mos kapeshin gjalle,nga mafia kriminele e enver hoxhes,te tjerat jane llafe boshe komunistesh dhjeramane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje