DITARI i karantinës: Beteja e humbur me babain!

15 Mars 2020, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Babai ka dalë përsëri sot në rrugë.

Herën e fundit që bëmë debat për këtë gjë, mendova se e tremba mjaftueshëm.

I thashë se ka urdhëruar qeveria, që pleqtë mbi 90 vjeç, që vdesin nga koronavirusi, nuk varrosen, por digjen me gëlqere.

Më pa me dyshim, pastaj mërmëriti diçka kundër Edi Ramës.

-E bën ai, i çmendur është, tha.

Sot kishte dalë përsëri. Kishte shkuar para kafenesë së tij. E kishte gjetur mbyllur. Ishte ulur jashtë rreth gjysëm ore dhe ishte kthyer.

Motra që kujdeset për të, është në panik të përhershëm. Është zhvendosur e jeton në katin e dytë të shtëpisë, që të shmangë sherrin e pandërprerë me të, nën arsyetimin se “ajo” po përpiqet t’i kontrollojë jetën.

I zbret ushqimin dhe e ndihmon vetëm kur ka nevojë. Natyrisht, pastron dhe shtëpinë.

Javën që shkoi, kur masat ishin ende të lehta dhe unë po i bëja moral për rrezikun e daljes në rrugë, më shikonte i xhindosur. Por nuk bënte komente. Më së shumti e merrte si komplot kundër tij.

Unë vazhdova i flisja për rrezikun e epidemisë. I tregoja që nuk është si gripi, nuk është si diabeti që ai ka prej 30 vjetësh, nuk është si reumatizma, është diçka e panjohur për të gjithë.

-Për ty po, tha. E di unë çështë kjo. Kjo na ka ngrënë disa herë ne. Po këtë radhë duket kot.

Dhe më tregoi diçka që se kisha mësuar kurrë prej tij, dhe ndoshta nuk do ma thoshte para se të ikte nga kjo botë, sikur të mos ishte epidemia.

Gjithmonë kisha pasur dyshimin pse babai im, i lindur në vitet ‘20, është djalë i vetëm. Në ato kohë ishte modë mbi 6 fëmijë.

-Më kanë vdekur tre vëllezër mua nga kjo që thua ti, si ja thua emrin… I thoshin gripi spanjoll atëhere. Ishte dhe kohë e grekut të parë (Lufta e Parë Botërore).

Ma ka treguar babai. Kishin lëvizur si refugjatë lufte dhe i shoi të gjithë. I zinte barku dhe vdisnin duke u kapur pas xanave (gjineshtra). U kthyen në shtëpi me djepe bosh. Pastaj lindëm ne të tjerët, unë dhe motrat.

Se kisha dëgjuar kurrë këtë histori. Në shtëpi prindërit e mi nuk flasin kurrë për fatkeqësitë e jetës së tyre. Sa herë i pyet, aq të vdekur të tregojnë, por nuk i kanë më pjesë të jetës së tyre.

Dhe mendova se mërzitja e tij me mua, që i kujtoja vdekjen e mundshme nga koronavirusi, vinte ngaqë tre vëllezërit ja paska marrë gripi spanjoll.

Por ishte diçka dhe më tragjike.

-Nga 37-ta, vdiq dhe mëma ime, tha. Atë se morëm vesh çfarë kishte, por na tha doktori ka sëmundje ngjitëse, duhet të izolohet. E futëm në një dhomë jashtë shtëpisë dhe ja hidhnim bukën nga dritarja, tre muaj. Nga jashtë hidhnim gëlqere të sapo shuar. Derisa vdiq.

Unë mendoja se gjyshja kishte vdekur nga mosha natyrale. Tregimi i tij, gëlqerja që unë i përmenda për ta trembur në fillim dhe rrëfimi i tij për vdekjen e vëllezërve dhe nënës, ishin një përzierje, që të sillte lotët në fyt.

Mi tregoi këto gjithë inat, pa asnjë emocion, sikur donte të më thoshte, se ky virusi që thua ti është “pesë me hiç”. Dhe u ngrit të dilte prapë jashtë, nga inati im.

Nuk kisha fuqi ta ndalja. E lashë të dilte deri në oborr dhe nxitova para tij, dhe mbylla derën e jashtme me takt.

Sot në mëngjes, zilja e tij më zgjoi në orën 4 të mëngjesit. Ngriva kur pashë emrin në telefon dhe nuk guxoja ta hapja. Diçka duhet të kishte ndodhur. E hapa, por ai e mbylli. Pastaj i rashë disa herë dhe ai e mbyllte.

Më doli gjumi. U bëra esëll. Mora motrën. E pyeta nëse mund të shkojë tek dhoma e tij, ta shikojë si është.

Kur shkoi, e gjeti duke lozur me telefonin.

-Çfarë ke, pse i ke rënë telefonit, e pyeti ajo?

-Jo mo, si kam rënë, por dua të shikoj orën në telefon sa është. Qenka akoma herët. Ngelëm brenda, i tha. Bëhej fjalë për orën 4 të mëngjesit.

Motra më mori duke qeshur të më qetësonte. Në fakt nuk flija dot më.

Por isha i sigurtë që ai do dilte përsëri. I duket si një shenjë nga Zoti, dërguar nga vëllezërit e tij që si ka njohur, dhe nënën me të cilën është ndarë nga jeta pa e përqafuar. Dhe sa kishte zbardhur dita kishte hapur derën përsëri.

Jemi të gjithë të dorëzuar para tij. Nuk di  çfarë të shpik që të rrijë brenda, por e ndiej se ai duket sikur ka rastin të flasë me ata që i ikën nga jeta pa i parë. Me ata që i kanë vdekur vetëm.

I duket sikur po e presin dhe bezdiset nga kujdesi ynë, që në fakt i duket si një dënim me vdekje, që ja mbajmë fshehur. Dhe duket sikur e refuzon atë. Refuzon të duket si barrë për të tjerët.

E shikoj se flet me vete, më shumë se çdo herë tjetër. Se di me kë flet. Më shkojnë mornica kur mendoj se atij i është mbushur mendja që sipas traditës, njerëzit e kësaj shtëpie vdesin nga këto sëmundjet ngjitëse, siç u thotë ai me qesëndi. Ndërsa ne kemi hall, pse na del nga porta pa leje, sikur do t’i dalë virusit përpara e t’i bjerë me shkop, mos të vijë më tek ne.

28 komente në “DITARI i karantinës: Beteja e humbur me babain!”

  1. Jimi says:

    Shum e bukur Mero! Duhet edhe te qeshim mes ketij qameti.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Mero
      .
      Uroj që kjo “Betejë” me Atin
      të ketë fund sa më të mirë
      tregimet nga Ditari le të zgjasin
      si pika uji janë, në shkretëtirë.
      .
      I thjeshtë, njerëzor, Ditari Yt
      si shumë të tjerë dhe unë u preka
      melhem për këtë flamë që po na mbyt
      me bartës zemërzinj si Çlirim Peka.
      .
      .

      1. Revizori says:

        ???????
        ??????????
        Madheshtor shkrimi, madheshtor komenti.

        1. pjeter says:

          Ky eshte nje problem qe e kane shume,nuk e di sa per te qeshur a sa per te qare eshte,por eshte problem me pleqte tane,na marrosen,nuk duan te degjojne fare.Mero me kete editorjal ka prekur nje shqetesom qe e kane shume familje.

    2. Baton DR says:

      Mua më erdhi për të qarë në fakt…
      Nejse ….shtrëngoni dhëmbët fort burra se do zgjasi kjo punë

  2. Franz Kafka says:

    Edhe babai im i moshuar s’me degjon te qendroj ne shtepi… Mero me rane shume pika loti prej ketij shkrimi

    1. petrit says:

      Mero eshte gazetari me i mire qe ka vendi yne – perfshihet dhe kosova ketu ) Me penen e tije din te beje dhe shpotitesin, dhe krtitikun. dhe optimiztin, dhe guzimtarin, …. por dhe mallengjyesin. bravo Mero.
      te repsectoj ty dhe gazeten tende.

  3. Lan XHABIJA says:

    Shkrim njerëzor.
    Për këto lloj ndjenjash, kemi nevojë, e jo për trapllëqet tona politike.
    Jetësore.
    Faleminderi Mero.
    Më qetëson ky shkrim.
    Më fut në meditim.
    ????

  4. francial says:

    Mornica…. Me këtë shkrim

  5. Bledar says:

    Ështe mëse e vërtet xha Gurin nuk e mban asgjë që te mos dali është burr i fot. Ta kesh mir, dhe nënën.

    1. Qetësusi says:

      Mero tê lindurit e viteve 1920 janë 100 vjecarë prandaj ati yt është iviteve 1930. Lere propagandën dhe shkruaj gjêra të vërteta si për shembull k.ministrat e tjerë nxierrin miliarda € fonde për të paguar puntorët e bisneseve të mbyllura dhe nuk i qetësojnë vetëm me larje duarsh në Surrel me të piellit e tij.

  6. M'hill L. says:

    Eshtè njè konstatim se si zoti Mero dhe ata qè kanè baballarèt e tyre tè lindur herèt, tè gjitha betejat me ato i kemi humbur. Nuk mund tè shpjegoj pèrsenè, por me dèshpèrim duhet tè pranoj qè brezi ynè po humbasim ‘betejat’ edhe me fèmijèt tanè. Brezat e lindur nè vitet ’60-’70 jemi brezi i humbèsve tè mèdhenj!

  7. LORA says:

    Mero vellai,
    gjyshi im ka humbur tere familjen e vet,bashkeshorten dhe nente femijet e tij,
    nga gripi i zi spanjoll i 1918-1919.I vdiqen edhe dy vellezer.Atehere ishte familja patriarkale,e madhe,me disa kurora, ne shtepi te medha.Ai grip pandemik u rrafshoi gjindjen. Gjyshi tregonte se ai shpetoi nga rakia dhe hudhrat Ne fakt ishte coban dhe duhet ta kete mbrojtur vitaliteti i jetes neper kullota.
    Keshtu qe Babai yt ka te drejte ne filozofine
    mbijetuese ndaj pandemive.

  8. Nikolini says:

    Mero kjo historija e babit tend na tregon sa e veshtire eshte jeta sa e pa bese une per vet e kam humbur babane kure kam qe shum i ri por pa varsish qfar do ndolle me ket virus jeta duhet te vashdone ????????

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Keto jane histori makaber qe te kepusin shpirtin dhe sduhen perseritur kurre..

  10. Veterani says:

    Faleminderit për shkrimin. Rrespekte ? ?. z. Mero.

  11. Sociologu says:

    ?
    Per pleqte qe i kemi lene vetem dhe askush nuk u vjen dot ne ndihme.
    ?

  12. Titilja says:

    Shum bukur. Aq bukur e shkruar sa e perpiva, e lexova me nje fryme dhe me erdhi keq kur mbaroi. Do desha te ish me i gjate, si nje tregim.

  13. Rambo says:

    Rrofsh per sa shkruajte me siper. Babai eshte mbret para teje. Ai ka memorien e hallet e atij shekulli kur ikje nga kjo bote pa e ditur nga se. Bere shume mire qe shkruajte. Pas Luftes se Dyte Boterore ne hapem syte e u beme njerez, u shkolluam e dicka mesuam me shume, por jo te gjitha. Korono virusi duket sikur na e ka mbledhur, por me i rezikshem eshte politikovirusi me te gjitha mutazionet “gjenetike”. Me ate duhet luftuar ne rradhe te pare. Nga te gjithe, Salivirusi eshte me i rezikshem, si dhe Ilirovirusi etj., pa haruar dhe Ramavirusin qe i rahu krahet atij te parit pas Gerdecit. Spaku besoj te te mos jete aq i trashe nga trute qe te mos vazhdoje punen edhe keto dite, se kjo eshte me te vertet nje lufte e ndeshje fantastike midis ketyre monstrave virusore.

  14. ABC KORCA says:

    Bravo,shkerqyer,shume shume bukur,e perkryer,madheshtore…e kudi une se me cfare fjalesh mund ta pershkruaj tregimin tend,por di qe nuk munda te gjej fjalet e sakta sepse keto histori nuk pershkruhen dot me “bravo”.
    Mero shpresoj qe Babait tuaj ti mbushet mendja dhe ti tregoje keto qe kini hequr(me sakte ka hequr), ne nje tip dokumentari…do ishte nje nder historite me te sakta qe do permbilte te gjithe perjudhen 1900-1940.
    Ju uroj ta kini babane sa me gjate,me tekat dhe grindjet e tij…sidoqofte.

  15. Dash says:

    Shume bukur Mero…me kujton babane tim qe skish doktor ta mbante ne spital.,do shkoj te loz domino thoshte, me presin shoket…. po me duket se è prisnin te paret e tij se ditet e fundit fliste me vete… Me emocionove si shume te tjere…. Falemnderit.!

  16. Qetësusi says:

    Mero tê lindurit e viteve 1920 janë 100 vjecarë prandaj ati yt është iviteve 1930. Lere propagandën dhe shkruaj gjêra të vërteta si për shembull k.ministrat e tjerë nxierrin miliarda € fonde për të paguar puntorët e bisneseve të mbyllura dhe nuk i qetësojnë vetëm me larje duarsh në Surrel me të piellit e tij.

  17. I pergjegjshmi says:

    Shume e bukur si tregim, uroj qe te kete jeten e gjate babai, ndersa ti Mero nje mut muti je.

  18. Patrioti cam i M...Bazes says:

    O patrioti im M..Baze, dil or njeri e behu burre te thuash shqip e pa dredha se keta urdherat e atij Rames jane kllapi te nje mendjehumburi!
    Dil o M.. Baze nje here te vetme prano marrezine e atij Timonierit te Tepsise Pushtetit se do marresh simpati ne njerez dhe do kesh lexues jo vetem nje grusht militantesh budallenj rilindjote qe pranojne te mbllacisin edhe bajga nga dora Rames dhe te shkruajne ketu se po hane mjalte.
    Dil e prano serialin e pasosur te marrezive te Rames pa patur frike se te ben kush mik te Saliut. Beje o Baze se do ta kesh te pa mundur ti mbulosh ato marrezi te Rames me shkrime sikur 24 ore rrjesht te shkruash.

  19. Davidi says:

    I kishe rene me drù te njera nga kembet. Nese do perpiqesh prap i bije dhe te tjetra.

  20. tomorraku says:

    Nje shkrim qe na duhet te lexojme me shpesh,jo vetem nga Mero Baze , por edhe nga te tjere , ne menyre qe te shmangim ato debatet e padurushme ne studiot televizive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje