Juventusi favorizohet? Është ekipi ndaj të cilit kanë dhënë më shumë penallti kundër (Inter e Lacio të fundit)

Juventusi është skuadra më e penalizuar nga arbitrat për penallti të vërshëllyer kundër! Sipas episodeve të mbledhura gjatë këtij kampionati (deri tani) rezulton që penalltia që gjyqtari akordoi për SPAL ndaj bardhezinjve është e 9-ta që skuadra e Sarrit pëson këtë sezon në Serie A.

Ajo ndaj SPAL ishte më qesharakja, pasi sistemi VAR u prish dhe penalltia u akordua me radio, pa pasur pamjet në ekran, për të konfirmuar nëse penalltia e dhënë ishte e saktë, apo jo.

Kujtojmë që rastet më të përsëritura kanë qenë prekjet me dorë të mbrojtësve bardhezi.

Dhënia e kaq penalltive kundër është e çuditshme, duke qenë se zakonisht Juventusi është ekipi që sulmon dhe ekipet kundërshtare mbrohen.

Në vend të dytë qëndrojnë Lecce, Udinese dhe Torino me 8, ndërsa ekipet që kanë pësuar më pak penallti kundër janë Interi dhe Lazio me 3 dhe 2 të tilla!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Juventusi favorizohet? Është ekipi ndaj të cilit kanë dhënë më shumë penallti kundër (Inter e Lacio të fundit)”

  1. Juve says:

    Askush nuk permed sa penallti i kane dhe ne favor Juventusit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *