Si ta kthejmë në “normalitet” karantinën?

21 Mars 2020, 21:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një debat të ekzagjeruar mbi metodat e frikësimit që po përdor kryeministri Edi Rama, për të futur qytetarët brenda në shtëpi. Përfshi këtu dhe videon “fake” nga Spanja.

Më së shumti po proteston Sali Berisha dhe njerëzit e tij, që përmes ‘qytetarit digital’ e kanë kthyer dizinformimin në institucion.

Në rastin konkret, qëllimi i Edi Ramës është i qartë. Ai kërkon të na frikësojë që të futemi brenda. Dhe në këtë rast na ka qëlluar dhe më një plumb “qorr” nga Algjeria, që ja kanë ofruar si spanjoll.

Por kjo nuk e ndryshon qëllimin e tij. Strategjia që ai po përdor për të na futur brenda, aktualisht është kërcënimi se mund të përdorë dhe forcën.

Por mendoj se problemi është si ta kthejmë karantinën në normalitet.

Normaliteti i karanatinës është që të gjithë të mësohemi të jetojmë me të dhe për disa kohë të përshtasim jetën tonë në funksion të saj.

Në këtë aspekt, është mirë që kryeministri të japë për publikun disa parime që nuk ndryshojnë çdo ditë, pasi ato mund të krijojnë kaos.

Fundjava që po lëmë pas ishte e ngarkuar me ndryshime oraresh dhe paparashikueshmërinë për mbijetesën e përditshme. Dhe kjo gjë stimulon paqartësinë dhe panikun tek qytetarët, të cilët përdorin lirinë e lëvizjes si moment paniku.

Qeveria duhet të fiksojë oraret e të lëvizurit në këmbë në qytete me distancë sociale, që të jenë të njohura dhe nuk ndryshojnë përditë, për të forcuar psikologjinë e qytetarit, që nuk ka rrezik të ngelet pa bukë, pa domate e speca.

Vërshimi masiv rrugëve të shtunën apo të premten paradite, kishte brenda këtë arsye. Eshtë më mirë ta dinë që çdo ditë për rreth 5 orë paradite, ata mund të dalin, secili vetëm, nga një pjesëtar në familje, për të bërë pazarin apo ndonjë nevojë jetike, per ilaçe.

Kjo nuk i fut në panik dhe as i nxit qytetarët t’u turren furrave të bukës si të babëzitur, nga ideja se nuk e dinë se çfarë plani ka Qeveria, në ditët në vijim.

Në një farë mënyre, përveç presionit, duhet dhe një qasje psikologjike ndaj qytetarëve, që ata të mos jenë nën presionin e asaj që nuk parashikojnë dot. Pas kësaj, ndëshkimet duhet të jenë dhe më të ashpra.

Shëtitje duke i futur krahun njëri- tjetrit në bulevard nuk mund të ketë. Radhët para dyqaneve duhet të respektojnë distancë. Dhe oraret duhet të jenë të qarta për të gjithë.

Karantina duhet të kthehet në normalitet, duhet të jetë e parashikueshme, e llogaritshme dhe e ashpër në ekstrem.

Ata që kanë mundësi të punojnë, duhet të dinë se si do shkojnë në punë, qoftë dhe me këmbë.

Ata që duhet të dalin për të bërë pazarin, duhet të jenë të qartë, se kë do dërgojnë nga shtëpia për pazar.

Ata që kanë punë me bankat, duhet të jenë të qartë kur ato janë hapur.

Njerëzit nuk mund të presin çdo ditë njoftime të Qeverisë, për të normalizuar karantinën.

Ata duhet të jenë të qartë, se ajo nuk duhet shkelur, se ata mund të ndëshkohen rëndë po e bënë atë, por duhet të jenë dhe të qartë për hapësirën që kanë për të mbijetuar, me qëllim që t’i përshtaten kësaj situate ekstreme.

Vetëm kur të normalizohen raportet e qytetarëve me karantinën, do ta fitojmë betejën. Ndryshe pastaj do merremi me metodat e frikësimit, më shumë se me metodat e mbijetesës.

Dhe nga kjo kam frikë se nuk do të jemi, as të frikësuar, as të mbijetuar.

21 komente në “Si ta kthejmë në “normalitet” karantinën?”

  1. Ladi says:

    E gjej shume te drejte dhe me vend kete sygjerim.
    Nuk mundet qeveria te levizi oraret, sikur te jete dyqon lagje, qe bo si te doje vete i zoti i tij – ul e nre qepenat, i her se ka shku per tpi i kafe, i her se po lu bilardo, apo lloj lloj muhabetesh lacash…

    1. saliu says:

      E ku ta ruajme distancen more Mero, tek trotuaret qe jane nga 1 meter te gjera? Po paguajme per tere injorancen, tere abuzimin dhe tere maskaralleqet e ketyre viteve. Gjithcka e shemtuar qe eshte ndertuar tani do na zere frymen. Dhe ata qelbesira qe e kane bere tere kete nuk ka per t’u hyre gjembe ne kembe. Bjeri legenit ti!

  2. sela says:

    Keto masa qe ka ndermare Edi ne Shqiperi sot aplikohen pothuajse ne gjysmen e Europes sot ,behet fjale per vendet anetare kryesore te BE,mirpo eshte nje diference e madhe midis popullsive te keryre vendeve dhe popullsise tone sepse nese pas komunikimeve te qeverive perkatese ne Europe per kufizimin e levizjes se lire deri dhe ne gjendjet e jashtezakoneshme ku ushtria nese konstaton se del ne orarin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme mund te te qelloje pa paralajmerim,ne Shqiperi sepse ekziston nje kapadaillek kundershtie jo nga merita per ta justifikuar kete kundershi por nga injoranca duke e pare si nenshtrim bene qe kushdo qe te jete ne krye te qeverise mundet edhe te harbohet nga merzitia e te moskuptuarit qe si ka mundesi qe ti thuash nje populli qe je ne lufte me nje armik te padukshem qe kerkon te te marre jeten jo vetem ty por edhe pjestareve te familjes,te ambientit ku jeton e me gjere e kerkush jo vetem te mos reagoje por edhe te tregojne e te bejne karshillek me urdheresat e tij!Ndryshimi i popullit tone me ate ne Europe eshte sepse kane nje vetedije me te madhe kundrejt regullit e normave shoqerore ku koncepti shtet eshte mbi ta e ndjeshmeria per te zbatuar urdherat apo detyrimet kundrejt shoqerise eshte ne nivel tjeter!Edhe ketu ne Europe eshte e ndaluar dhe e kufizuar ne ekstrem dalja e personave ne rruge por ama ndergjegjesimi i shoqerise eshte ne ate shkalle qe te imponohet edhe sikur te mos duash qe ta zbatosh!radhet neper supermarkete nuk ka njeri me meter qe te percakton distancen por ama eshte ndergjegjia individuale qe nuk ka lejon ta shkelesh qe ne fund te fundit reagimi per keto masa do te qe me shume i ketyre vendeve sepse nuk jane mesuar me shtrengesa te tilla(thene ndryshe me rresht) sesa ne Shqiperi qe nuk ka kuptim jeta pa radhe!Ndaj dhe lufta e perditeshme me dalje te herepashereshme e Kryeministrit eshte me teper sensibilizuese e ndergjegjesuese se sa urdheruese!Ndaj edhe masat drastike jane te domosdoshme ne kete vend !

  3. Kush foli me ty?!! says:

    foli dhe ky karantinologu anormal
    deri dje ishte specializuar për saliologji, bashologji dhe ilirologji

  4. Kush foli me ty?!!? says:

    foli dhe ky karantinologu anormal
    deri dje ishte specializuar për saliologji, bashologji dhe ilirologji
    dhe thjonëzologji

  5. Kush foli me [email protected] says:

    foli dhe ky karantinologu anormal
    deri dje ishte specializuar për saliologji, bashologji dhe ilirologji
    dhe thjonëzologji
    lëre komentin po ‘s’je burrë

  6. Stop Dizinfo says:

    Mero te lutem mos publiko me idiotesite e Trump. Njerezit nga frika e besojne.Shiko ne Nigeri degjuan rekomandimet e Trump dhe tani jane helmuar nga Chloroquine.

    https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-03-21/nigeria-reports-chloroquine-poisonings-after-trump-praised-drug?srnd=premium

  7. Shqiptar says:

    HUMWEE patrullojnè rrugèt tona. Ata syresh qè janè mèndjelehtè, “mbeten gojèhapur” nga kèto pamje.
    Tè tjerè, janè skeptikè dhe pyesin vetveten se çfarè ndihme pèr popullatèn janè cirqe tè tilla abuzive?
    Kètu nè kètè vènd, shqiptarèt janè nè dorè tè Zotit.
    Sa pèr qeverinè qè kemi dhe ato qè kishim, ne vdesim tè gjithè si komb dhe askush nuk e merr vesh se si ndodhi.
    Jo. Asnjè virus nuk luftohet me show. Ai qè bèn lojra tè tilla, mundohet tè tèrheqè vèmendjen nga ajo tjetra qè nuk funksionon, nga korrupsioni i adminustratès, nga çmimet abuzive nè stratosferè qè pèr pensionistèt si shtresa qè duhet tè mbrohet nè kèto ditè tè vèshtira nga korona, nènkupton edhe rrezikun e pjatès bosh.
    Jo. Infeksione si ky, nuk luftohen me njè prani inflacionare tè kryeministrit nè ekranet televizive, ku çdo ditè dègjojmè vetèm kèrcènime dhe pèrgjèrime.
    Aty ku nuk funksionojnè institucionet, fillon cirku kryeministror.
    Kjo qè po ndodh, vetèm se shton konfuzionin dhe ndjenjèn e shqiptarève qè ata atje lart, kanè humbur kontaktin me realitetin.
    Nè kushte tè tilla, prononcimi i masave shtrènguese, jo vetèm qè nuk ka efekt, pèrkundrazi èshtè kontraproduktiv.
    Qytetari shqiptar ka nevojè sot pèr shtetin funksional, me qèllim qè pensionet dhe rrogat e vogla, tè mos i hanè spekulantèt me çmimet qè vènè pa fre.
    Nèse vazhdon kèshtu, do mbijetojmè covid-19 por do na marrè luga bosh.

  8. Zigur Qarri says:

    Qe duhen marre masa radikale ne kete situate lufte,eshte e qarte,por Kryeministri nuk eshte personi qe ka seriozitetin e duhur.
    “Video fake nga Spanja”,qe Kryetarit te Qeverise ja kishte derguar nje “shok” nga Italia,vetem se konfirmon ate per te cilen D’Rama
    akuzohet prej shtate vitesh,qeverisjen fshatshe.Kryeministri(Kryeministria) me mbi 200 veta personel në dispozion,qe paguhen nga takspaguesit shqiptare,poston nje video(nje lajm) marre nga shoqeria!Ore,ju bëni sikur nuk e kuptoni qe Kryeministri eshte komplet
    idjot?!Kuptohet qe ju ka zene rrota bishtin,dhe jeni detyruar qe te perligjni çdo veprim te papergjegjshem te tij,por ka shkuar shume
    larg,sa nje dite dite do t’ju mundoi ndjesia e fajit.

  9. Saras says:

    Sikur i gjithe populli te ishte si ty “shqiptari,” do ishim udheheqesit boteror ne luften kunder koleres corona.
    Te lumte o shqyptari!

  10. Reli says:

    Foli dhe nje “shqiptar, Rr. K.”More debil. Mos degjo Ramen, por shiko Italine, Francen, Spanjen,Holanden,dhe Iranin po deshe dhe nxirr mesim. Ne kemi jetuar me tollon nje jete , per nje muaj u bo qameti. Njerezit agjerojne nje muaj, dhe kane bo burg nje jete,kurse juve po ju preket liria dhe e drejta per pak dite. Keto shtete po vuajne ate demokraci te tepruar ne te tilla raste. Qe mos i privojnin lirine qytetareve i oane deri sa erdhi kjo situate dhe nuk po e manaxhojne dot.Ne Shqiperi kontributet e sigurimeve jane te uleta. Gjysmat jane pa siguracione . C’fare i kerkonini ketij shteti. Organizohuni me familjet tuaja ruajini te moshuarit , C’do familje e rregullt duhet te kete te jetoje nje muaj me rrezerva. Kjo eshte emergjence.Ose dini shani shtetin si ky komentusei (shqiptari) dhe mos u merrni me problemin.

  11. Kozmos says:

    POPULLI ME IDIOT JANE SHQIPETARET , CDO DITE DALIN PER TE BLERE ,PRESH ,LAKRA PORTOKALLE .
    BENI NJE PAZAR PER DY JAVE , DHE JETONI ME GROSH, MAKARONA ,PILAF , VEZE , DJATH . SE ESHTE E SIGURT SE NUK DO TE VDES ASKUSH NGA KY USHQIM , POR NGA VIRUSI QE I KANOST POPULLIT .. BENI BUKEN NE SHTEPI.

    NE AUSTRI NE MARKETET DHE APOTEKAT, JANE VENDOSUR POSHTE ,SHIRITA ME DISTANCE 1 METER DHE ASKUSH NUK E KALON SHIRITIN E RADHES . !!!!

  12. Corona kunder malokut says:

    Lufta më efikase ndaj perhapjes se virusit eshte kthimi i te gjitheve malokeve andej nga erdhen. Jane pikerisht keta shpellare qe kundershtojne funksionimin e shtetit. Shpellari nuk e idene se çfare do te thote jetese ne bashkesi me detyrimet qe lidhen me te.
    Me kete rast pastrohet edhe Tirana edhe Durresi.

  13. naimi says:

    Zigur miku:Jam demokrat e jetoj jashte.Te them te drejten drejtimi I shtetit ne kete situate dramatike eshte padyshim I shkelqyshem.Shpallja e masave kufizuese ishte patjeter nje vendim super I drejte e qe bente Shqiperin te parin vend ne Europe qe reagoj me shpejt ndaj virusit C-19.-(Mos degjo PD E Lulin sepse o nuk din se cfar flasin e si te bejne “opozite” ose jane tashma budallenj e shakllaban)Duke pasur parasysh kulturen,mentalitetin shqiptar jane te nevojshme dy gjera :1-Ta ngjallim E.Hoxhen e do shihnim qe jo vetem njerez nuk do thyejne karantinen shtepiake(nuk do guxojne te dalin tek dera e jo me ne rruge). 2-Karantina shtepiake te kryhet me force e sipas vendimeve e ligjeve te shtetit te gershetuara me gjobitje per shkelsit e karantines (si Spanja e shume shtete europiane 800-6000euro gjobe) pse jo edhe masa te tjera si nderprerja e pensionit per pensioneret qe thyejne rregullat e jane grupmosha ku virusi prek me ashpersi ato e qe perqindja e vdekjes tyre eshte shume me e madhe se grupmoshat tjera.Merri gjerat me propocion.Ne nuk jemi Gjermania apo vendet e bene luksit e nuk kemi potenciale ekonomike e potencial shkencor e mjekesor si ato,thjeshte ne jemi nje shtet I varfer nga ish I varfer historikisht e qe po zhvillohemi shume me shpejt se fqinjet tone,por masat e marra nga Qeveria jane shume te mira e shpresdhenese.Mbetet angazhimi I popullates ne lufte kunder virusit C-19.Popullata ngadalson perhapjen e infeksionit e ngadal e eliminon ate, mjekesia kuron te prekurit me virusin C-19.KY ESHTE THELBI I LUFTES MBAR BOTRORE KUNDER VIRUSIT C-19.
    Zigur miku:keto ishin sugjerime nga nje specialist mikrobiolog bioteknollog tashma pensionist

  14. gjergji says:

    Bashkombes e miq:Karantina vetiake teper e rrepte eshte kushti I pare i luftimit te infeksionit me virusin C-19. POPULLSIA ME VETKARANTIMIN E RREPTE NGADALSON PERHAPJEN E VIRUSIT( e I jep mundesi mjekesis ti trajtojne te prekurit) NDERSA MJEKESIA I TRAJTON E PERKUJDESET PER TE SEMURIN DERI NE SHERIM TE PLOT TE TYRE.KY ESHTE THELBI KRYESOR I RANDESIS SE VETKARANTIMIT NE ZVOGLIMIN E NUMRIT TE INFEKTUARVE E NE VAZHDIM ELIMINIMIN E INFEKSIONIT ME c-19

  15. Ton says:

    Nuk ka trotuare nuk ka metro…te gjithe ecin ne nje vije uji…..sistemi I ndertimit abuziv po na vret…Lali Eri qe e mburrni nuk prishi e shpronesoj njemur qe te kishtetrotuare e njejta gje me termetin skishim ku shkonim se na binin pallatet siper….zgjeroni trotuaret ndsloni pallatet ne qender se do kete prape termete e viruse…nje pyetje kjo situate me ligj e vendosen? Ne te kundert do shkojne ca brenda neser…..pavaresisht qellimit

    1. Arber says:

      Cvlere ka karantinimi kur call cenetrat e fasonet Jane plot me njerez qe punojne ne kushte krejt te pasigurta? Pse ka frike Rama ti mbylle apo i perdor si pengje me te cilat kercenon nje komb? Ai apo ju a e dini se po shpertheu ne keto biznese ne mos ka shperthyer
      mund ti bejne gjemen Shqiperise se per vete eshte ne karantine e i sugurt rama? URGJENTISHT TE MBYLLEN CALL CENTRRAT E FASONET E PERPARA SE TI DERGOJNE NE SHTEPI TJU BEJNE TESTIN! Neser do jete vone dhe pergjegjesia do jete fatale per ata qe ksne ne dore ti mbyllin e nuk e bejne.

  16. masa kot says:

    Shikoni me vemendje, nga nje ane rama bertet, nga ana tjeter minierat dhe shume kompani nuk kane lidhje fare me karantinimin, a thua se keta pasi e marrin coronen nuk shkojne prane familjeve por behen satelit.

  17. masa kot says:

    po minierat dhe bizneset qe po punojne pa pike problemi

  18. Ushtar says:

    Rrofte Gjen.-Ko(q)l. Edvin Rama

    Si strateg i papare po lufton si luan ne vijen e pare te frontit kunder Armikut dhe Tradhetarve te vendit i vendsur per ta bere zap kete derr milet. Jemi me fat qe patem kte gjeni te luftes kte Skenderbe te…Spiropalit, se zoti naruajt sikur te kishim pase ndonje tjeter!!!. Thuhet biles, larg qofte , se Gjermanet ja kane vene syrin per ta zevendesuar me Merkelin ,pasi kte te fundit pritet ta denojne per TRADHETI se doli te bleje vete ne supermerket.
    Gjen. ko(q)l. edi po behet cope per popull e sikur te mos mjaftonte kjo dalin disa capacule me i phone dhe guxojne ti japin mend apo zoti na ruajte ta kritikojne , por lukunia Rilindase si nje turp i vetem rreth Komandantit po jua tregon vendin .
    Rofte komandant Gjeneral Kolonel Edvin Rama !
    Tradhetaret ne plumb!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje