VIDEO: Edhe fëmijët solidarizohen, mesazh tingujsh për mjekët që po luftojnë me virusin Covid-19

Mënyra se si duhet të sillemi me fëmijët tanë në këto ditë izolimi për shkak të koronavirusit dhe se si mund t’iu vijmë në ndihmë atyre për të shmangur çdo pasojë psikologjike në të ardhmen, përbën një sfidë të vërtetë.

Ndërkohë, teksa institucionet arsimore janë mbyllur, mjaft prindër po kujdesen që fëmijëve të mos i mungojnë aktivitetet argëtuese.

Një prej këtyre të miturve është edhe Rejan Mira, vogëlushi i cili e ka kuptuar në mënyrën e tij virusin Covid-19. Kjo mënyrë janë tinguje e muzikës.

Edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte nisur një kurs violine dhe u detyrua ta ndërpresë për shkak të virusit, ai me ato pak mësime që ka marrë zgjedh të përcjellë një mesazh të madh ndërgjegjësues me stafin mjekësor të cilët janë heronjtë tanë në këto ditë të vështira që po kalojmë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *