Frikë po, panik jo!

Nga Mero Baze

Në këto ditë dramatike, fjalia “Mos u frikëso” është një mesazh i gabuar. T’u kërkosh njerëzve të mos frikësohen, është papërgjegjësi e madhe. Frika është e vetmja fuqi që sot njerëzit mund të përdorin, për të ruajtur veten, të afërmit dhe të tjerët përreth.

Edhe në fjalorin e shqipes, frika përcaktohet si ”ndjenjë e një shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku, që na kanoset drejtëpërdrejtë përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie etj”.

T’i futësh frikën tjetrit këto ditë, është gjëja e duhur, edhe pavarësisht se mund të duket kërcenuese.

“Frikë po, panik jo!”. Ky është sllogani i duhur.

Frika se mund të të sëmuren prindërit dhe mund të mos ndahesh dot me ta, është një fuqi që duhet të të mobilizojë të mos dalësh nga shtëpia.

Frika se mund të sëmuresh vetë apo fëmijët e tu, duhet të të mbajë në shtëpi.

Frika se mund të dalë situata nga kontrolli dhe ashtu si¸thotë kryeministri, nuk do ketë kush të na varrosë, mund të të mbajë në shtëpi.

Frika është ajo që mund të na shpëtojë jo vetëm jetën, por dhe nga kriza e panikut.

Paniku mund të na vrasë papritur, kur mendojmë se nuk kemi frikë nga kjo epidemi, se mund të shëtisim të lirë, se mund të takojmë kë të duam e të vazhdojmë të punojmë sikur nuk ka ndodhur gjë.

Ndaj mesazhet e kryeministrit që diktojnë frikë, ditët e fundit, janë rruga e duhur për të mbyllur turmat brenda.

Sllogani “Frikë jo, kujdes po”, në fakt duhet zëvendësuar me slloganin “Frikë po, panik jo”.

Ndaj mos u bezdisni kur Qeveria poston kamiona me të vdekur në Itali, apo shifrat alarmante prej 600 e ca të vdekur në ditë. Duhet doemos frika për t’u kujtuar shqiptarëve se jemi në fillim të një beteje, të cilën para nesh po e humbasin vendet më të forta dhe të civilizuara të botës, si Italia, Spanja Gjermania, Britania etj.

Akoma më alarmante është kjo situatë në Kosovë, ku mendojnë se virusi shërben vetëm si një mjet për të vrarë qeverinë, por jo popullin. Në fakt, ata meritojnë të mbyllet urgjent Qeveria dhe Parlamenti në karantinë, dhe vendin ta drejtojë ministri i Shëndetësisë dhe komandanti i Policisë.

Me një papërgjegjësi të rrallë, vendi është larg masave që frenojnë epideminë dhe bash për këtë shkak, Qeveria është ndarë në dy pjesë duke rrëzuar vetveten, si të jetë një stan me lepuj, dhe jo politikanë të përgjegjshëm.

Atyre nuk u duhen treguar vetëm të vdekurit e Bergamos dhe Lombardisë, por dhe mijëra arkivole të shqiptarëve të Kosovës që ikën nga kjo botë, me shpresë se pasardhësit e tyre do kishin një ditë, një Qeveri të përgjegjshme. Dhe duhet t’ua shtijmë frikën edhe me ato arkivole.

Nëse jo, atëhere në mungesë të frikës, ata do të ndeshen me panikun dhe këtë radhë paniku nuk ikën duke vrapuar drejt Morinës dhe Hanit të Elezit, por duke vdekur në prag të shtëpisë.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Frikë po, panik jo!”

  1. 😟😟😟😟 says:

    RRINI NË SHTËPI !!!
    S’KEMI PARË GJË AKOMA !!

    1. Revizori says:

      Frika eshte vetem ndjenjë, ne psiqikën e njeriut. Njeriu mund te kete frikë edhe atehere kur nuk ka aresye te ketë. Pra frika nuk eshte reale. Egziston vetem ne trurin tone.
      Ndersa rreziku po. Rreziku eshte real. Si perballohet rreziku pastaj, kjo eshte tjeter gje. A perballohet me frikë dhe panik, apo perballohet me kujdes, aresye, trimeri, me gjak te ftohtë, kjo eshte ajo qe i ndan njerezit.
      Ironia eshte kur njerezit ketej bejne shurren nga frika e virusit, ketej bejne si trima kunder qeverise, vetem e vetem se eshte qeveri socialistësh, dhe tregojme injorancën e tyre edhe politike edhe shoqerore.
      Por ky eshte virus qe e kursen, duhet te themi shyqyr, moshen e re. Por tani ata behen pordhacër dhe tregojme sa injorante dhe te papergjegjshem Jane.
      Do flisnim ndryshe simur ky te ishte virusi i murtajës, dhe te mos kursente asnje, te madh e te Vogel, dhe po te te kapte, e hengre.
      Atehere do t’u dukej te gjithëve “vrima e miut 500 grosh”, dhe do tregonin se sa trima Jane.
      Por edhe tani, pordhet e medha grisin breket e reja.
      Shume njerez mbushen me mend kur eshte teper vonë dhe atehere mendte nuk vlejnë.
      E vetmja fjale e urte tani eshte: ” Kujdes, kujdes, dhe vetem kujdes. Jo vetem per vete, por edhe per te tjeret, qe te vertetosh se je qenie shoqerore, dhe jo qen i rrezikshem per shoqërinë.
      Tani më thoni: Ç’hyn Edi Rama ketu?
      Jeta jonë nuk eshte as e Edi Ramës as e Saliut. Ne qofte se dikush ja ka falur Saliut, ashtu si dikur ja falte Partisë, ky eshte problemi i tij personal, pir Jo problemi yne. Por te mos guxoje ta perhape kete problem tek shoqeria sepse do perballet me tere forcen e ligjit. Qente e terbuar nga politika kane vetem nje fund. I vret bashkia.

      1. zedhenesi i Soreckes says:

        Zgjohu or i shkreti Revizor se qenke ne gjum shumevjecar, qente e terbuar a jo ka shume vite qe nuk ti le BE ti vrasesh me. Ato biles hyne dhe ne parlament, sa detyruan Ramen te pranoje Ligj per De(kriminalizimin)qenezimin e parlamentit …

  2. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Friken e pranojme vetem kur vjen si direktive nga Surreli, ose e shumta nga katundi i shokut Balla (qe nuk gjendet ne asnje harte)
    Ne tere rastet tjera e quajme perhapje paniku per te demtuar integrimin ne BE (sic u shpreh ne mbledhjen e grupit te deputeteve kryetari Balla)

    1. Revizori says:

      O kungull.
      Me deputete te tille, e kemi te hapur rrugen per t’u pranuar ne Lidhjen Arabe, sepse ne Europe nuk na pranojne me deputete debila.
      Taulant Palla vertet eshte pallë, por ti mir zoteri nuk je palle. Ti ne fakt je kokrra e pallës.
      Bo bo çfare njerezish marrin fryme mbi tokë.

  3. shqip says:

    Po cke me Kosoven o Mero? Apo e ke ndritur ketu ne Shqiperi dhe do japesh mend edhe per ta. Nje gje e kam shpresuar gjithnje… qe Kosova asnjehere te mos kete reference Shqiperine per asgje, po per asgje ama, sepse po moren mesime nga ne i ka marre lumi.

  4. ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit says:

    Frike po, panik jo nga Koronavirusi dhe…neveri PO nga nje Rame qe mbeti ne ekran duke fol si cuni lagjes a dyqanxhiu fshatit kur Merkel , Makron, Johnston etj kane fol vetem nga 2-3 minuta per situaten. E ruajne vehten nga berja legen ne publik, por Rama nga kjo nuk ka pse ruhet me…

  5. Teksas says:

    Nate . 1944 Nje cete partizane NE mesnat ndalon NE Milot .NE qetesi komandati urdheronte ndalen e zene pozicione pr luftim .Nje partizane thot , : komandantet NJ shtepi . Ai mer Dy te tjer me vete Dhe kur afrohet fle , o izoti shtepis Cini ju pergjigjet I zoti shtepise .Partizane .Del I zoti e I fton Brenda .P Partizanet I spjegojne qe do bejme Nje beteje e shtepis juaj ka pozicion te favorshem Fshatari I thote qe Dhe familja ime do luftoje perkrah just. Pastaj I thot komandantet we me ke do luftojeme ? Me gjermanin .MOS thot fshatari.Ke frik pyet partizani ? Nga te kemi komandantet ? Tosk andej nga Juni.Ne ktune Veri kemi Nje fjar o komandantet : NE trimni ka hisen e vet ene frika .Keshtu o bashkatedhetar Dhe Kno situation Degjojeni plakun Dhe Kryeminister se ka per mire

  6. Drini says:

    Merua , qeni besnik i Ed Ramsit,
    E Rama bam e Mero ham ,
    Aman shok o aman aman,

  7. XheJ eN Bi says:

    ERTV….
    Po të ishte Rama President në Francë ose Kancelar në Gjermani mund të dilte vetëm një herë.
    Kurse pë të ishte Macron dhe Merkel Kryeminidtra zë Shqipërisë do dilnin çdo 10 min.
    As unë e as ti nuk jemi as francezë e as gjermanë.

  8. I hëngshi MUTIN në korr të gjithë Ju të Komenteve që ironizon e shani Edi Ramën, por jo vetëm Ju, por i gjithë takëmi Juaj në ISH-SHQUP dhe sh.p.k.LSI, me në krye RRUMPALLAT: Saliun familjerisht, Liken, Monën, Lulushin. Ai më shumë se kaq ska çfarë bën, me këtë llojë Populli supër injorant (me shumicë provincial që edhe pse pushtuan qytetet pas 199, nuk u bënë e sdo bëhen edhe për 7 breza qytetar dot), e të infektuar nga RRUMPALLËT që në Dhjetor 1990.
    Edhe një herë i hëngshi M… çunit të Tironës.

  9. nuriu says:

    Ky qe ka shkruar me emrin REVIZOR qeka komplet RRK….. O idjot DUHET TE THUHET FRIKE SEPSE PO VDESIN ME QINDRA DHE MIJRA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *