Ndikimi në turizëm nga koronavirusi, Topuzi: Shkoi brenda ditës në kolaps

Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe në ecurinë e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmit.

Zak Topuzi nga Shoqata e Industrisë së Turizmit tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se që prej të hënës situata e këtij sektori ka ndryshuar.

“Indtustria shkoi brenda ditës në kolaps. Ka patur anulime kontratash, bllokime, pa diskutuar anulimin e rezervimeve të muajit, – tha Topuzi në RTSH.

Ndikimi në turizëm do të jetë më i ndjeshëm edhe në pjesën e mbetur të vitit.

“Partnerët ndërkombëtar kërkojnë që  këstet e dhëna për prenotimet e këtij viti t’i kalojnë për vitin tjetër. Pra, kanë një mendje të mbyllur që për këtë vit që Shqipëria të mos jetë treg për ta”, – tha Topuzi në “Përballë”.

Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj indistrie.

“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”- tha Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në RTSH.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ndikimi në turizëm nga koronavirusi, Topuzi: Shkoi brenda ditës në kolaps”

  1. Roberto says:

    O Zak po pse vetem Shqiperia eshte ne krize??? Eshte e gjithe bota.Dakort qe per Shqiperine Turizmi eshte primar por ca te bejme ne?? Mos valle i ka qeveria ne dore qe ti detyroje turistet te vijne ketu sepse Zak Topuzi ka mbetur pa pune??? Situata dihet dhe nuk ka komente.Fajin nuk e ka askush as qeveria as opozita asnjeri.Virusi nuk njeh njeri.Ju si shoqate mbani cmime te pranushme dhe mos i mesoni bizneset te rrisin cmimet pse turistet jane te huaj.Mendoni dhe per turistet shqiptare dhe mos abuzoni te shisni pijet apo ushqimet sa frengu pulen………..

  2. naimi says:

    e gjithe industria Europiane e turizmit jo vetrem ne kolaps por afer falimentimit.Shyqur qe industria e turizmit e hoteliere ne Shqiperi eshte ne kolaps e jo ne prag te falimentimit total si simotrat ne Europe

  3. beso says:

    BOLL KE FITUAR TI O TOPUZ HAJDUTI….

  4. Roberto says:

    Kriza ka mberthyer jo vetem turizmin por pothuajse te gjithe sektoret e tjere te ekonomise boterore.Persa i perket Shqiperise patem nje rritje ekomonike prej turizmit shume te madhe dhe kjo ishte nje gje per tu pergezuar.Une pretendoj se e njoh pak turizmin ne pergjithesi dhe do i sugjeroja Zakut dhe te tjerve si Zaku qe te jene te ndershem me turistet dhe flexible me cmimet.Shkoni shikoni ne plazhet e jugut c’fare cmime vendonis baret,restorantet apo hotelet sidomos kur ti je i huaj por edhe vendas.Nuk mund te shesesh nje birre 7 apo 8 $ kur ti e ble ate me shumice me rreth -1$.Pastertia duhet te jete ne nivel te larte,ushqimi gjithashtu.Sherbimi gjithmone ka qene problem ne pergjithesi ne te gjitha hotelet apo resortet turistike ku kamarjeri shpesh abuzon me klientin pa le pastaj me pronarin te cilet ne shumicen e rasteve jane pronare qe nuk e kane haberin e turizmit dhe nuk dine si ta trajtojne turistin vendas apo te huaj.Perparime ka goxha por ka edhe te meta te cilat Zaku bashke me te tjeret duhet te organizohen dhe te mendojne se si turisti te rrikthehet ne kete situate kaq te ndere.Te shpresojme qe muajt Maj e tutje te kete nje politike cmimesh ashtu sic po ndodh me fluturimet ne mbare boten cmime shume shume te ulta.Vetem ne Amerike po te udhetosh nga njeri shtet ne tjetrin pauan vajte-ardhje 25,26 apo 30$ VAJTJE ARDHJE kur normalisht me sa kam degjuar cmimet ne kohe normale varjojne nga 400,700 ose me shume vajtje ardhje etj etj.Vetem keshtu mund te mbijetoni ne keto kohe te veshtira per turizmin tone por edhe ekonomine e vendit.

  5. Kiri says:

    A i behet veting ketyre me hotele luksose,ky ka vite ose nga te paret qe ka ngrejt kete hotel,ai eshte cun i mire dhe nuk besoj te kete bere pislleqe po pare e madhe per ate kohe.

  6. loni says:

    Kush i ka krasitur keto peme kaq shume?Duken si palma Afrikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *