Neritan Ceka sulmon ambasadorin e BE: Po vjedh 6 mln euro me një njeriun e tij nga Bologna, kjo BE mos qoftë

24 Shkurt 2020, 17:25Sociale TEMA

Neritan Ceka, pas mallkimeve nëpër studio televizive, këtë radhë është shfaqur në rolin e aerkeologut.

Ai ka akuzuar BE-në, se po vjedh paratë që investon vetë, në Apolloni.

Ceka kërkon nga ambasadori Soreca, që fondet e BE-së, t’ia kalojë atij për t’i menaxhuar.

“Kësaj situate, në vend që fondet e BE ta ndihmojnë të shërohet, përkundrazi kanë ndikuar që të përkeqësohet.

BE për ne është modeli, por mënyra sesi kanë investuar në monumentet e kulturës ka qenë një fatkeqësi e vërtetë.

Ka qenë një shpërdorim, mos ta quaj kriminal, i fondeve që BE jep për popullin shqiptar.

Është rasti i Apollonisë, 780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë euro nga Shqipëria që u investuan në 2013.

Kam qenë në Apolloni me ambasadorin italian Cutillo dhe ka mbetur i shokuar për faktin se nuk gjen asnjë euro të investuar, dhe ato që janë investuar janë në dëm të monumenteve të cultures.

Kanë bërë një depo të madhe uji mbi to, me idenë që do të shërbente për të shuar zjarrin, dhe kur ra zjarri, erdhën zjarrfikësja se nuk funksiononte.

E përdorin depon vetëm për të thithur ujin zjarrfikësit. Është si të shuash zjarrin me kova. Ai duhet të përmirësonte ambjentin. Zjarri rrezikon më tepër Muzeun dhe në Muze nuk ka mbrojtje nga zjarri.

Bënë një parking 1 km larg qendrës. Parkingu është bërë në murin rrethues, po të çosh Prokurorinë do t’i dënojë.

Nuk mjafton kjo por bëjnë presion ndaj qeverisë që të ndërtojnë dhe një rrugë që do të kushtojë miliona të tjerë, përmes monumenteve, vetëm që të shfrytëzojnë parkingun.

Përgjegjës është BE, Vlahutin që ka ikur dhe ka lënë hijen e vetë. Tani është Soreca.

Ky tjetri që është dhe ish-prokuror dhe drejtues i reformës në drejtësi, po përgatit të njëjtën histori për Bylisin, 6 milion euro.

Vendimi i KE thotë që ky fond do të menaxhohet nga një këshill ndërministror. Investitori kryesor në Bylis është Instituti i Arkeologjisë, që ka bërë që nga ’78 gërmime në Apolloni.

E mbulon Soreca këtë, bën sikur nuk e lexon dhe i bën të gjitha marrëdhëniet me Ministrinë e Kulturës, duke ditur që është pika më e dobët e administratës shqiptare, atje ku janë mbledhur të gjithë partiakët.

E ka kollaj se janë të gjithë injorantë. I bëmë dokumentin zotit Soreca dhe i thamë se drejtuesi i projektit duhet të jetë profesor dhe duhet të ketë punuar në Bylis.

Ky zotëri që vjen për të na sjellë BE e vë atje që duhet të jetë me master. Mund të them dhe emrin e personit që ky ka gjetur në Itali, e ka në Bolonja.

Dimë dhe fondacionin dhe dimë që është pjesë e politikës së majtë në Bolonja, se atje janë ish-komunistët e Italisë.

Kjo është lidhja që bëjnë dhe 6 mln euro do të shkojnë si në Apolloni. Është histori e hidhur. Nëse është kjo Europa, me këtë sistem, që sjellin 6 milion euro, i sjellin dhe njerëzit e tyre, dhe fondacionet e tyre dhe fshijnë të gjithë intelektualët shqiptarë që punojnë në këtë fushë, mos qoftë.

Fajin nuk e ka Soreca, këtë miell gjen dhe këtë bukë do të bëjë. Fakti që zgjedh pjesën më të prishur të miellit shqiptar, që është Ministria e Kulturës, tregon se historia nuk është ajo e një prokurori që ka luftuar mafien.

Soreca duhet të kuptojë që ky vend nuk punon më me laps dhe fletore. Lidhjet i ka në Ministrinë e Kulturës dhe Bolonja.

Kam kontakt të vazhdueshëm me Sorecën, jam ofruar bashkë me kolegët e mi, kemi një staf që i kalon këto rronxho-bonxhot e Bolonjës 100 herë.

Ky grup me kapacitetin që ka, teknoogjia që përdor, përveç arkivit dhe përvojës që ka, as nuk krahasohet me gjuetarët e fondeve që delegacioni i BE mundohet të barazojë masterin e Bolonjës me profesoratin e Shqipërisë.

I kam thënë Sorecës që zërin në Shqipëri nuk e kanë vetëm miqtë e tij në qeveri, e ka dhe media dhe për fat të mirë media në Shqipëri është e lirë dhe do të mbetet e lire”, shprehet Ceka.

36 komente në “Neritan Ceka sulmon ambasadorin e BE: Po vjedh 6 mln euro me një njeriun e tij nga Bologna, kjo BE mos qoftë”

  1. ppa says:

    Profesor, ke lajthitur dhe flet politikisht shume keq, ne studio e kudo; prandaj nuk vlen me per keshilltar ne ndonje projekt, se je plak zevzek dhe inatcor.

    1. Lidheni kete se e ka zene semundja e lopes se cmendur says:

      Doli ky i marri. Lidheni kete se ka ikur mendsh ky genjeshtari. Te isha une ne vend te Soreces do ta coja ne gjygj kete mashtrues.

      1. Plugu says:

        Dy te çmendur ka Shqiperia,Ilir Meten dhe Neritan Ceken.

  2. hasani says:

    Po more hajdut, ty do ti japin fondet!!!

    1. Tit says:

      Si mund të quhet intelektual një idiot i tillë që i quan kolegët e vet ronxho bonxho?! Ky është një horr, injorant e delirant që s’di të sillet, edhe nëse supozojmë që ka ndonjë të drejtë në ato që thotë. Ky do rrahur që t’i vinë mëndtë.

  3. Sigurishte qe tashme dihet qe shume Qeverri ne Bote kan perqafuar metodat e meafies
    dhe shteti funxionojn si Mafie madje “deri diku” edhe Bruksel.
    Nqd te akordoje ty si shtet psh Miljarda ,si kan bo edhe me ndihmen dhene Grqéqise ,
    me par ,ka rakorduar se sa Miljone ga Shumat ,
    do kaloje ne Xhepin e Bamiresit !
    Nuk flasim dot per shifren Reale se sa marrin e kush merr ,si drejton gishtin Ceka ,
    por qe kta te OSBE-se funxionojne si mafioze madje kudo ne vendet qe i kan nenshtruar si Sjhqiperia ,
    ku mbasi i Cveshen nga cdo Sovranitet mbasi i prune e krye te shtetit shellarin president me 91 – per te shtruar autostraden
    ku do marrshonin Fitimtaret shndruar ne nji Politike Koloniale ,sot diktojne mbi gjithe cka ne shtetin shqipztare

    dhe njiher i shkelin syroin njeres ane ,pastaj tjeteres pra – (
    vetem nji idiot s’mundet ta kuptoj kete ,shif lojen e tyre politike
    qe bejne )
    Eshte nji Loje e piste qe shpellari futi Shqiperine ,nji labirinth qe ti hyn por sdel dot .
    Dhe kta vazhdojne te pallojne Miljardat nga ky vend .

  4. Sd says:

    BE nuk eshte si ti more hajdut, kriminel antishqiptar dhe injorant pseudointelektual qe vodhe gjithe pasurine arkrologjike ne Apolloni, Butrint, Durres dhe kudo dhe e Shite jashte shtetit.
    Nuk ka fytyre me te poshter nga ty Neritan Ceka qe dogje Shqiperine me udebashin psikopat Azem Avdall Budall Hajdar Kandar Kandahari.
    Ti duhesh te jeshe pas hekurave te burger.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Or ti zotëri apo çunak me iniciale ‘Sd’..ti dhe këta të tjerët që e akuzoni dhe e shani neritan cekën. .ju me sharjet e juaja thjesht i rrisni vlerat cekës a e dini arsyen? ?poshtërsia më e madhe që i ka bërë neritan ceka popullit shqiptar është shumë e hershme. .daton në nëntor-dhjetorin e 1990. .atëherë ky ‘zotni’me pardesy bezhë kishte shumë reputacion pra si ky si saliu si gramoz pashko ishin emra që lakoheshin në popull. .ishin ato ditë përpara se të krijohej PD dhe shqiptarët zienin dhe bëheshin gati për revolucion apo hakmarrje kundra nomenklaturës komuniste. ..në një tubim madhështor ku kam qënë personalisht pjesëmarrës turma u nis e egërsuar drejt bllokut për hakmarrje ndaj bllokmenëve. .kur nuk bëmë as 2-300 metra ky sharlatani i hipur mbi supet e njerëzve i bën thirrje turmës :’ vëllezër mos u gënjeni dhe mos u provokoni. .nuk kemi punë tek blloku. .ne do të rrimë këtu në shesh dhe do të protestojmë me 2 gishtat përpjetë liri – demokraci..dhe ja arriti qëllimit sharlatani e ktheu turmën. ..pra kjo ishte tradhëtia e parë. .tradhëtia më kryesore.. që i hapi rrugën edhe krijimit të të ashtuquajturës PD. .pastaj tradhëtitë e tjera të PD dhe të saliut ishin rutinë. .në atë ditë nqs turma do të shkonte në bllok edhe mund të kishte të vrarë. .ndofta edhe shumë të vrarë por të jeni të sigurtë se nuk do të kishte lindur një parti sharlatane demokratike me eksponentë sharlatanë por do të ishte një PD e vërtetë e popullit ku edhe sot do të ishte në pushtet. .prandaj më vjen inat me ju që shkruani ‘paçavure’ në adresë të Cekës ..Ceka është vetëm tradhëtar dhe lojtar i familjes së qoftëlargut enver. .të tjerat që thoni ju janë 5 me hiç apo vari leshtë kur thotë populli. .pra lodra fjalësh që i rregullojnë biografinë cekës. .kanë kaluar shumë vjet që atëherë. .si nuk doli një gazetar që ta pyesi këtë sharlatan kush e urdhëroi që ktheu turmën mbrapsht? ..përse e bëri një veprim të tillë?

      1. Arbert says:

        Po te gjithe benin lojen ate here,o shoku, ke kush bllok do shkonte turma, ke blloku qe ju beri dhurate pushtetin ketyre legenave.

      2. Lomy says:

        Ke pret ta pyese, fevziun??

        Bashke me ceken, ne 90en, ishte dhe nusja e josif pashkos.. vete shoqja rajmonda bulku

      3. pjeter says:

        E ata te bllokut do rrinin duarkryq? Qe te shkoje ti ti vrisje? Ne qofte se ka ndonje gje pozitive per kete te marre,eshte vetem kjo,dokishte gjakderdhje,dhe ndoshta ti nuk do shkruaje koment sot.

  5. Sokoli says:

    Ky është një mallkues i mirënjohur

  6. Am says:

    Po i kerkon pare soreces ky trapi.

  7. Noli says:

    Ik ne shtepi se le nam. Ke maru pune.

  8. Korcar says:

    Po c’profesor eshte ky m*t. Ky eshte nje bastard qe nga lindja deri ne ngordhje. Yyyyuuuuu bastard, kelysh komunisti e b*thelepires….

  9. Made in Albania says:

    Po e banalizoj pak, por vetem ketu ndodh qe kur e pyesin cfare do ti nje lope thote njeri po ti i thone tjetrit meri lopen atij. Po behet llaf per fonde me mire ti marin te huajt qe te kenaqen Albanezet, sufllaet mos haroni

  10. engjelli rojtar says:

    Thone se qeni plak nuk leh kot ,jep keshille. Ja vlen te shikohet me kujdes ceshtja. Qe ka abuzime edhe nga “ekspertet” e BE-se ky tashme eshte
    realitet biles, qarkullon me dhe nenza zyrave te Brukselit. Prandaj te mos i turremi z.Ceka (edhe pse nuk eshte shenjtor si gjithe rracemerda e politikes shqiptare) mund te kete nje te vertete ne kete mes….

    1. Askush says:

      Ky Neritani ka vite që vjedh fonde. BE pasi pa që të gjitha fondet që jepte ajo dhe qeveria i shkonin këtij palaços vendosi t’i bëjë vetë. Ky është bërë tmerri i tërë arkeologëve në Shqipëri. Ka nja dy a tre muaj që leh si qen sepse po i heqin kockën nga goja.

  11. E zente mallkimi neritan cekes says:

    I ka ngel cuni pa vesh,prandaj do te vjedhi.

  12. Erioni+Luli+Edi = Esat Pashe Toptani says:

    Hallet e familjes nuk ti zgjidh komshiu.
    PRANDAJ DHE KETA HIENA KANE 30 VJET QE RRJEPIN POPULLIN SHQIPETAR, NE BASHKEPUNIM ME QEVERI.ARET TANE.
    ME VJEN KEQ QE E PASKE KUPTUAR KAQ VONE .

  13. Nik says:

    Z. Ceka si mallkues eshte i keq por si arkeolog eshte i zoti, prandaj duhet degjuar me kujdes kur flet per arkeologjine!

  14. I drejti says:

    Po ti o Ceka ke vjedhur gjithe pasurite e lashtesise shqiptare. Mbahesh si koleksionisti me i madh me Koqe Kokedhimen. Jua la babai pasurite? Apo i vodhet duke bastisur Apoloni, Bylis e cdo gje. Prokuroria te beje blic ne shtepite e ketyre hajduteve dhe te gjeje reliket e antikitetit tone. Kane goje dhe lehin zagaret. Kapini hajdutet. Kryehajduti Ceka i pari

    1. jo per gje... says:

      harrove ate pall karin tjeter qe shet pordhe lart e poshte artan lamen…

  15. Toni says:

    Ne vitet 90 saliu te palloi sa para mrapa por ti I qendrove si burr nuk e tradhtove ceka

    1. Or taj says:

      Ceka, kam thane para shume vitesh se je nje k.., por se kam dite se me te vertete je r.. te k…

  16. jo per gje... says:

    E pash para ca ditesh ne 360 grade te artur bubuzhelit (qe sipas asaj listes paguhet direkt nga sherbimet e fshehta greke* ) ku derdelliste antishqiptarizma te neveritshme!
    Keta jan ashiqare ne sherbim te atyre te i kan hapur lufte jo Shqiperise por popullit dhe shoqerise shqiptare tash 30 vjet. Zoti jua shtofte inatin… dhe zoti ju zgjaste jeten qe ta shikoni deshitimin e frutit tuaj me syte tuaj… edhe do te ndodhe! Te jeni te sigurte, nqs keni dyshime me kontaktoni se jua them une c’kan per t’ju pare syte…. jeni te destinuar jo vetem te deshtoni por ta vuani keq deshtimin tuaj.

  17. Santa Quaranta says:

    Interesant!! Ne momente kulminante nxjerrin krye njerez qe dikur, diku e ne nje kohe kane nxjerre krye si mbrojtes te Bllokut duke manipuluar turmen idiote qe e degjon, ndal marshimin dhe nuk fshin Bllokun nga faqja e dheut se bashku me ata qe ishin brenda!! Dhe me e keqja ka akoma qe e besojne…….

  18. Beni says:

    Kur hidhni balte mbi diplomate te BE me kujtoni propaganden qe behej ne kohen e enverit ndaj inperialisteve amerikane e kapitalisteve evropiane. Kur vjen puna per intetesa pushteti/paraje jeni si puna e ujkut qe qimen e nderron por zakonin se harron, dmth z.Ceka, megjithese jeni i orjentuar nga nga liberalizmi, por deshmon se ke me bollek mbeturina bolsheviko-orjentaliste,normalisht jo sa koleget tuaj te idealit qe kane qene e jane ne pushtet.

  19. aleko says:

    Nese jane te verteta keto qe thot arkeologu , vertet ka nje problem e ndihmat e BE shkokan per dhjame qeni, duke e cuar vleren e tyre ne 0″.Duheet tye ndajme opinionet politike te cekes me ato qe jane profesionale.i cili eshte nder me te shquarit ne vend si arkeeolog..

  20. lato says:

    O Idjote!Po flet per fonde qe akordon BE dhe njerez karagjoze pa profesionalizem i pervetesojne keto para duke shkaterruar monomentet e kultures.O idiote ky ka te drejte se ka nje jete te tere qe eshte marre me ate proifesion.

  21. prizem says:

    Delirant perfaqesues tipik i pinjolleve Ceka.

  22. Aleksandri says:

    Te gjithe keta qe shajne njerezit e ditur,profesoret,shkencetaret me kujtojne revolucionaret e revolucionit te madh kulturor ne kinen e Mao Ce Dunit..Keta jane revolucionaret e Rilindjes model Turki te Rexhepit. Bravo Tema revolucionare si dikur Zeri i popullit.Rofte kllasa punetore dhe revolucionaret injorante.

  23. Sojli bythe says:

    Po ky legeni pse nuk hapte goje kur ishte ne ambasaden Shqiptare ne Itali dhe shiste relika, apo kur djali i tij merte nje page te majme ne Vjene pa ditur as emrin e institucionit qe e paguante?. Po tani pse meret me llogje neper studio televizive dhe nuk ben denoncim te rregullt ne SPAK si i takon nje intelektuali?, vene deri ne nje vend dhe e ttegojne fytyren e tyre prej lepiresi b……Po ti hapesh barkun ketyre tipave do te gjesh ndonje anadollak te ulur kembekryq.

  24. cufi says:

    AKOMA NUK E KENI MBYLLUR NE CMENDI KETE IDJOT….

  25. loku says:

    GJALLE QENKA KY HAJDUTI….. PRANDAJ SHKOJNE PUNET KESHTU SE KA MENDER PROFESORA SI KY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje