Pandemia e koronavirusit rrezikon 50 milionë vende pune në turizëm

Pandemia e koronavirusit ka vënë në rrezik mbi 50 milionë vende pune në sektorin e turizmit dhe udhëtimeve. Lajmin e bën të ditur Këshilli i Udhëtimit dhe Turizmit Botëror (WTTC).

Sipas Këshillit, udhëtimet globale do të ulen me 25% për vitin 2020, ose e thënë ndryshe do të mungojnë 3 muaj udhëtimi në të gjithë botën.

Kjo mund të çojë në uljen e punësimit me 12-14%.

Gloria Guevara, Presidente dhe drejtore ekzekutive e WTTC, tha: “Shifrat tona tregojnë ndikimin që do të ketë në udhëtim dhe turizëm pandemia Covid-19. Analizat tona thonë se janë në rrezik rreth 50 milionë vende pune në të gjithë botën”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Pandemia e koronavirusit rrezikon 50 milionë vende pune në turizëm”

  1. Miti says:

    Gjithashtu rrezikon dhe jeten e 200 milion njerezve nqs nuk frenohet. Keshtuqe 50 milion vende pune qe mbyllen perkohesisht nuk jane gje fare para kesaj tjetres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *