Romani që parashikoi para 40 vitesh shpërthimin e koronavirusit në Wuhan

26 Shkurt 2020, 10:26Kulturë TEMA

Koronavirusi është parashikuar në një libër të publikuar në vitin 1981, me autor shkrimtarin amerikan Dean Koontz.

Romani titullohet “Sytë e errësirës” dhe tregon pasojat e një virusi brutal që shpërthen fillimisht në Wuhan të Kinës, në vitin 2020, aty ku është epiqendra e koronavirusit.

Por, virusi i romanit, që quhet Wuhan 400, është një armë biologjike e krijuar nga qeveria kineze për të dyfishuar popullsinë.

Simptomat e tij nuk ngjajnë me ato të virusit të vërtetë, as vdekshmëria, pasi në roman kushdo që preket nga virusi, ndërron jetë.

Fatmirësisht, koronavirusi është shumë më pak vdekjeprurës.

Interesant është fakti që në versionin fillestar të romanit, autori thonte se virusi ishte krijuar nga qeveria ruse, por duke qenë se SHBA ishte në mes të Luftës së Ftohtë me Rusinë, u këshillua që të mos e përmendte Kremlinin.

4 komente në “Romani që parashikoi para 40 vitesh shpërthimin e koronavirusit në Wuhan”

  1. Dyshimi says:

    E si u dyfishoka popullsia kur virusi vret çdokënd?

    1. Kristal says:

      Do kete mbaruar “Kristalin” per matematikomjekesi .

  2. degelisi says:

    Nuk paskan te mbaruar gazetaret apo shkruesit injorante ne gazeten “Tema”
    Besojn dhe shkruajn cdo gje qe degjojne apo lexojne ne mediat e kazanit te vendit apo te huaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje