Rama diskuton ‘Mini-shengenin’ në BERZH: Më parë s’ishim ulur kurrë në tavolinë, Kroacia agjenti ynë në Bruksel

24 Shkurt 2020, 13:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në samitin e BERZH mbi investimet 2020, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i qeverisë ka falenderuar edhe njëherë të gjithë donatorët nga Konferenca e 17 shkurtit, për të theksuar më pas edhe grantet e dhëna për rindërtimin pas tërmetit nga vendet e rajonit.

Më tej, Rama i ka mëshuar faktit se liderët e Ballkanit Perëndimor po ecin para dhe po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ashtu siç nuk kishte ndodhur para vitit 2014.

“Së pari më lini t’ju shpreh mirënjohjen nga zemra, për këtë nismë dhe këtë rrugëtim gjatë këtyre viteve. Jam këty për të dëshmuar se ga momenti i arë ka qenë kaq e dobishme dhe rigjallëruese, çdo vit. 

Dua të them se nga një anë procesi i Berlinit i nisur nga Merkel, kur BERZH nisi këtë nismë kanë qenë në një farë mënyrë ngushëllimi ynë, pasi duke qenë se për integrimin në BE jemi përballur me zhgënjime, në këtë rrugëtim kemi gjetur mjaft lehtësim dhe shumë mbështetje dhe kemi mundur të bëjmë gjëra konkrete.

 Kroacia është agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë është edhe përkthyesi i Brukselit në rajon. 

Është më e lehtë të përkthesh Bruskesin tek ne, sesa të na përkthejë Bruskeli tek ne. Je dipolomat me përvojë, kështu që paç fat me këtë. 

Do doja të falenderoja nga thellësia e zemrës për konferencën e donatorëve, miqtë nga rajoni, të gjitha ato vende na ka dhënë një shembull të shkëlqyer të solidaridetit të asaj se çfarë është fryma e rajonit. Mos harroni se deri në 2014, nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë së bashku, për të ulur pa armë dhe pa urretje, pa gjakderdhje dhe për të ulur për të folur për të ardhmen. 

Tani na duhet të ecim përpara dhe ta shndërrojmë paqen në një insturment begatimi nuk është e lehtë, sepse është e shkuara. Kemi ende probleme të mëdha që duhen zgjidhur, ne po punojmë së bashku dhe po ecim përpara, që të jetë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezit. 

Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqe, por për të ardhmen e popujve tane. Kjo është arsye , dhe më duhet të bëj dakord me Anën, që shpiki “Mini Shengen”, nuk është mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët në rajon, Është rajonale, një hapësirë e përbashkët rajonale, që referohet Sehngenit, për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë për 4 liritë e Europës”, tha Rama.

 

3 komente në “Rama diskuton ‘Mini-shengenin’ në BERZH: Më parë s’ishim ulur kurrë në tavolinë, Kroacia agjenti ynë në Bruksel”

  1. Tironci says:

    Por ke harruar te thuash me pare qe serbia te njohi kosoven si dhe ti dali zot perdhunimeve dhe vrasjeve te Shqipetareve. Cdo fjale tjeter eshte pa kuptim kur nuk ke thene thelbin e fjalimit.
    Perderi sa ti nuk mbron te drejten e Shqiptareve, per ke e ke mbajtur kete fjalim, per veten tende, apo me marr ndonje lek ne ndonje llogari private, apo ndoshta se ta ka kerkuar miku jot Vucici, prit se e gjeta, per te marr mbeshtetjen e BE per te manipuluar, me fal per te fituar zgjedhjet.

  2. Visi says:

    Kroacinë asnjëherë s’do ta kesh agjent për “Minishengen.

  3. Arjan says:

    Ky koketuli Ka ik per lesh vazhdon me kembengulje idene serbe Te minishengenit,vazhdon te genjej sikur Shqiptaret hane bar ,nuk marrin vesh se cfare Po ndodh dhe ky plehra eshte modernizu duke shkelur mbi gjakun e mijera Shqiptareve Te masakruar dhe perdhunuar nga shteti fashist serb.Keshtu eshte kur Te hipen vetja ne qejf keshtu eshte kur Shqiptaret rrine si dele dhe degjojne brockullat e nje kryeministri mafioz arrogant dhe me e keqja futjen e kombit Shqiptar ne udhekryq.Ate qe serbet e milloshevicit nuk e bene dot me lufte Po e bejne argatet e shitur si Hashim Thaci Sali kerma dhe se fudmi pinjolli grek rahmuti .Nuk Ka minishengen ballkanik pa ate Shqiptar.Askush Nuk mund Te anashkaloj kosoven pa ate nuk Ka shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje