“Xhaja jonë, Mustafa Deliallisi, Rrethkomandant i Xhandarmërisë, s’lejoi dhunimin e kufomës së Kajo Karafilit, por atë gjë, komunistët i’a bënë atij, kur vrau veten në ‘48-ën…”

Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes së madhe Deliallisi nga Shqipëria e Mesme, origjina e herëshme e së cilës është nga Persia  dhe të parët e saj njihen si themeluesit e qytezës së Shijakut që në vitin 1885, kur i pari i këtij fisi, Sali Bej Deliallisi (Shijaku), zbriti nga katundi Shahinaj dhe u vendos në qëndër të Shijakut të sotëm, ku ngriti dhe dyqanin e parë, gjë e cila bëhet e ditur edhe nga studjuesi i njohur i Monarkisë së Zogut, Teki Selenica, i cili e ka konfirmuar atë  në librin e tij, “Shqipëria në vitin 1927”.  Angazhimi i familjes Deliallisi në lëvizjet për shkëputjen e vëndit nga zgjedha osmane, ku dy nga burrat e këtij fisi, Xhemali dhe Imer Deliallisi, morrën pjesë si delegatë dhe përfaqësues të Shijakut në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntorin e 1912-ës dhe më pas në Kongresin e Lushnjes në 1920-ën, ku Imeri u zgjodh senator i Durrësit së bashku me Mytesim Këlliçin, Irfan Ohrit dhe Veli Krajën.

Shkollimi i djemve të asaj familje në akademitë ushtarake të Italisë e Turqisë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, si Mustafa Deliallisi i cili pasi u diplomua në Akademinë Ushtarake të Torinos, shërbeu si kryetar i Zyrës së Rekrutimit në Librazht dhe në Mat, për t’u emëruar më pas si reth-Komandant i Xhandarmërisë së Ulqinit dhe Shijakut, ku dhe e zuri 7 prilli i ‘39-ës, duke luftuar në krah të major Abaz Kupit kundra italianëve.  Angazhimi i tyre në Lëvizjen Antifashiste, si kapiten Mustafa Deliallisi që dërgoi ndihma të mëdha Çetës së Pezës pasi kishte miq të ngushtë Shyqëri dhe Myslym Pezën, të cilët donin ta inkuadronin pranë asaj çete, por hasën në kundërshtimin e krerëve të lartë komunistë që ishin atashuar pranë saj. 

Dëshmia e Riza Deliallisit se si filloi goditja ndaj asaj familje të madhe nga ana e komunistëve, ku ende pa mbaruar Lufta, partizanët ekzekutuan pa gjyq në fshatin Arbanë, Kapllan, Jakup dhe Shefqet Deliallisin, në 1946-ën mbytën në tortura Beqir Deliallisin, në 1947-ën, u pushkatuan Tefik Deliallisin me “Grupin e Deputetëve”, në 1948-ën vranë në përpjekje me armë, Delip Deliallisin, në 1950-ën, vranë kapiten Mustafa Deliallisin dhe Bujar Deliallisin që bërë vetëvrasje në burg nga torturat, për të vazhduar më tej ku pjesa më e madhe e atij fisi përfundoi burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist të Envert Hoxhës.

Nga Dashnor Kaloçi

“Goditjen ndaj familjes sonë të madhe Deliallisi, komunistët e Enver Hoxhës e kishin filluar që në periudhën e Luftës, në fillimin e vitit 1944, kur ata vranë pa gjyq në fshatin Arbanë, dy kushërinjtë e parë të babës sim: Kapllan Delip Deliallisin, dhe vëllanë e tij, Jakupin. Po atë ditë bashkë me Kapllanin e Jakupin, komunistët ekzekutuan edhe nipin e tyre, Shefqet Ymer Deliallisin. Sikur të mos ishin mjaftuar me këto tre viktima që i shkaktuan fisit tonë, menjëherë pas mbarimit të Luftës në vitin 1945, komunistët arrestuan Beqir Ymer Deliallisin dhe e mbytën atë në tortura në burgun e Durrësit, pa e nxjerrë fare në gjyq. Pas vrasjes së Beqirit, komunistët arrestuan Tefik Masar Deliallisin, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtorë me “Grupin e Deputetëve” dhe e pushkatuan në bregun e lumit të Tiranës. Pas këtyre, në vitin 1948, u vra në përpjekje me forcat e Sigurimit të Shtetit dhe repartet e Ndjekjes edhe djali i Kapllanit, Delipi, i cili kishte dalë në mal pas vrasjes së të jatit, nga që nuk e duronte dot shtypjen e komunistëve. Po në atë kohë në përpjekje me forcat e Sigurimit të Shtetit, u vra edhe Mustafa Deliallisi, djali i fundit i Delip Bej Deliallisit. Genocidi i egër i komunistëve ndaj familjes sonë nuk mbaroi me vrasjen e këtyre shtatë burrave nga fisi ynë, pasi në atë kohë nga presioni i madh i organeve të Sigurimit të Shtetit, bëri vetëvrasje në burg, edhe djali i Shaqir Deliallisit, Bujari, i cili në atë kohë nuk i kishte mbushur akoma të njëzetat dhe ishte i fundit që humbi jetën nga terrori i komunistëve, sepse më pas, u arrestuan dhe përfunduan burgjeve me dënime të rënda edhe burra të tjerë nga fisi ynë, si: Abaz Mersin Deliallisi, Selami Shaqir Deliallisi dhe Skënder Gani Deliallisi. Po kështu në vitin 1948 jam arrestuar prej komunistëve edhe unë e jam tortuaruar prej tyre në mënyrë ç’njerzore për katër muaj”. Kështu e kujtonte Riza Xheladin Deliallisi, një nga burrat më të moshuar të familjes së madhe të Deliallisëve, i cili na rrëfen të gjithë historinë tragjike të fisit të tij, që për 45-vjet  u masakrua në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Cila është e kaluara e familjes Deliallisi dhe kush ishin dy burrat e mënçur të asaj shtëpie të njohur në të gjithë Shqipërisë së Mesme, që firmosën bashkë me Ismail Qemalin në Vlorë aktin e shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë në nëntorin e vitit 1912? Kush ishin burrat e tjerë të shquar që dolën prej asaj familjeje, ku ishin diplomuar ata dhe cili qe fati i tyre, në periudhën e Monarkisë së Zogut, në vitet e pushtimit nazi-fashist të vëndit dhe në regjimin komunist të Enver Hoxhës?

                                                               vijon nga numri i kaluar

Marrëveshja e Mustafait me Kajo Karafilin

Lidhur me aktivitetin e Mustafa Deliallisit deri në shtatorin e vitit 1943, kur shërbente në Zyrën e Rekrutimit të Shijakut, “Piktori i Merituar” Agim Faja, i cili rrjedh nga kjo familje, na tregonte: ”Asokohe për Mustafa Deliallisin u krijua një situatë e nderë dhe ai me familjen tij duhet të ruheshin si nga italianët, ashtu edhe nga komunistat shqiptar. Lidhur me këtë vajza e Mustafait, Bukuria, më ka thënë: Në prillin e vitit 1943, familja jonë ndiqej nga italianët, pasi babai ynë, si nacionalist që ishte, kishte refuzuar të vishte këmishën e zezë të fashizmit. Për t’i shpëtuar ndjekjeve të tyre, për gjithë natën, të hipur në një qerre të mbuluar me kashtë, na çuan në fshatin Rrubje ku u strehuam te shtëpia e Haxhi Lalës. Pasi kaluam nga Shilorja, një javë më vonë erdhi Kajo Karafili, i cili na morri dhe po atë natë na çoi në Kamerras. Tre javë më vonë, meqenëse shtëpinë e kishin zënë italianët, ne shkuam te shtëpia e xha Kapllanit. Duke qenëse Mustafa Deliallisi kishte një miqësi të ngushtë me Kajo Karafilin, ata të dy kishin bërë një pakt, ku: as Kajo nuk duhet të bënte aksione në zonën e Shijakut për eleminimin e personave të ndryshëm që komunistët i shihnin si armiq, dhe as Mustafai nuk duhet të ngacmonte të rinjtë komunistë të Shijakut që kishin idealet e tyre, pavarësisht se ata nuk përputheshin. Në gushtin e vitit 1943, kur u mbajt Konferenca e Mukjes, ishte i ftuar edhe Mustafai prej mikut të tij të ngushtë, Abaz Kupit, por ai nuk morri pjesë, sepse i dinte fare mirë qëllimet djallëzore të komunistëve. Pas prishjes së Marrveshjes së Mukjes nga komunistët, Mustafa Deliallisi u mundua të mbante një qëndrim të ndërmjetëm, pasi ai ishte në qytetin e tij të lindjes ku kishte njohje dhe lidhje të shumta miqësore. Edhe pse ai dinte se ku ndodheshin bazat e komunistëve, disa prej të cilave i kishte rreth shtëpisë së tij, ku vepronin Këshillat Nacionalçlirimtare dhe ku bëheshin mbledhjet e rinisë komuniste, ai nuk i godiste, dhe mundohej të mos konfrontohej me qytetarët e vet. Mustafai ka qenë një nacionalist i vendosur por edhe një antikomunist i betuar, e megjithëkëtë, ai nuk arrestoi asnjë komunist, por Mustafai shqetësohej kur gjermanët kishin arrestuar ndonjë prej tyre. Kjo bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor i datës 25.03.1944 (AQSH, fondi 470. Viti 1944, dosja 2, fq.1), ku kapitenit të xhandarmërisë, Mustafa Deliallisit, i kërkohej një informacion nga gjermanët, për arsimtarët e Shijakut. Në listën e këtyre, me përjashtim të Sulejman Rostenit nga Rada, për të gjithë të tjerët Mustafai ka shkruar se ata janë me sjellje politike të mirë. Po kështu, në nëntorin e vitit 1944, kur forcat gjermane në kuadër të operacionit të koduar “Hefenfarht” arrestuan me qindra shijakas të cilët i dërguan në bregun e Erzenit për t’i pushkatuar, Mustafa Deliallisi shkoi menjëherë aty dhe i tha komandantit të regjimentit gjerman, që t’i lironte menjëherë, duke u bërë ai garant me jetën e tij. Midis atyre të arrestuarve shijaks që gjermanët i kishin vënë në grykën e mitrolozit, kishte dhe shumë komunistë të cilët shpëtuan vetëm në saj të ndërhyrjes së Mustafait. Falë ndërhyrjes së tij, asnjë shijakas nuk u internua në kampet e përqëndrimit të gjermanëve në Prishtinë apo në Zemun të Jugosllavisë”, tregonte piktori Agim Faja, për Mustafa Deliallisin, i cili në bazë të një marrveshjëe që kishte bërë me Kajo Karafilin, nuk do t’i ngacmonte komunistët e Shijakut.

Nuk lejoi dhunimin e kufomës së Kajos

Pas shtatorit të vitit 1943, kur kapitulloi Italia fashiste, Ustafa Deliallisi morri detyrën e Rreth-Komandantit të Xhandarmërisë së Shijakut, detyrë të cilën e mbajti dei në mbarimin e Luftës në fundin e vitit 1944. Lidhur me aktivitetin e Mustafait, Agim Faja, tregonte: “Më kanë treguar disa veteran shijakas, më 10 jananr të vitit 1944, kur në betejën e Lis-Patrosit u vra trimi Kajo Karafili, kufoma e tij u ekspozua në sheshin e Pazarit të Shijakut, m’u përpara fasadës së shkollës. Kufoma e Kajos ishte e shtrirë në tokë dhe ata që e kishin sjellë, ishin përpjekur fillimisht që t’i vinin nën sqetulla dy hunj të gjatë në formë bige, në mënyrë që ajo të qëndronte e mbështetur pas murit, por nuk kishin mundur dot. Për këto manovrime shumë çnjerzore kshin protestuar edhe njerzit që ishin grumbulluar aty. Kur kishte ardhur nga Durrësi me makinën e tij, Faje beu (Mustafa Deliallisi), tepër i nervozuar, ishte futur në mes të njerëzve dhe i kishte shpërndarë ata. Pas kësaj, ai dërgoi shoferin e tij, Myrte Varoshin, për të blerë ca kambrik, me të cilin mbuloi kufomën e Kajos, që më pas e hipi në një makinë dhe e nisi në drejtim të Kavajës. Po atë ditë, Mustafai ishte grindur keq me ata që sollën kufomën e Kajo Karafilit në Shijak, pasi ai nuk lejonte asnjë që të dhunonin kufomat, dhe sikur ato të ishin të kundërshtarëve të tij.

Vrasja e Kapllanit, Jakupit e Sheqetit

Në nëntorin e vitit 1944, kur Mustafa Deliallisi ishte ende në postin e Rreth-Komandandit të Shijakut, komunistët i shkaktuan një tragjedi të madhe familjes Deliallisi, duke i ekzekutuar tre burra prej tyre. Lidhur me këtë, piktori Agim Faja, tregonte: “Në prag të mbarimit të Luftës, Mustafai morri një letër nga Dali Ndreu, me të cilin kishin qenë së bashku studentë në Akademinë Ushtarake në Torino dhe ishin zënë byrazerë me njëri tjetrin. Atëhere, dy vëllezërit e Mustafait, Kapllani dhe Jakupi, si dhe nipi i tyre 24 vjeçar, Shefqeti, (djali i Imer beut), vendosën që të shkonin në Shtabin e partizanëve në Pezë. Mustafai, i cili kishte një përvojë të keqe me komunistët, i këshilloi ata që të mos shkonin duke u thënë; ‘Po të më dëgjoni mua, më mirë shkoni dhe launi në det e atje mbytuni vetë, se sa të shkoni dhe të dorzoheni vetë tek partizanët. Ata nuk kanë besë’. Dhe vërtetet ashtu ndodhi. Sapo ata shkuan në Arbanë me një pajton, i kishte parë një nga komandantët e lartë partizan dhe i kishte pyetur se kush ishin. Me të marrë vesh që ata ishin nga Deliallisët e Shijakut, ai kishte bërtitur: ‘Aaaa…bejlerët e Shijakut?! Të pushkatohen pa gjyq’. Dhe ashtu u bë, Kapllani, Jakupi dhe Shefqeti u pushtaktuan në vënd më 3 nëntor të vitit 1944 në fshatin Arbanë”, tregonte Agim Faja lidhur me vrasjen tragjike të dy vëllezërve të Mustafaiiu dhe nipit të tyre.

Vetëvrasja e Mustafait

Në fundin e nëntorit të vitit 1944, kur shumë nga eksponentët kryesorë të organizatave nacionaliste, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, u larguan nga Shqipëria, Mustafai nuk pranoi që të largohej, edhe pse morri letër nga miku i tij i ngushtë, Abaz Kupi. Pas largimit të gjermanëve nga Shijaku, më 16 nëntor 1944, Mustafai shkoi në shtëpi për t’i dhënë lamtumirën familjes dhe ai u tregoi atyre planin që kishte bërë për të dalë në mal. Aty nga fillimi i vitit 1945, ai krijoi një çetë prej 40 vetash dhe vepronte në zonat e Vorës, Manzës, Sukthit, Rrashbullit e në katundet e Shijakut. Një javë pas daljes së tij në mal, komunistët i’a internuan të gjithë familjen e tij në kalanë e Beratit. Gjatë kohës që Mustafai qëndronte i fshehur në mal, atë e ndihmonte shumë, Shaban Shahini, i cili e lëvizte me pajtonin e tij nga një shtëpi te tjetra. Me pajtonin e Shabanit, Mustafai shkoi deri në Tiranë, ku morri pjesë në një mbledhje që u bë në Rrugën e Durrësit. Ai u rrethua dy herë nga forcat e Ndjekjes në Rrashbull dhe në Manzë, por të dyja herët mundi që të çante rrethimin dhe vazhdoi të qëndronte në arrati, deri në fundin e vitit 1948-të. Lidhur me vrajse e Mustafait, e mbesa e tij, Fitnetja, tregon: “Xhaja jonë Mustafai, u vra në shtëpinë tonë më 18 dhjetor të vitit 1948-të. Ai kishte ardhur fshehurazi por atë natë dikush e kishte parë dhe spiunuar. Menjëherë pas sinjalizimit, mbërritën nga Tirana, Forcat e Ndjekjes të Komanduara nga kolonel Kadri Hazbiu, i cili e njihte mirë Xha Fajën. Me anë të një megafoni, Kadriu i bëri thirjje që të dorzohej, por Faja nuk iu përgjigj. Atëhere Kadriu na thirri mua dhe Skënderit, e na porosit që të shkonim dhe të bisedonim me xha Fajën. Ne ja thamë fjalët e Kadriut, por ai u përgjegj: ‘Dëgjo këtu të keqen xhaja, kur kam dalë në çetë në mal, i kam marrë parasysh të gjitha, edhe vdekjen. I thoni Kadri Hazbiut, se Mustafa Deliallisi nuk do të dorzohet, por edhe luftë me të nuk kam për të bërë. Sa t’i djeg këto dokumente, do të “dorëzohem” vetë. Kur të dëgjohet e shtëna e armës, u thuaj të futen brenda. Kur të takosh nën Tushen, i thuaj që amanetin e saj e çova në vënd’. Pas gjysëm ore, u dëgjuan dy të shtëna dhe Forcat e Ndjekjes që komandonte Kadri Hazbiu, shpërthyen derën duke qëlluar në ajër. Fajën e gjetën të vdekur pranë oxhakut, të mbështetur në jastëk, me dorën e djathtë të shtërnguar në dorezën e revolverit, grykën e të cilit e kishte futur në gojë. Xha Faja kishte vrarë vetën, ashtu siç e kishte porositur e jëma. Të nesërmen në mëngjez, trupin e tij e ekspozuan në mes të Shijakut dhe të ngarkuarit e Partisë, ja tregonin të pranishëmve, duke thënë se Mustafain e kishin vrarër në raftin e rrobave. Pasi e lanë aty për tre ditë, e morrën në një karrocë dhe e çuan për ta varrosur në breg të Erzenit”, kujtonte Ganimeti, mbesa e Mustafa Deliallisit, i cili vrau vetën që të mos binte i gjallë në dorë të komunistëve.

Masakrimi i Deliallisëve

Hakmarrja e komunistëve ndaj familjes Deliallisi që kishte filluar që gjatë Luftës në nëntorin e 1944-ës me vrasjen e Kapllanit, Jakupit dhe Shefqetit, nuk u mbyll me vrasjen e Mustafait, por ajo vazhdoi gjatë me burra të tjerë të asaj familje. Lidhur me këtë, Riza Deliallisi dëshmonte: “Menjehërë pas mbarimit të Luftës në vitin 1945-së, komunistët arrestuan Beqir Imer Deliallisin dhe e mbytën atë në tortura në burgun e Durrësit, pa e nxjerrë fare në gjyq. Pas vrasjes së Beqirit, komunistët arrestuan edhe Tefik Masar Deliallisin, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtorë me “Grupin e Deputetëve” dhe e pushkatuan në bregun e lumit të Tiranës. Pas këtyre, në vitin 1948, u vra në përpjekje me forcat e Sigurimit të Shtetit dhe Repartet e Ndjekjes edhe djali i Kapllanit, Dalipi, i cili kishte dalë në mal pas vrasjes së të jatit, nga që nuk e duronte dot shtypjen e komunistëve. Genocidi i egër i komunistëve ndaj familjes sonë nuk mbaroi me vrasjen e këtyre shtatë burrave nga fisi ynë, pasi në atë kohë nga presioni i madh i organeve të Sigurimit të Shtetit, bëri vetëvrasje në burg, edhe djali i Shaqir Deliallisit, Bujari, i cili në atë kohë nuk i kishte mbushur akoma të njëzetat dhe ishte i fundit që humbi jetën nga terrori i komunistëve, sepse më pas, u arrestuan dhe përfunduan burgjeve me dënime të rënda edhe burra të tjerë nga fisi ynë, si: Abaz Mersin Deliallisi, Selami Shaqir Deliallisi dhe Skënder Gani Deliallisi. Po kështu shumë familje nga fisi ynë përfunduan internimeve ku vuajtën për vite të tëra” e përfundonte dëshminë e tij, Riza Deliallisi, lidhur me masakrimin që i bëri regjimi komunist familjes së tij dhe gjithë fisit Deliallisi, e cila pati tetë burra të pushkatuar, katë të burgosur politikë dhe shumë të tjerë që përfunduan internimeve. Kështua ia “shpërblyen” komunistët kapiten Mustafa Deliallisit, Rrethkomandantit të Xhandarmërisë së Shijakut që i kishte ndihmuar ata gjatë Luftës dhe vëllai i tij, Ymer Deliallisi, në 1912-ën, kishte firmosur aktin e pavarësisë me Ismail Qemalin në Vlorë.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në ““Xhaja jonë, Mustafa Deliallisi, Rrethkomandant i Xhandarmërisë, s’lejoi dhunimin e kufomës së Kajo Karafilit, por atë gjë, komunistët i’a bënë atij, kur vrau veten në ‘48-ën…””

  1. USA says:

    sa patriot dhe antikomunist paska pas Shqiperia po kush qe komunist?

    1. uhahahaaaaaa says:

      Kolaboracionistet e fashizmit 😀 😀 😀

    2. 555 says:

      Merreni me me3nd se sa lufte i duhej te bente Enver Hoxha me gjithe keta armiq!
      Mire ua bente,se as sot nuk durohen,aq te poshter jane!

    3. Zogu says:

      Kajo karafilin e zhvarrosen tradhetaret e kombit dhe e lane per 4 dite ta shihte populli per te mbjelle frike dhe terror, Nuk e kuptoj titullin e ketij shkrimi se nuk u zgjata ta lexoj te gjithe se me ndjell neveri, dhunim me te madh se te zhvarroses dike dhe ta ekspozosh per dite me radhe nuk ka. Nuk e kuptoj se si paska ndihmuar i lart permenduri ne mos dhunimin e kufomes se Kajo Karafilit?

    4. Zogu says:

      Dhe nuk ka nevoje te shtoj se zhvarrimet e te heronjve te kombit kane vazhduar edhe me vone ne kohen e ” demokracise”

  2. Lazy says:

    Tkishit nejt me mire aty ne Persi ku ishit. Cju desh me ardh ne shqipri per tu bo reth-komandantet e gjermonit nkavaj

  3. Dashi says:

    Kot nuk kan thon qe pa KOSOV E CAMERI nuk ka SHQIPERI se tjeret dihet ca prejardhje kan he bastarda

  4. Gano says:

    Deliallist ishin kriminelat e Xhaf Balit.Ata me Xhaf Balin boshin krime si vampira.

  5. 5 maji says:

    Delialliset e Shijakut Jane rrace fisnikesh.Dr.Ali Deliallisi lau ne Morgun e Spitalit te Tiranes me 5 maj 42,kufomen e gjakosur te Heroit te Popullit Qemal Stafa.

    1. i cudituri says:

      Kjo i ben ata “fisnik”!? I ke pi ilacet o manall?

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Tradhetaret vdekjen e kan pak…,ka kohe qe jane shtuar shume dhe dalin hapur…!?

  6. Santa Quaranta says:

    Kushdo qe thote se kufoma e Kajo Karafilit nuk eshte dhunuar genjen!! Ekziston nje foto e trimit Kajo Karafili, qe plumbi e kishte marre ne vetull, qe gjermanet pasi e zhvarrosen e gozhduan qe te qendronte ne kembe dhe e kane lene ashtu tre dite ne mes te Shijakut qe t`a shihte populli se legjenda nuk jetonte më!! Nese ky akt nuk quhet dhunim atehere kush i tregoi gjermaneve se trimi ishte vrare ne beteje dhe se ku ishte varrosur??!!

    1. VFLP says:

      Sakte! Jane Delialliset qe kane spiunuar se ku ishte varrosur Kajo Karafili, qe sapo ishte vrare ne nje perpjekje me forcat gjermane!!! Gjermanet shkuan e zhvarrosen dhe e lane ashtu kufomen ne mes te qytetit per 3 dite me rradhe, per ti kallur daten popullit! Pas vrasjes se Kajos, e fejuara e tij (qe ishte partizane, mbesa e Babe Myslymit) vrau veten nga deshperimi.
      LAVDI DESHMOREVE TE ARDHEUT
      VDEKJE KOLABORACIONISTEVE

  7. Shkullaku Uturaku says:

    Aq patriot i modh ka qen sa i sherbeu ene taljonve ene gjermonve. Kamunisteve nuk u sherbeu dot se i kishin nguc nandajen, ja kishin gulukis pak ke tumanet.
    E deshi shum Kaj Karagilin sa e la tre dit ne Shijok ene pastsj e shpuri dhe ne Kavoje ta shicnin dynjoha. Ihaaaaa sa shum e ka dash.
    Si rreth kumandar vec gjojna te miea bonte, rrifte fukarejte, i kallxonte te gjermoni qe ti shpinte ne specjalizime ne kompet e perqendrimit, etj…. Rnofte vepra e tij e modhe

  8. lexuesi i irrituar says:

    Kaloç e qelbe dhe temen me kuterbimet e tua edhe tani ne kohe te “koleres” …Germo , germo se vetem qen te ngordhur gjen …

  9. h says:

    Shpellarët e sotëm të saliut,bënë të njëjtën gjë me komunistët kriminelë të pasluftës.
    Ndryshoi vetëm forma dhe qëllimi.Dje grabisnin dhe vrisnin.Sot grabisin dhe varfërojnë.
    E keqja ,qëndron tek zemra e shqiptarit,sot si dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *