Këshilltari Henz i kërkon Vodafone të mos japë hollësira për SMS-në e Lulit

Pas sqarimit të Vodafonë se SMS e mbërritur në telefonin e zonjës Eni, ngjante si e Lulit, por nuk ishte e tij, këshilltari Henz ndërhyri për t’i kërkuar Vodafonit të shmangte hollësitë në sqarimin e tij:

“I nderuar zoti drejtor!

Në përgjigje të kërkesës sonë drejtuar jush, nuk jemi të interesuar për shumë detaje, se nga ka mbërritur sms, por duam vetëm të tregoni, që nuk ka mberritur nga telefoni i Lulit.

Së pari, duam që platforma e huaj që e ka dërguar, të mos bëhet publike, pasi dëmton rënde interesat private të atyre që kanë platforma të tilla biznesi. 

Duke qenë se vet kunati i Lulit është zoteruesi i një platforme të tillë Call Center në Tiranë, nuk duam të bëjmë propagandë kundër ketyre bizneseve, pasi bie puna.

Vodafone është i detyruar të ruaje privatësinë dhe të dhënat personale të këtyre bizneseve, pasi i konsiderojmë të dobishëm, pavarësisht gjesteve të tilla

Së dyti, jemi të interesuar të theksoni se Vodafone nuk heton dot më tej se si ka përfunduar sms me emër dhe telefon të Lulit në telefonin e zonjës Eni.

Nga ana tjetër, duhet të theksoni se Vodafone si kompani, nuk ka mjek psikolog, që të shpjegoje emocionet e zonjës Eni dhe deklaratat e saj në ato momente.

Ajo ka një lloj emocioni të veçantë kur i shfaqet në ekran emri i Lulit dhe e humbet.

Kjo është arsyeja që ajo tha, që sms më ka ardhur në vazhdim të bisedës me Lulin që ka në chat.

Kjo ka shumë rëndësi, pasi pas kësaj, i bie që me zonjën Eni nuk folka Luli i vërtete, por Call Center-i i Kunatit, që dërgon dhe mesazhe.

Ky do ishte një zhgënjim i rënde për zonjën Eni dhe një traumë që nuk mund ta kalojë lehtë.

Së treti, duhet t’u bëni të qartë demokratëve në mesazh se gjatë kohëve të fundit nuk ka asnjë sms nga Luli tek Rama dhe anasjelltas.

Kjo ka shumë rëndësi, sidomos ta dëgjoje Doktori dhe Meta, pasi ata kanë dyshimet e tyre.”

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Këshilltari Henz i kërkon Vodafone të mos japë hollësira për SMS-në e Lulit”

  1. Vodafoni says:

    Vodafone mashtron se mesazhet ne foto ishin iMessage nga Apple dhe ato nuk hackohen dot.
    Basha i ka nisur ato mesazhe, dhe keta bythqirat e Vodafonit pale ca pislleqesh bejne qe detyrohen te perfshihen e te mashtrojne hapur edhe per keshtu gjerash. Pune grekesh dmth

  2. Kush ?!!!!! says:

    Shoke , spiunin e vrau Milua !
    Shoke SMS e dergoi Rama !

  3. Ridvani says:

    E dashur SONILA dhe gjith sonilat, elonat, desadat, esmeraldat, envasilrat!
    Ju lutem lexojeni me vemendje kete qe po ju shkruaj qe te ndjeheni me te qeta gjate gojoreve qe beni.
    Komunikimi midis Bashes dhe Eni Vasilit eshte nepermjet dy telefonave iPhone. Sic e dijme te gjithe, ne rastin e shkembimit te sms ndermjet dy iPhone, nuk futet ne mes kompania celulare e secilit. Komunikimi, kryhet nga vete platforma e Apple dhe eshte e pavarur nga kompanite Vodafone apo TMobile.
    Per qartesine tuaj gojeboshe, qe keto kohe karantine ska mundesine te mbushet, po ju sugjeroj te beni nje prove te thjeshte. Dergoni nga Iphone ne Iphone nje sms. Ngjyra e mesazhit dot te jete blu. Si ne rastin e Bashes. Pastaj po te te njejtet telefona hiqni internetin dhe konsiderojeni si tellefon bazik dhe dergoni sms. Sms do jene me ngjyre te gjelber.
    Ne rastin me ngjyre blu, kur sms dergohen kur cel ka internet, dergohen si iMessages dhe suportohen nga Apple dhe operatori lokal (vodafon-Tmobile) nuk perfshihet.
    Ne rastin me ngjyre jeshile ne mungese te internetit sms dergohen nga operatori lokal. Ne kete rast nga vodafone.
    E. Hasa qe fshiu serverat e 21 janarit, e di kete menyre operimi ndaj i sugjeroi Bashes te kerkojne info nga Vodafone. Vodafon eshte korrekt ne kete rast ne pergjigjen e tij sepse nuk ka qene ndermjetes. IMessage eshte derguar prej Bashes nepermjet IPhone tek Eni dhe me pas Basha e ka fshire. Kaq eshte e gjitha.
    E dashur Sonila, para se te bushesh gojen here tjeter, shikoje dhe me sy ushqimin. Uria e ketyre diteve izolimi, kurresesi sduhet te te beje te hash cte del para.
    Suksese ne jete dhe me gjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *