Reagimet për testin e koronavirusit të presidentit, hutojnë zonjën Eni 

Pas lajmeve se presidenti kishte bërë në ilegalitet testin e koronavirusit dhe kishte rezultuar negativ, ka pasur shumë reagime në rrjet.

Lajmi i dhënë tek News 24, se presidenti Meta ka rezultuar negativ, ka shkaktuar një sërë reagimesh në skenën politike.

Sali Berisha, duke ju referuar “qytetarit digital”, shkruan:

“Edvin Çekapi tentoi të eleminojë presidentin, duke dërguar në palestrën ku ai stërvitej, një person të infiltruar me virusin e marrë në Itali.

Sipas të dhënave, ky person ka përgjuar disa herë Ilir Metën kur ka hyrë, dhe i është afruar të bëjë dhe foto.

Edvin Çekapi ka shpresuar se përmes kësaj metode do të mund të eleminonte presidentin para 15 marsit, kur ai kishte dhënë fjalën se do shpërndante Parlamentin.

Rezultati negativ i kontrollit të presidentit duhet verifikuar disa herë, pasi ndrikulla e mjekësisë mund ta ketë vënë në gjumë presidentin, me qëllim që sëmundja të evoluojë.

I kërkoj presidentit t’i drejtohet për herë të tretë, të katërt, të pestë, çekapit, derisa të kalojnë 20 ditë nga kontakti, që të sigurohet që është negativ.

Teste, teste dhe vetëm teste, si e vetmja mënyrë që Edvin Çekapi të dështojë në strategjinë e tij për eleminimin e kundërshtarëve.

Plani i tij ka qenë i qartë. Duke infektuar presidentin në palestër, ai synonte të kalonte virusin në Gjirin e Lalzit, dhe prej aty, tek unë dhe drejtuesit e tjerë të opozitës që jetojmë këtu.

Ky plan po dështon me turp, por sidoqoftë, duhet bërë dhe një herë kontrolli për zotin president.

Pas tij ka reaguar Tit Vasili. Ai tha:

“Isha i bindur që presidenti do dilte negativ.

Unë e njoh mirë atë. Kemi një jetë bashkë.

Ai ka imunitet ndaj çdo agjenti të Edi Ramës.

Më pas reagoi Lul Basha, i cili theksoi se fakti që presidenti rezultoi negativ, tregon se burimi i virusit është qeveria, dhe jo opozita.

Ndaj Edi Rama duhet të marrë përgjegjësinë për gjithë këtë.

E vetmja që nuk po orientohej në këtë debat, ishte zonja Eni.

Pas debatit që kishte pasur me zotin Pipero një natë më parë, zonja Eni nuk ishte sqaruar ende për këtë punën e njerëzve që dalin pozitiv.

-Dakord që janë pozitivë, po a janë të sëmurë këta njerëz, e pyeti Eni? Se nuk duhet t’i paragjykojmë.

-Ata mund të jenë njerëz të mirë, i tha zoti Pipero, por natyrisht që janë të sëmurë.

Zonja Eni nuk u bind përsëri. Sot, kur dëgjoi debatet për presidentin, tha:

-Nuk dua të merrem me politikë, po mua ai njeri më është dukur gjithmonë pozitiv.

Nuk e kuptoj se ku u ka ngelur qejfi ju të tjerëve, që thoni se është negativ, por unë jam dakord me Doktorin, që ai duhet kontrolluar derisa të bindemi që është njeri pozitiv.

Respekt për presidentin.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Reagimet për testin e koronavirusit të presidentit, hutojnë zonjën Eni ”

  1. Raul says:

    Eni vasiliqi. Sonila surratplastikja , Nikoll lehesi, Zheji kokeqeni, Cim peka, apo Cim pordha, Mark marku , Gjekmarkaj, Ylli Rakipi, te gjithe bashke per te shpifur dhe per te nxjerre nga kazani i llumit informacione te pabesuesheme, frike , terror, shpifje, helm ne kete kohe te veshtire te luftes se trete boterore qe po behet pa raketa balistike dhe pa tanke. Keta gazetare me urrejtjen qe gjenerojne nga ekrani, e pate mbreme si ishte bere Eni Vasiliqiu taman si grifshe se nuk kishte rreth vetes njerez, po ashtu dhe i urryeri Blendi Tullaci…

  2. K. F says:

    Eni Vasili eshte nje fyçke e rrjedhur dhe une nuk e kuptoj sesi standard I Ben Blushit ne Top Channel e pranon ate ne prime time. Merni ne analize snelljen e saj dhe po nuk dolli keshtu me pershtyfshi ne surrat. Ndryshe mos e degjoni zonjen Eni, por lereni te shumohet sa pa kaluar ne menopause.

  3. Hygerta says:

    Keto zonjat e ekraneve tona Jane te gjitha plastike. Eternitetet e dikurshme Jane me pak te rrezimshme se keto ballegerat tona si Eni, SONILA, Kol Ballabytha, Fevzo mavria, Çim Peci etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *