Mustafa Nano: Rama u tregua elegant në Rusi, por vulgar me gazetarët në Tiranë

27 Shkurt 2020, 19:47Politika TEMA

Ndërtimi i Teatrit të ri me fonde publike është bërë i mundur pas Konferencës së Donatorëve. Analisti Mustafa Nano, në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, tha se një pjesë e totalit të donacioneve prej 1.15 miliardë eurosh do të përdoret për ndërtimin e Teatrit të ri, për të cilin dy vjet më parë qeveria dhe Bashkia e Tiranës u  “dorëzuan” duke thënë se duhej një PPP.

Kam përshtypjen se qeveria ka menduar të përdorë një pjesë të vogël të parave që do të merren si donacione. Ndihma ishte e madhe, ndërsa vlera e ndërtimit të teatrit të ri është një nënfish i vogël i saj, ndoshta shkon te 50 milionë euro. Atyre u ka shkuar mendja të përdorin një pjesë të fondit”, tha Nano.

Analisti Nano thotë se lajmi i mirë i heqjes së projektit nga duart e privatit qëndron te fakti se eliminohen kullat.

E prita me gëzim sepse e di që na duhet një teatër i ri, por jo një kompleks kullash. I kam ndjekur opinionet dhe ideja se teatri i vjetër ka vlera kulturore dhe arkitektonike nuk më kanë bindur shumë. Ajo ndërtesë nuk ka ato vlera që ia atribuojnë. Nuk ndiej dhimbje nëse prishet për të ndërtuar një teatër modern”, tha ai.

Lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Rusi dhe deklaratat e tij, Nano tha se kreu i qeverisë shqiptare zgjodhi të ishte elegant në të shprehur.

Unë mendoj se kjo është gjuha që duhej të përdorte atje. Unë e di që Rusia nuk bën pjesë te miqtë e Shqipërisë. Rusia ka ndihmuar popullsitë sllave. Shqipërinë e ka pasur si një etni për të cilën ka menduar se nuk duhet të ekzistojë. Rusia nuk bën pjesë te miqtë tanë, por gjuha jonë duhet të jetë elegante”, tha ai.

Por sipas Nanos, Rama nuk pati të njëjtën elegancë kur tha se Shqipëri ka gazetarë dhe politikanë që po bëjnë punën që do të donte Rusia.

Sapo fola për elegancë. Një mënyrë e tillë të foluri bie ndesh me të. Debati publik në Shqipëri e lëndojnë eksponentët e rëndësishëm të politikës, sidomos Rama. Është një lloj gjuhe vulgare, në Tiranë e Prishtinë. Përdoret shumë patriotizmi. Është e vërtetë thënia që patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me dy nismat për shkarkimin e presidentëve, në Shqipëri dhe Kosovë, Nano zgjodhi të analizonte rastin e presidentit Meta, por i cilësoi të gabuara të dyja.

Është e njëjtë situata. Në të dy rastet veprohet gabim. Këtu gabon maxhoranca dhe Rama që duan ta shkarkojnë presidentin. Është dicka pa precedent. Ai është i blinduar në mandatin e tij. Ai hiqet vetëm kur çmendet ose i provohet tradhtia ndaj atdheut. Në këtë kuptim, mendoj se është e gabuar sepse krijohet precedent. Nuk mendoj se situata e sotme e ka legjitimuar këtë ngut”, tha ai.

21 komente në “Mustafa Nano: Rama u tregua elegant në Rusi, por vulgar me gazetarët në Tiranë”

  1. Marku i Markut says:

    Po kerkoni ne te gjitha sdudiot e Europes dhe vendeve demokratike,nje gazetar te profilit tuaj,qe vijne ne emisione me fjalime te pregatitura nga ustallaret e tyre dhe pa pike turpi i thone vetes dhe gazetar

  2. USA says:

    O muc,po si mund te sillesh elegant me qen gazetar si Fevzua dha ajo sharabajka Klodiana Lala.Ti mendon se kur qent lehin duhet me ju drejtu: “Te dashur qen”,jo muc,behuni njerez qe te merni pergjigje elegante.

  3. Monika e lsi says:

    NE SE JU MUCI NUK E KUPTON QE META ESHTE I CMENDUR DHE DUHET MBYLLUR NE SPITAL ME FALE PO NUK KUPTONE ASGJE KONSIDERONE JO NORMALEN NORMALE

    1. Bureto says:

      Muçi e kupton që Meta është çmendur, sepse ajo është 40 llojesh dhe nuk ekzaminohet me analiza mjekësore, por nga veprimet, por hiqet sikur nuk e sheh, sepse kështu ia do puna tani. Pse? Atë e di ai. Së pari të lexojë mirë Kushtetutën, ku presidenti shkarkohet jo për tradhëti, por për shkelje të rëndë të saj. Se sa e rëndë është shkelja atë e gjykon parlamenti që është organi më i lartë përfaqësuesi popullit dhe pastaj vendimin e tij e konfirmon ose jo Gjykata Kushtetuese, dhe askush tjetër, le më pastaj Muçët. A e ka shkelur Meta Kushtetutën? Jo një, dhjetra herë, por këto nuk i sheh vetëm Muçi.
      Përsa i përket precedentit, sipas Muçit negativ në rast shkarkimi, është e kundërta. Ky precedent do t’u vëjë përfundimisht çdo pasardhësi të Metës kufijtë e veprimtarisë së tyre brenda kornizës kushtetuese dhe vetëm brenda saj. Më parë para tij, këtë e ka shkelur Berisha (sidomos 1997), miku i tij dhe askush tjetër. Pse vetëm këta të dy? Përgjigjen e di shumica e shqiptarëve. Atëhere, a duhet të lemë më tej të na lindin monstra të tjerë si këta dhunues të institucionit më të lartë të shtetit për interesat e tyre të ndyra, frikën nga ndëshkimi i drejtësisë që po u fanepset në gjumë, por sidomos të pasurisë së tyre të siguruar me korrupsion dhe veprime të tjera të paligjshme, në bashkëpunim me mafien, duke shfrytëzuar pushtetin? Jo Muç, jo! Me këta nëpër këmbë, nuk gjen qetësi shoqëria shqiptare. Për këtë lindi dhe nevoja uluritëse për reformimin e drejtësusë, e cila po kryhet dhe që është shkaku i vërtetë pse Meta u çmend.

  4. Cudia says:

    Uooo… Aman o Muci se na cudite… Po pse paska gazetare ne Tirane…?

  5. Drenica says:

    “Analistet”e gjitheditur dhe kudondodhur jane bere te neveritshem,ata jane oksigjeni i Rames dhe per nje mandat tjeter,gabimisht mendojne se rrugaceria e tyre e demton,por ne flat bene te kunderten.

  6. Pyka says:

    Na çave trapin,Muçi,po kush është gazetar aty…..po i jepni leksione dhe europes..!!!??

  7. Zen says:

    Vulgar me vulgaret

  8. Bashkim Kopliku says:

    Presidenti po kërkon me ngulm që ta heqin; po shkel kushtetutën disa herë, deri në organizim trazirash publike në krah të një partie politike.
    Është e qartë qe po viktimizohet për interesa personale, që i vesh me fraza pseudodemokratike e pseudopatriotike.
    Kaq desha të them, pa kaluar në arsyetime se përse e mban këtë qendrim.
    Po e mbyll duke thënë se Presidenti ia arriti qëllimit: tani duhet shkarkuar nga parlamenti, urgjentisht, se po u la më tej në detyrë, do t’i lihet mundësia të dëmtojë më tej interesat jetësore të shqiptarëve kudo ku janë.

  9. Xha Teme says:

    Muc Topja Presidenti shkarkohet kur shkel Ligjin themeltar te Shtetit qe eshte katerciperisht e provuar qe e ka shkelur as here sac ka shkelur Moniken. Gjuhe vulgare me anal-istet ne Shqiperi??? Seriozisht Muc? Po analet shqiptare jane llumi llumit o mavri. Me shume duhet ti poshterroje sepse vetem gjuhen e poshterrimit MERITOJNE ato vemje.

  10. 270220 says:

    ju mor mut nano jeni njasi njerezish qe me ju qi ne byth meta e berisha i thoni na fal se te kthyem shpinen

  11. Petrit says:

    Lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Rusi dhe deklaratat e tij, Nano tha se kreu i qeverisë shqiptare zgjodhi të ishte elegant në të shprehur.

    “Unë mendoj se kjo është gjuha që duhej të përdorte atje. Unë e di që Rusia nuk bën pjesë te miqtë e Shqipërisë. Rusia ka ndihmuar popullsitë sllave. Shqipërinë e ka pasur si një etni për të cilën ka menduar se nuk duhet të ekzistojë. Rusia nuk bën pjesë te miqtë tanë, por gjuha jonë duhet të jetë elegante”,
    Se çfare lidhje ka kjo thenjie e mut nanos me ate se çfare shkruhet ne titull kete mund te dijë vetem mjero gelbaza

  12. tit vasili says:

    Presidenti shkarkohet kur shkel kushtetuten o Muco qulli nga Skrapari, te mire se per te cmendur ai eshte cmendur me kohe.

  13. tit vasili says:

    Presidenti shkarkohet kur shkel kushtetuten o Muco qulli nga Skrapari, se per te cmendur ai eshte cmendur me kohe.

  14. Lilo says:

    Mut(ç)i !!! Disa herë ja fut plot por me Ramën në lidhje me gazetarët dhe analistët si puna jote e kompani ja fut totalisht kot.

  15. Tonny says:

    Sipas vendit dhe kuvendi.

  16. Mashkullori says:

    Nuk duhet te trembemi nga precedenti,zoti Muc Nano.
    Presidenti shkarkohet ne se,kryen veprime ne kundershtim me kushtetuten,me kompetencat e tij,kur eshte me cekuilibrim mendor dhe nuk eshte ne gjendje te kryeje detyren e tij,kur kryen tradheti kombetar dhe kur nuk perfaqeson unitetin e e Popullit.
    Ne se ky debili jone, ka bere shkelje te ketij karakteri, le te shkarkohet.Precedenti,do te jete nje shembull per presidentet qe do te zgjidhen ne te ardhmen se,si nuk duhet sjelle ne ate detyre te larte,pamvaresisht se eshte me shume honorifike…
    Ne emisionin e sotem “Opinion” ai ju ulerinte panelit si nje I cmendur dhe jo se nje president normal,i cili nuk ka perse te shqetesohet ne se eshte ne te drejten e tij,ne funksionin qe ka,qe eshte I paster per kohen e kaluar,nuk ka shkelur asnjehere ligjet,nuk ka vjedhur,mashtruar,apo bashkepunuar me te tjere mafioze e kontrabandiste.
    Nga sa e kemi njohur,ky nuk eshte I paster,te pakten per rastin e vidios te te ndjerit Dritan Prifti,ku e pame te vidhte me nje bllok dhe stilolaps ne dore,jo “shume” por 7 perqind te tenderit disa million eruosh…

  17. pjeter says:

    Kot nuk i thone,”Sipas vendit,behet kuvendi”
    Ne shqiperi veten nje perqindhe e vogel mund te bente profesionin e gazetarit gjetiu,dhe gjeja me e keqe eshte se kete, nuk e kuptoni fare.

  18. Majeshi says:

    Po mire sjelje elegante ,me elegantet dhe vulgare me pytje vulgare.sipas vendit behet kuvendi..

  19. ciloka says:

    Zoti Mustafa per te kuptuar kete thenjen tuaj,a mos duhet ju ti beni pyetjen vetes “Eshte Rama dy fytyresh apo aftesia e juaj gazrtareske eshte nen zeron absolut?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje