Mrekullitë turistike dhe mistike në gadishullin e Karaburunit

8 Mars 2020, 18:14Turizëm TEMA

Gadishulli i Karaburunit është kthyer gjatë viteve të fundit një ndër atraksionet turistike më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas për shkak të bukurive natyrore dhe të vendeve mjaft të veçanta që ofron.

Një ndër vendet më të bukura në këtë gadishull ku përveç historisë të mahnit dhe me pamje e e saj mistike është shpella e Haxhi Aliut. Kjo shpellë duket si një pikturë e vendosur nën bukurinë dhe madhështinë e ujërave të kristalta që e rrethojnë.

Shpella e Haxhi Aliut nëpërmjet disa fotove të bëra me kamera 360 gradë duket si një parajsë tokësore e cila fton turistët e huaj dhe vendas ta eksplorojnë.

Kjo shpellë ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Shpella e Haxhi Aliut është vendi më i bukur i Parkut Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan”.

Përveçse një atraksion turistik, kjo shpellë ka një pamje të mahnitshme, si dhe vlera gjeologjike pasi në të gjenden formacione stalaktitesh që janë krijuar gjatë viteve e shekujve. Mënyra më efikase për të vizituar këtë vend janë mjetet detares si anije dhe varka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje