Këto janë filmat që e kanë parashikuar koronavirusin

15 Mars 2020, 15:18Kulturë TEMA

Mes frikës së shkaktuar nga koronavirusi, “Contagion” , një film i vitit 2011, në lidhje me një pandemi me ngjashmëri të frikshme me ngjarjet e fundit, reflektonte sesi njerëzit shpesh përdornin trillimin si një mjet për të përpunuar realitetin.

Nuk është për t’u habitur se versioni Hollivudian i pandemive globale shpesh ka dalë në drejtime fantastike, duke drejtuar ushtritë me zombi në filma si “Njeriu Omega”, “Lufta Botërore Z” dhe “Pandemi”.

Një virus fatal i kthen njerëzit në diçka të egër në “Luftën Botërore Z.” Shembujt e hershëm përfshijnë thriller-in e vitit 1971, “Strain Andromeda”, përshtatur nga një libër i autorit Michael Crichton, i cili u kthye vazhdimisht tek koncepti, në të cilin përparimet shkencore dhe teknologjike krijuan kërcënime ekzistenciale për njerëzimin.

Përzierja e atyre impulseve brenda zhanrit mund të shihet në dy filma të publikuar në 1995: “12 Monkeys”, një komplot fantastiko-shkencor në lidhje me përdorimin e udhëtimit në kohë për të provuar shkatërrimin e një plage të rrallë, që do të zhdukte pjesën më të madhe të njerëzimit; si dhe “Outbreak”, një film, në të cilin një virus ajror hyn pa dashje në SHBA nga Afrika, duke kërkuar një ekip mjekësh (të udhëhequr nga Dustin Hoffman) , për të garuar kundër kohës, duke u përpjekur për të shpëtuar një qytet ku infeksioni po përhapej.

Vitin e kaluar, rrjeti “National Geographic” transmetoi “The Hot Zone”, një realizim i bazuar në fakte për virusin Ebola në 1989-ën.

“Contagion” lidhet më drejtpërdrejt me rrezikun aktual, duke filluar me atë që ndodhi me një grua (e luajtur nga Gwyneth Paltrow), e cila kthehet në Minesota me një sëmundje të çuditshme pas një udhëtimi në Hong Kong.

Brenda disa ditësh, ajo vdes, duke e lënë burrin (Matt Damon) në një gjendje shoku, para se të tjerët të fillonin të shfaqnin të njëjtat simptoma, pasi sëmundja përhapej në të gjithë botën. Në të tregohen sakrificat dhe përpjekjet që bën mjekësia për të gjetur një vaksinë. Filmi është një paralajmërim i rreptë që tregon me hollësi se si një vendim i gabuar i politikës mund të ketë pasoja fatale që mund të shuajnë të gjithë njerëzimin.

“Contagion” ia vlen të shihet, ose të rishihet për të kujtuar se disa nga tregimet më të frikshme nuk përfshijnë kërcënimet e mbinatyrshme, por ato që i afrohen më shumë realitetit.

5 komente në “Këto janë filmat që e kanë parashikuar koronavirusin”

  1. Skeni parë gjë akoma says:

    Edhe keto filma, mos kujtni se kane qene fantazi boshe e rregjizorëve. Jo ! Dikush i ka inspiruar, per te nxitur mendimin, dhe për te pare reagimin e popujve.
    Covid-19, mund te jete projektuar nëpër laboratorë me qellime të mbrapshta. Ai vetem sa u testua, per te pare se sa gati eshte njerezimi në raste te tilla. Mbas ca kohesh do dal nje tjeter, akoma me i rrezikshem, por ndryshe nga rasti COVID-19, shoqerite e civilizuara dhe ekonomite e medhaja boterore do jene te pergatitura me sisteme e vaksina të kushtueshme. Kush do ta hane …. ? Vendet e brishta dhe popujt pa influence!
    Skeni parë gje akoma o popull!

    1. KORÇARI says:

      Korona virusi është prodhim laboratori, dhe përrallat se vjen nga lakuriqi i natës janë kot fare.
      Kinezët kanë me qindra, mijëra vite që hanë lakuriqë nate, gjarpërinj etj, por kurrë skishin koronavirus…
      Henri Kisinger ka deklaruar publikisht se POPULLSIA E TOKËS DUHET TË ZVOGËLOHET URGJENTISHT DERI NË 500 MILIN BANORË, ndryshe njerëzimi ska shpresë.
      Ky fakt , në lidhje dhe me përplasjen ekonomike SHBA-KINË na bën të mendojmë se ky virus është pjesë e një lufte….

  2. rexha 10 says:

    ATHERE I BIE QE DIKUSHE PASKA BERE NJE PROVE PER TE VLERSUAR RALITETIN ,SE SA I VERTETE DO JETE.
    TANI KUSHE PO GENJEJN SHTETET QE PO E VUAJNE SOTE ME HUMBJE TE JETEVE ,APO ATO QE E KISHIN PARASHIKUAR QE DO TE VINTE NJE DITE QE DO TE PROVOHEJ EDHE KJO SKEME MASHTRIMI. NEN KURRIZIN E TYRE MUNDE TE BEJNE C’FARE TE DUAN QOFSHIN SHKENCETARE ,APO MILIARDERE ,PORE NE KURRIZIN E NJERZEVE TE TJERE ,BESOJE SE NUKE I LEJON NJERI.
    GATI GATI PO I KONSIDERONJE NJERZIT NE NJE PLACKE TREGU SI NE KOHEN E ROMES SE VJETER.

    1. KORÇARI says:

      rexha 10 @ , ka vite që MASAT(POPULLSIA) KONSIDEROHEN SI PRODUKT I KONSUMUESHËM.
      Pre mos ki pikën e dyshimit që ti dhe unë , për Rokfelerin, Rotçildin apo Sorrosin jemi si milingonat që i vret pa të vrarë ndërgjegjia

  3. Ylli says:

    O Perendi ….njeriu ,historikisht qenia me idiote qe ekziston ,sidomos kur eshte “gjysme i shkolluar ose gjasme i shkolluar “,referim ky i Eqrem bej Vlores kur pershkruante figurat drejtuese te Karllikut te Qershorit 1924 !
    Gripi Spanjoll ku supozohet qe minimalisht vdiqen
    50 milion njerez ,fiks mbas kasapanes se Luftes se I Boterore ,ndodhi kur as SHBA dhe as Kina nuk ishin fuqi konkuruese boterore as ndermjet tyre dhe as ne tregun boteror !
    Te mendosh qe ky virus synon eleminimin e Kines kur ne nje popullsi 1.2 miliarde njerezish ,shkakton vetem e shumta 4000 viktima ,qe as me zero para nuk llogaritet dot perqindja ,duhet te jesh ose Korçar ose Kar !
    Rokfeleret dhe Rothchildet duan fuqi prodhuese e fuqia prodhuese perbehet nga njerez te cilet rrisin konsumin e asaj qe prodhojne dhe per pasoje rriten fitimet …e gjithekujt .
    Vetem po te jete se ka ndonje plan ky 500 milion njerez do blejne 5 mlliard makina per ti bere qejfin miliarderve…..pfffff….na mbyten sociologet hulumtues te internetit te cilin e kerkojne te jete dhe falas qe te shkruajne cfaredo karlliku qe u zbret nga koka !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje