Ataturku donte të martohej me motrën e Zogut?! Gazeta amerikane: Princesha Ruhije, më e bukura nga motrat e monarkut shqiptar

Gazeta amerikane kishte informacione se Princesha Ruhije, më e bukura nga motrat e monarkut shqiptar,ishte në listën e grave të preferuara të tij. 1934: Ataturku donte të martohej me motrën e Zogut?!

Nga Armand Plaka

Është folur sigurisht shumë nga shumë burime e nga shumë gjuhë të botës për jetën e Mustafa Kemal Ataturkut, për veprën e tij. Nga shqiptarët madje edhe më shpesh, duke u nisur nga pretendimi apo interesi për origjinën e tij shqiptare.

Por nuk na rezulton në asnjë dokument, rrëfim apo dëshmi një dëshirë e tij për t’u martuar me Princeshën Ruhije, njërën ndër gjashtë motrat e ish-monarkut shqiptar, pikërisht në vitet e fundit të jetës së tij.

Megjithëse vetëm në rendin e një thashthemi të paverifikuar, gazeta amerikane “The Daily Illini” e 3 tetorit 1934, në një fotolajm të vogël nga volumi, na bën me dije se:

Nga Viena na vjen fjala se Mustafa Kemal Pasha, (gjendet në foto) 57-vjeçari diktator i Turqisë, ka gjasa të zgjedhë një nuse nga katër motrat e afta për martesë të Mbretit Zog të Shqipërisë. Më e bukura nga këto vajza, është 24-vjeçarja Ruhije (që gjendet në foton sipër), e cila është e dyta më e reja ndër to. Motrat e Ruhijes janë Senije 26 vjeç, Myzejen 25 dhe Mahide 23 vjeç. Diktatori u divorcua në vitin 1925 me një dekret të lëshuar prej atij vetë. (I.I.N. Photo).

Ndërsa në titull, duke i paparprirë fotos të madhe të Ruhijes dhe asaj më të vogël e të brëndashkruar të Ataturkut, shkruhet një pyetje në formë retorike: Nusja e Kemal Pashës së Turqisë?

Ataturku njihej me këtë titull vetëm pas një dekreti të Parlamentit të Turqisë në nderim të veprës së tij, të nxjerrë pikërisht në vitin 1934 (por që hyri në fuqi në vitin pasardhës), katër vite para vdekjes së tij, e cila ndodhi më 10 nëntor 1938. Është kjo arsyeja se pse gazeta i referohej akoma me emrin “Kemal Pasha i Turqisë”, emër me të cilin njihej edhe në Perëndim deri në marrjen e titullit të lartë nga Asambleja Kombëtare në Ankara.

Siç dihet, ai përveç shpirtit reformator, njihet edhe për sjellje strikte e autokratike, çka e bënte atë që në sytë e demokracive perëndimore të shihej edhe si diktator, edhe pse nderohej gjerësisht si sekularist dhe njeri përparimtar.

Jeta Private

Në lidhje me jetën private, atij i njihen botërisht lidhjet me katër gra, por të kurorëzuara vetwm me një martesë, ajo me Latife Ushaklıgil, e cila përfundoi në vitin 1925, 13 vjet para vdekjes më një divorc që bëri shumë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilën e përmend shkurtimisht edhe gazeta në fjalë.

Kështu, referencat zyrtare që ofrohen prej rreth 80 vjetësh në biografitë e panumërta për Ataturkun të sugjerojnë emrat e Eleni Karintes, Fikriye Hanim-it, Dimitrina Kovaçevës dhe të Latife Ushaklıgil.

Eleni, e cila ra në dashuri me Ataturkun kur ai ishte me studime në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e sotme Veriore, është personi për të cilën biografia zyrtare turke nuk ofron shumë informacione, por që nga ana tjetër ka arritur të frymëzojë vite më vonë shkrimtarin maqedonas Dejan Dukovski të shkruante një film që pati fatin të ekranizohej nga regjisori Aleksandar Popovski.

E dyta ishte zonja Fikriye Hanëm, e cila në fakt ishte një kushërirë, por jo në vijë gjaku e Ataturkut, e cila ish ndarë nga ish-i shoqi i saj egjiptian dhe ishte kthyer në Stamboll.

Gjatë luftës për Pavarësi ajo jetoi me të në Çankaya, në Ankara si sekretare e tij personale. Sidoqoftë, pasi ushtria turke hyri në Izmir në vitin 1922, Ataturku u takua me Latifen në shtëpinë e të atit të saj, një manjati anijesh.

E kështu që Latife ra në dashuri me Ataturkun, ndërsa ky i fundit thuhet se ishte i mahnitur nga inteligjenca e saj: në fakt ajo ishte një e diplomuar në Sorbonë të Francës dhe ndërkaq po studionte edhe Anglisht në Londër kur shpërtheu lufta. Më 29 janar 1923, ata u martuan.

Latife ishte xheloze për Fikrijen dhe kërkoi që ajo ta linte shtëpinë në Çankaya. Fikriye pas kësaj kreu vetëvrasje, por hije dyshimi, jo vetëm për vrasjen e saj, por edhe për divorcin me Latifën, e cila cilësohej si gruaja më përparimtare e Turqisë, kanë mundur të qarkullojnë deri vitet e fundit në Turqi e më gjerë. Vitin e shkuar, studiuesi dhe biografi turk İpek Çalışlar, botoi një biografi rreth kësaj gruaje enigmatike, e cila ndërroi jetë në vitin 1975, nën titullin: “Madam Atatürk The First Lady of Modern Turkey” ( Madam Ataturk – Zonja e Parë e Turqisë moderne”).

Përse njërën nga motrat e Zogut?

Sidoqoftë, të gjitha këto sa cituam më lart, nuk janë objekt kryesor i kësaj prurje. Pasi kjo lidhet me shumë gjasa edhe me marrëdhëniet mes Ataturkut dhe monarkut shqiptar Ahmet Zogu I, të cilët thuhej se ndërkohë i kishin nisur kontradiktat qysh në kohën kur Zogu vendosi ta shpallte Shqipërinë Monarki, ndërsa Ataturku ishte dhe njihej si një republikan i flaktë.

Nga ana tjetër, motrat e Zogut njiheshin gjerësisht në publikun vendas dhe madje atë mondan europian, ndërsa i hasje shpesh edhe në faqet e revistave vjeneze të kohës që i bënin jehonë eventeve dhe personazheve të oborreve mbretërore e atyre të larta shtetërore në Europë.

Kështu në vitin 1934, ata lakoheshin se kishin kryer një udhëtim në Zvicër, ndërsa në vitin 1937 tashmë është fakt i njohur se ata kryen një udhëtim të gjatë në Europë dhe SHBA, ku një stacion i rëndësishëm ishte dhe vizita në Muzeun e Vienës ku panë nga afër edhe përkrenaren origjinale të Skënderbeut.

Një arsye e mundshme se pse Ataturku mund ta ketë pasur në listë emrin e Princeshës Ruhije, mund të ketë qenë fakti se ajo sikurse Latifa, gjithashtu shihej si një vajze shumë e emancipuar dhe kronikat e kohës e shfaqin atë përkrah Mbretit, apo përkrah motrave të veta në misione emancipuese e europianizuese përballë një populli shumë të prapambetur.

Arsyeja tjetër mund të ketë qenë sigurisht feja e besimi i Ruhijes, i vëllait të saj dhe në përgjithësi i popullit shqiptar, i cili në atë kohë nuk kishte shumë vite që ishte shkëputur nga ish-Perandoria Osmane, edhe pse po bënte përpjekje çdo ditë në fakt të shkëputej edhe nga tradita që ajo la pas.
Sidoqoftë, gjithçka mbetet vetëm një pretendim, pasi vetë gazeta amerikane qysh në titull ka vendosur një pikëpyetje, duke mos e mbuluar me asnjë informacion tjetër.

Përshtypje të bën gjithsesi fakti se gazeta amerikane e vlerëson atë thjesht si më të bukurën ndër motrat e pamartuara të Zogut dhe i rezervon një foto relativisht të madhe nëse llogarisim këtu vendin dhe interesin që mund të kishte për publikun amerikan një princeshë e panjohur nga një vend i vogël e pa peshë siç ishte Shqipëria.

7 komente në “Ataturku donte të martohej me motrën e Zogut?! Gazeta amerikane: Princesha Ruhije, më e bukura nga motrat e monarkut shqiptar”

  1. Www says:

    Rukija ishte katunare injorante,përveçse ishte dhe princeshë fallco, që rridhte nga gjak katunari puro. Ç’punë kishte Ataturku me të?

  2. Njutoni says:

    Kto i pallonte vet Zogu…me rradh nji nga nji a dy nga dy.
    Se zogu ishte i fiksu mas femnave.
    Dhe ato qe pallonte i linte edhe shtatzane.
    Ka len pas shum kopila Ahmet Kurvari.
    Nji i till,kopil kopili, ishte burri vaçe zelës..

    1. zogu i dyte says:

      nga i di ti te gjitha keto aventura te zogut apo ……

  3. Elsa Demoj says:

    Sa idiot ky Armand Plaka qe e quan veten per studiues por ne realitet as pergjegjes se vatres se kultures se Laknasit nuk do guxon te ta dergon te njeri. Sa nevoje kane shqiptaret te mesojne sot ne kete kohe pandemie qe I ka mbyllur prej ditesh ne shtepi pse nuk u martua nje katundare nga Burgajeti, motra e mbretit te veteshpallur Zog I me Kemal Ataturkun udheheqes i Turqise moderne vetem nje kokpalare si ky Plaka mund te pyese sot.

  4. Lufti Dervishi says:

    Princeshat e Burgajetit qe shkelqenin me uniformen e re qe u dhane domosdo ne kyader te tuko-arabizmit te Shqipërisë do ti kete shkuar ne mend ndonje prej ketyre qe ky Armand Plaka nuk na e thote ti lidhte me ndonje ottoman qe te ruhej dinastia shekullore e osmaneve ne Shqiperine europiane. Pse Jo mund tia kene shtene ne vesh Kemal Ataturkun te hidhte syte nga Princes he Rukia motra e mbretit me mustaqe tukoshake Ahmet Zogu pej Macukulli. Re

  5. Arsenı says:

    Keto ı sajonte vete kasollja “mbreterore” per tı rrıtur pıjacen vehtes.
    Nuk eshte aspak e vertete dhe nuk ka asnje dokument, asnje koment dhe bıles asnje gojedhene nga koha e Ataturkut, dhe mbı te gjıth eshte me rendesı pergjıgja qe ı ka dhene Ataturku nje gazetarı te huaj kur e pyetı ne se ıshte e vertete ajo qe qarkullonte se Ataturku mund te lıdhte martese me nje gazetare franceze, trashegımtare e nje famılje te rendesıshme te asaj kohe?
    Ataturku u pergjıgj:”une kam njohje, kam respekt per zonjushe . Por kjo eshte e pamundur pası jam shtetas turk dhe sı e tılle sı zonje te pare kurre nuk do ja lejoja vehtes te ıshte nje e huaj. Kjo do ıshte fyerje per te gjıthe ato vajza e gra qe moren pjese ne luften per Turqıne e Re.”
    Aty Ataturku do shprehej:”Turqıa eshte shtet ı forte dhe nuk ka nevoje te beje krushqıra te tılla “.
    Me kete ı bıe drejtperdrejte Zogut.
    Duhet te merret parasyshe se Ataturku nuk kıshte respekt bıle e ka fyer ate publıkısht per ınjorancen e tıj.
    Shto ketu qe ne mergım motrat e Zogut njıheshın per moral te ulte dhe per ınjorance.

  6. kodrasadikit says:

    Si trajtohen gjerat tani e ne ate kohe !! Ataturku ishte nji strateg qe e beri Turqine moderne e me orjentim europjan ..Tani per ne shum -shum me rendesi eshte dhe eshte si ai e si poplitika aktuale e Turqise sillet me milliona shqiptaret qe jetojne atje .Per mundesine e shkollimit ne gjuhen shqipe e njashtu per ruajtjen e traditave kombetare shqiptare .. Martesa eventuale me kete motren e Zogut do te ishte e rendesishme nese shqiptaret avancohen ne keto lami perndryshe ska asgje te rendesishme qe duhet potencuar ne keto raporte …Ma mire te martoheshin me dike te thjeshte se sa te silleshin e sorollateshin teposhte e perpjete me te hollat e Shqipnise se varfur ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *