OFL u kërkon që të justifikojnë pasurinë 2 të "fortëve" në Tiranë

24 Shkurt 2020, 13:48Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit u ndal këtë të hënë në Tiranë. Dy janë shënjestrat e rradhës dhe bëhet fjalë për Leko Durda banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim.

Subjekti tjetër është Arben Bërballa banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

L. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

1 komente në “OFL u kërkon që të justifikojnë pasurinë 2 të “fortëve” në Tiranë”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Përpara se të hetoni “të fortët” hetoni njëherë ata të fortët tuaj që shkojnë dhe bëjnë shantazhe mbi biznesin e vogël duke i ngarkuar me gjoba të majme. ..si nuk ju vjen turp që me çdo kusht doni të fundosni biznesin e vogël. .rrini si legena për të kapur ndonjë klient pa kuponin tatimor. .shtet legen dhe sharlatan..fillojeni pastrimin nga vetja juaj pastaj ndiqni ‘të fortët’..bota e stimulon me mënyra dhe politika biznesin e vogël ndërsa ju rrini mbrapa gardhit mbase kapni ndonjë “kundravajtje”..turp për shtetin tuaj. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje