Tre krizat e Kosovës dhe nevoja për një qeveri të Unitetit Kombëtar

Nga Mero Baze

Qeveria Kurti- Mustafa po shkon drejt rrëzimit, pasi LDK nuk pranoi shkarkimin e njëanshëm të ministrit të Brendshëm Agim Veliu, pa u konsultuar më parë me të, sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje. Shkuarja e qeverisë në mocion mosbesimi, inicuar nga LDK, do të thotë teorikisht rrëzimi i qeverisë.

Qeveria po rrëzohet në një kohë kur Kosova rrezikohet si gjithë bota nga kriza e epidemisës së koronavirusit dhe nga tensioni i raporteve me SHBA, për shkak të kalkulimeve që qeveria po bën me heqjen e taksës 100 përqind me Serbinë e Bosnjën.

Edhe pse Albin Kurti e ka premtuar qysh në fushatë, heqjen e taksës, ai po përpiqet ta shkëmbejë atë, me heqjen e mandatit të presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë.

Në një farë mënyre, ai kërkon t’i thotë SHBA, nëse doni ta heq taksën, më hiqni Thaçin nga tryeza e bisedimeve. Ky është një kushtëzim paksa i palexueshëm nga Uashingtoni, i cili falë dhe ambasadorit Grenell dhe toneve të tij arrogante, as që do të dëgjojë histori të tilla.

Rrëzimi i qeverisë është një akt i pastër politik i Albin Kurtit për qëllime që i di vetëm ai personalisht. Por publikisht ato lexohen si frikësim i tij, për t’u përballur me këto dy kriza.

I bindur se heqja e taksës pa hequr Hashim Thaçin nga tryeza e bisedimeve, e bën atë një figurë të parëndësishme në bisedime, dhe po ashtu frika se menaxhimi i situatës emergjente të epidemisë, me një kabinet të përçarë, siç u provua dje pas propozimit të Thaçit për gjendje të jashtëzakonshme, duken arsye të besueshme që Albin Kurti të ketë provokuar rrëzimin e qeverisë së tij, jo për arsyet që lidhen me Agim Veliun, por për pamundësinë e tij të qeverisë me partnerë.

Albin Kurti nuk është aq budalla sa të mendojë se duke bërë fakt të kryer shkarkimin e një ministri të partisë partnere, do t’i hapej rrugë. Ai ka llogaritur pikërisht goditjen e një figure politike të LDK, siç është Agim Veliu, për të provuar nëse ndan LDK-në, ose dorëzon qeverinë.

Me shumë gjasa do të ndodhë e dyta. Dhe është shumë banale se si qeveria, e cila kishte shumë shanse të binte për arsye ideologjike, tashmë po rrëzohet për aryse bakteriologjike.

Pas kësaj, Kosova gjendet përballë tre krizave, krizën me epideminë, krizën me SHBA, dhe krizën e qeverisë.

E vetmja zgjidhje është një pakt një vjetor për një qeveri të Unitetit Kombëtar, me teknicienë të shquar të Kosovës, mbështetur nga gjithë partitë. Qeveria të zgjidhë krizën e koronavirusit dhe të ulë tensionet në raportet me SHBA.

Pas kësaj të shkohet në zgjedhje për të filluar lojën nga e para. Çdo vendim tjetër e zhbën Kosovën, pasi  e fut nën peshën e  tre krizave të mëdha, të cilat nuk i përballon dot as një shtet real, dhe jo më një shtet eksperimental.

REMOTE_ADDR:[]

37 komente në “Tre krizat e Kosovës dhe nevoja për një qeveri të Unitetit Kombëtar”

  1. qorri me motorr says:

    Tani po e kuptoj pse na e mori Serbia këtë krahinë në 1912. Në vend që të bënin plane e strategji, vëllezërit kosovarë qinin vrullshëm njëri-tjetrin dhe bënin tërë ditën intriga të fëlliqura. Enveri si finok që ishte na mësonte me përralla “vëllezërit kosovarë, sa vuajnë të shkretët, e duan Shqipërinë”, po ç’të na duan ne vëllezërit kosovarë kur njëri-tjetrin mezi presin ta shtijnë në dhe. Ndërsa Hashimi, Albini, Isai dhe dora e tyre shkërdhejnë për qejf njëri-tjetrin, prit kur të vijë Serbia e t’u rrëmbejë gratë, gocat, motrat. Le të fryjnë sytë pastaj kryetarët e bythës me gjithë ç’u vijnë prapa.

    1. Kosovari says:

      O majmun po cka je ti me i mire se vllezerit kosovar ma thuaj, mos i pergjitheso gjerat vllezerit kosovar e kan tregu vehten gjithmone me juve si ne lufte e si ne paqe dhe momente te veshtira mos harro se kur u be termeti vllezerit kosovar u ben cop per ta ndihmuar shqiperine. E ju cka bete per vllezerit kosovar cifti yt na keni lene ne balt gjithmone historia flet injorant

  2. Bot Kurv says:

    Si Enver Hoxha qe ne krizen kombtare shqiptare krijoji qeverin e tij. Te uniteti parti popull.

  3. nord.al says:

    Jo “tre krizat” Mero por “tri krizat”. Meso shqip dreqin se e mban vehten edhe per intelektual.

    1. Une, Paloka says:

      Jo dish, por dysh, more kokeqip.
      Ja ke fute pordhes kot plako.
      Ku e ke mesuar kete shqipe ti? Nje, Dy, tre, apo një, di, tri?
      Tre pika, apo tri pika? Ta paska mesuar Janulla shqipen me duket. Prandaj edhe ti thua njesoj: “Kristi u ngjal.”, ne naten e Pashkeve.

      1. Epirioti II says:

        Fjala pika, eshte gjinia femerore. Thuhet TRI GRA. tri pika dhe per mashkulloren tre burra, tre mesime.
        “Ignorantia non est argumentum”

    2. Moisi Golemi says:

      Të lumtë nord.al. Sa do e shkruaja këtë vërejtje. Në shqip, gjinia femërore merr trajtën Tri, jo Tre.

    3. Tetovari says:

      Edhe ty kshyr mir nji dy tre( gjuha sllave jedan dva tri) a e kuptove psh.

  4. Shqiptar says:

    I mèsuar me koalicione hajdutèsh dhe kriminelèsh, i mèsuar me shitjen e gjithçkaje pèr hir tè pushtetit, Ymer Baze, duket i çoroditur me mènyrèn se si funksionon Albin Kurti.
    Jo Ymer jo. Nuk janè tè gjithè shqiptarèt, me njè çmim tè shkruar mbi ballè, si zotrote dhe ai qè i bèni fresk ju pèr momentin.
    Mè mirè njè fund me tmerr Ymer sesa tmerrin nè bark dhe presidencèn mbushur me hajdutè.
    Èshtè botè tjetèr kjo e Albinit, Ymer. Nuk e kupton dot.
    Nè atè botèn tuaj, ku herè i merret nè gojè Saliut e herè Edit, gjèrat janè ndryshe. Èshtè jeta e kurtizaneve Ymer.
    Jo çdokush èshtè krenar pèr njè paçavure tè tillè.

    1. Skipetari says:

      Sa mire e ke thene o Shqiptar! Ymeri eshte pacienti zero i korupsionovirusit shqiptat!

      1. Na mbyten idiotet says:

        @Shqiptar dhe @Skipëtari,
        Tek dy komentet tuaja pashë nje Turk dhe një Grek, duke bere orgazëm me njeri tjetrin.

    2. XheJ eN Bi says:

      Shqiptar….
      Ymer Baze e shohë se e njeh mirë Albin Kurtin,kurse ti mban mënd Albinin në opozitë si ” revolucionarë”me tymuset në Parlamentë.
      Ti nuk e njeh Albinin tani mbi shpatulla ka një barë të rëndë dhe nuk ka këllqe ta mbajë.
      E vermja mënyrë për të shkarkuar këtë barë Albini probokon çarjen e koalicionit.
      Albinin fo krahasoja me Ciprën në Greqi ,idealist dhe shumë i majtë.Ndryshimi është se Cipra bëri kthesë180 gradë nga ideologjia e tij dhe mbijetoi ,kurse Albin Kurti më ngjan envetist ” edhe bar do hamë dhe nga instikami nuk luajmë”.
      Sa për hajdutët që përmënd , Ballkani ka përvetësuar barcaletën me dy Kryetarët e Bashkive ,një Italian e një Shqiptar.

    3. Tetovari says:

      Edhe ty kshyr mir nji dy tre( gjuha sllave jedan dva tri) a e kuptove psh.

    4. Tetovari says:

      Të lumt shqiptar ashtu ësht, mustaf udbashi a msue me bë tradhti, sikur në ish-jy ashtu edhe tash dhe para dy viteve e formun kunder psk aak akr, pastaj naten u nda mrenda nates prej lvv nismes dhe hini nkualicon me pdk, por shpresoj se krahu i rij i ldk me zonja Osmani, Abdixhiku e tjer ti largojn njiher epergjithmon klani mustafa veliu sabriu iseni kom-socialist, psh.

  5. Zeqo Bardhi says:

    Qorri me motor @……no coment Bravo

  6. XheJ eN Bi says:

    Siç ndodh rëndom në Ballkan.Thuhet ,nëse në Europë për një projekt studiohet për tre vjetë dhe ndërtohet për gjashtë muaj.Në Ballkan ,studjohet për gjashtë muaj dhe ndërtohet për tre vjetë.
    Edhe Qeveria e Kosovës duhej tre muaj për tu bërë dhe një muaj për tu ç’ bërë.

  7. Star says:

    Isa Mustafa eshte virusi ketu. Si more palaco nuk pranon largimin e nje ministri por preferon rrezimin e qeverise. Derisa ke pranuar si kryeminister Kurtin si mendon more palaco se mund te punoje i pari i qeverise me nje qe nuk deshiron te punoje me te. Marreveshjen e ke qe prap ne ate detyre mund ta propozosh ti si parti nje person tjeter. Kjo eshte nje detyre shteterore dhe nuk eshte me tapi vendi i ministrit. Apo ashtu e ke marreveshjen me kete minister per te ndarjes korrupsionin me te. Po gjej mo nje te korruptuar tjeter per ate post dhe mos e mbaj mbi vehte pergjegjesine e rrezimit te qeverise. Ptu maskara,burre kurve.

    1. Tetovari says:

      Me të vërtet ashtu ësht ja heki udb ku mshefej vet per vjedhjet dhe korupcion që ka bëe perpara me pdk, tfl.

  8. Altin says:

    Filloi Mero me fake news. Isa Mustafa e tha me ze e figure se qeveria ra se Albini nuk heq taksen. Ne te njejten fjali pranoi se LDK ka shkelur marrevshjen qeverisese ku shkruan “hiqet taksa e vndoset reciprociteti”. Jane me dosje te gjithe Mero. Vucici po nxiton te beje marreveshje me keta me dosje sepse e ndjen qe ne 2021 fiton Biden ne USA dhe Vucici kekon azil ne Rusi….

  9. Hazeri says:

    Eshte e vetmja gazeta qe e lexoj rregullisht qe me daljen e nr. te pare.
    Nje vrejtje te vogel ortografike : duhet “Tri kriza” ,pasi kriza eshte femer.

  10. Kosta says:

    Shqiptar komenti juaj i sakte.

  11. Brahoo says:

    Nuk e di se sa perkrahje ka Albini ne Shqiperi dhe Kosove por jashte atdheut Albini ka nje perkrahje te jashtezakonshme.Emigracioni e shikon Albinin si shpresen e fundit per shqiptaret e Shqiperise (edhe pse eshte kosovar). Albini per shqiptaret ne emigracion eshte pak a shume nje Fan Nol i dyte,deri sa nuk do te vjedhi do ti falin çdo lloj deshtimi.

    1. na mbyten injorantet turcelinj says:

      Ha ha e ke dhjere kur kete kalama tekanjoz e krahason me NOLIN.
      Ky turkoshak islamist nuk di shqipen akoma dhe jo te shkruaj dhe perkthej si i madhi NOLI

  12. Daj Sami says:

    Dielli qe ngroh-thote populli-duket ne mengjes dhe pune tyre u pa heret,nuk eshte e pa pritur

  13. nuriu says:

    Dielli duket qe ne mengjes, kirijimi i qeverise me kryehajdutin dhe percares te kombit Isa Mustafa qysh kur u krijua ishte e deshtuar se ky person eshte me i keq se gomari Ramush qe njihet si gomar i madh i kombit por Albin Kurti eshte pa byth se po te ish burre e bonte si Ed Rama te bote zgjedhje dhe ta merrte tepsine i vetem.

  14. nord.al says:

    Do te jesh tiranas ti Paloka se ju e mbani vehten per te ditur. Meso se numri tre merr gjinine e emrit . Nuk thohet tre vajza e tri djem por tri vajza e tre djem. Per kete mund te hapesh librin e gjuhes te shkolles fillore qe me siguri ti nuk e ke mbaruar se do te ruaje dhent. Mos u mburr me injorancen tende.

  15. uskania says:

    Për mendimin tim, Albin Kurti ka të drejtë. Qeveria i merr vendimet në bllok në rast krizash sidomos, ka një kryeministër, zbaton ligjin. Po qe se njeri i bie thumbit dhe njeri patkoit, këtu nuk ka më Qeveri. Kryeministri nuk është kukull e MARRËVESHJEVE. Këdhtu ndodhi shpesh herë me ministrat e LSI -së në Shqipëri, të cilët nuk mund t’i prekte kryeministra edhe kur kapeshin me thesin e parave në kurriz duke i çuar te shtëpia e Ilir Metës.
    Nuk e simpatizoj fare, fare Kurtin, por në këtë rast ka shumë arësye.

    1. Tetovari says:

      Koment i vertet psh.

  16. Albann says:

    Ne fakt eshte vetemnje krize: Kurti.I duhet te zgjedhe mes UDB-se dhe Kosoves. Ne ketokushte ai zgjodhi te heqe dore nga marja e vendimit,dmth i la gjeratne vendnumuro .Kjo nenje ane kenaq UDB qe mos zgjidhe ceshtja kosovare,kenaq dhe “patriotet” qe cuditerisht jane te kenaqur me mosndryshimin e situates.

  17. Gipa says:

    Jo Mero ketu nuk pajtohem me ty Kosova eshte e plackitur deri ne palc nga Pdk Aak Nisma dhe Ldk tani qe ka qen pjesmarrese me ata te paret po frigohen se do te humbin privileghet qe kan pasur me Pdk etj. Prandaj nese edhe kjo qeveri bie populli me nuk ka kujt ti besoj sepse ata tjeret e kan treguar veten pranda nje qeveri me hajdut se bashku jo jo .

  18. Nik says:

    Z. Kurti si kryeminister veproi drejt, ne se nje minister del kunder vendimit te qeverrise atehere me perpara duhet te jape doreheqje dhe pastaj te sqaroje ate per publikun. Keta, Z. Veliu, Isa skilja dhe te tjere jane fare te pa turpshem. Eshte e qarte qe bejne lojra te pista per interes te tyre.

    1. Tetovari says:

      Koment i sakt psh.

  19. Tetovari says:

    Të lumt shqiptar ashtu ësht, mustaf udbashi a msue me bë tradhti, sikur në ish-jy ashtu edhe tash dhe para dy viteve e formun kunder psk aak akr, pastaj naten u nda mrenda nates prej lvv nismes dhe hini nkualicon me pdk, por shpresoj se krahu i rij i ldk me zonja Osmani, Abdixhiku e tjer ti largojn njiher epergjithmon klani mustafa veliu sabriu iseni kom-socialist, psh.

  20. Ed says:

    O shqipetari qe je shqipetar I sali berishes. PO ME KE TAKOHET KY ALBINI SA HERE VJEN NE SHQIPERI A SISHTE ALBINI MERTE PJESE NE PROTESTAT ME MOLOTOV NE TIRANE, TE KESH QENE NE BURG NE SERBI DHE TE DALESH patriot SHIKON KETO JANE FAKTE o berishjan

  21. ***** says:

    Skile Mustafa, dyfish skile Mero Baze. I shkreti Albin me ke ka te beje. Bej durim Albin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *