Këshilltari Henz shpjegon pse Rama ra viktimë e videos “spanjolle”

21 Mars 2020, 19:51Antena TEMA

Pas videos “fake” që Rama postoi për Spanjën, këshilltari Henz shpjegon pse Edi Rama ra viktimë e këtij “fake news”:

“I dashur Jari!

Ajo që i ndodhji Edi Ramës, ishte fundi i natyrshëm i tij.

Qytetari digital është patentë e Doktorit.

Eshtë një institucion i shpikur dhe krijuar prej tij.

Ka mbi gjashtë vjet që Doktorin e përgënjeshtrojnë çdo ditë për fake news nga qytetari digital dhe e akuzojnë si mashtrues, por ai ka imunitet, pasi është shpikësi i atij institucioni.

Ai nuk mban përgjegjësi se çfarë i çojnë të tjerët.

Edi Rama, që e ka sulmuar gjashtë vite për këtë, tentoi ta bëjë vetë, duke postuar një video të dërguar nga të njohur të tij.

Kaq mjaftoi që ai të provojë se qytetari digital nuk është një punë aq e lehtë sa mendon Edi Rama.

Ai është institucion që ka rregullat e tij.

Edi Rama është mesuar që i bën videot vete dhe i bën si të dojë.

Tani që provoi të postojë vidoe të të tjerëve, e pa se sa vuan Doktori me këtë popull, që i dërgon përditë video të tilla.

Dhe kur njeriu del nga vetja dhe kopjon të tjerët, kështu e pëson.

Kështu do ta pësojnë të gjithë ata që duan të kopjojnë Doktorin dhe t’i marrin atë patentën e qytetarit digital.

Ky është rasti për t’i treguar Edi Ramës, se njeriun e mban puna e vet.

Doktorin e mban qytetari digital.

Kush tenton të bëjë lojëra të tilla, e pëson.

Videoja e marrë nga protestat në Algjeri dhe e paraqitur si në Spanjë, donte të trembte qytetarët shqiptarë se policia mund t’i rrahë, po nuk respektuan karantinën.

Por Doktori një javë më parë postoi një video nga Irani, që e paraqiti si urgjencën e Tiranës, duke hedhur valle në orar të punës.

Pse nuk reaguan shqiptarët ndaj Doktorit?

Nuk reaguan se ai e ka profesion atë punë.

Edi Rama nuk mund të vjedhë patentën e tjetrit dhe ta përdorë si instrument të tij.

Ndaj e pësoi dhe do ta pësojë sa herë të imitojë Doktorin.”

2 komente në “Këshilltari Henz shpjegon pse Rama ra viktimë e videos “spanjolle””

  1. pokeristi says:

    Z.Baze!
    Antena gjithmone ne maje te humorit te shendetshem ,real dhe kritik,ngacmus dhe joshes,thithes dhe eruptiiv.
    Keshilltari Henz eshte nje nga trojet e lena djere ku mund te punosh me bel,plug dhe traktor sipas qejfit.Mos u mjafto vetem me lerim,hidhi dhe pak pleh organik,kafshesh te dobishme e te partishme.

  2. fajin e ka Saliu says:

    Po doktori nuk eshte kryeminister o k..r , po skeni faj se per ju edhe pas 7 vjet qeverisje te Edvinit ,prape fajin jua ka saliu .
    Normal do reagohet kur kryeministri I GJITHEDITUR , mashtron bile nderkombetarisht.
    me mashtrimin e ketij u muar edhe shtypi nderkombetar.
    lexojeni pak lubonjen se jua ka analizuar sakte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje