Këshilltari Henz zbulon suksesin e Lulit në betejën kundër koronavirusit

Në kulmin e debateve të opozitës me qeverinë, rreth masave të marra kundër epidemisë së koronavirusit, këshilltari Henz vendosi të ndajë disa suksese të Lulit në këtë fushatë:

“I dashur Jari!

Më poshtë dua të rreshtoj disa suksese të Lulit në këtë fushatë, të cilat duhet të na bëjnë krenarë.

1.Luli është i pari që ka thënë se koronavirusi nuk është grip, por virus vdekjeprurës.

2.Luli është i pari që ka thënë se ky virus ka lindur në Wuhan të Kinës dhe mund të udhëtojë drejt Evropës.

3.Luli është i pari që ka thënë se kur plas epidemia, duhet të merren masa.

4.Luli është i pari që ka thënë se kur duart bëhen pis me viruse, duhen larë me ujë dhe sapun.

5.Luli është i pari që ka thënë se kur njerëzit nuk ka kush t’i ndihmojë, duhet t’i ndihmojë dikush nga bashkia apo qeveria.

6.Luli është i pari që ka thënë se kur dëmtohet biznesi, i duhen dhënë lekët.

7.Luli është i pari që ka thënë që kur nuk ke lekë, mos e paguaj kredinë.

8.Luli është i pari që ka thënë se kur ke temperaturë, duhet ta masësh me termometër.

9.Luli është i pari që ka thënë, se kur mbyllesh brenda shtëpisë, nuk duhet të dalësh jashtë, se nuk ka kuptim.

10.Luli është i pari që ka thënë, se koronavirusi do bëjë më shumë dëme në Itali, se në Gjermani.

11.Luli është i pari që ka thënë, se raportet e mira të Ramës me Vuçicin, ndihmojnë në përhapjen e gripit nga Serbia në Shqipëri

12.Luli është i pari që ka thënë se po fjete gjumë, ke më pak shanse të infektohesh, se kur je zgjuar.

13.Luli është i pari që ka thënë, se Albana Vokshi e bën më mirë se Silva Bino.

14.Luli është i pari që ka thënë, se opozita është gati të sakrifikojë në këto kohë, duke detyruar Tritan Shehun të mos fusë më gishtat në hundë.

15.Luli është i pari që ka thënë, se çdo parti duhet të ngrejë task forcën e saj kundër koronavirusit, me qëllim që të numërohen saktë të vdekurit dhe të prekurit.

Ka edhe merita të tjera të Lulit në këtë fushatë, por kaq do na mjaftonte që ne të jemi krenarë që ai i ka dalë zot epidemisë, duke qenë vizionar.

Ndaj këtë mesazh duhet ta përhapim urgjent në mediet tona.

Zonjës Eni mos ja jepni të 15 njëherësh, se nuk mban dot.”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Këshilltari Henz zbulon suksesin e Lulit në betejën kundër koronavirusit”

  1. Veshgues says:

    Po Lulin e ndihmon shume Nardi Ndok!

  2. Belina Budini/Rakipllari/Çili says:

    Zonja Eni sot la nam me SmS e Lulit si oyetje per kryemi istrin. O tallem me zonjen Eni ose Lulit ia kontrollojne telefonin kujdestaret e parties.

  3. K. F says:

    Zonja Eni sot u be akoma me qesharake per te mbuluar lakuriqesine e saj idioteske duke mare per siper se mund ti jete hakeruar telefoni I saj. I themi zonjes Eni Vasili se telefoni I saj nuk mund te jete hakeruar persa Mesazhi Ishte rrjedhim analitike dhe llogjike I komunikimin me Bashen. Nese do ishte e kunder ta atehere ky mesazh do te ishte I vetem ne I box e Enit dhe se dyti nuk do ti dilte emri I Bashes, por do shfaqje vetem numri. NJE GAZETARE IDIOTE QE NE EMISION WENDRON LIVE ME CELULAR NE DORE ME LULEZIM BASHEN, KUNDERSHTARIN E ATIJ QE KA FTUAR NE STUDIO. KJO NUK ESHTE ETIKE! FUCK OFF SHOQJA ENI!

  4. Mashkullori says:

    Keshilltari Henz,ka harruar kryesoren te thene nga Luli:
    Luli,eshte i pari dhe i vetmi,i cili ne kohen e COVID-19 i ka kerkuar karrigen e kryeministrit Edi Rama…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *