VIDEO: “Dhuratë në kohë të liga”, poeti Petrit Ruka publikon videon e rrallë të aktorit të madh Kadri Roshi 23 vjet më parë

Nga Petrit Ruka 

Në kohë të vështira të gjithë duhet t’i japim diçka njeri – tjetrit.

Po ju dhuroj sot një minutë e pesë sekonda art nga ai që është më i çmuar se floriri (po që vlen sa një orë a një jetë) nga thesari im i vogël arkivor që e ka emrin “Kadri Roshi”.

Një interpretim të tij me një poezi të famshme të Lasgush Poradecit, xhiruar në Butrint 23 vjet më parë (1997) gjatë xhirimit të dokumentarit tim “Butrinti i gjallë” kushtuar kësaj legjende të aktrimit shqiptar. Më lart se sa kaq, ka vetëm qiell, thotë një miku im poet për artistë të tillë.

Shikim të mbarë!

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “VIDEO: “Dhuratë në kohë të liga”, poeti Petrit Ruka publikon videon e rrallë të aktorit të madh Kadri Roshi 23 vjet më parë”

  1. Boston says:

    I perjetshem kujtimi i legjendes se artit skenik.
    Faleminderit

  2. Demi says:

    Aktor i niveleve me te larta boterore.

    Shqiperia i dha aq sa mundi dhe e respektoi ne maksimum.

    Ne Hollywood do ishte bere legjende boterore.

    Edhe pse ka disa thashetheme se ka pas shkuar me disa studente , une nuk dua ta besoj kete gje.

  3. Adi says:

    Ooohhhhhh c na hoqe per pak caste keto halle….i madhi Kadri Roshi

  4. Eri says:

    Aktore te medhenj nuk dalin kurre me .Me fat ai brez qe i jetoi dhe shijoi kohen e tyre.Per mua aktoret e Hollivudit jane dordoleca perpara aktoreve dhe shpirtit artistik qe kishin te medhenjt e artit tone Kadri Roshi, Sander Prosi,Robert Ndrenika,Tinka Kurti Pandi Raidhi,Demir Hyskja dhe shume te tjere akoma qe kush jetoi ate kohe i njeh.

  5. Nevila says:

    Eh o Petrit, Driteroi i koherave tona! Mjek i shpirterave!

  6. sem says:

    nuk kam llafe, te faleminderit qe na solle kaq dashuri per jeten.

    1. Kuksjan says:

      Komunist ishte por aktor i madh ngelet.

  7. Qytetari says:

    Faleminderit! Ishte kenaqesi e pa pershkruar. Ps. nje verejtje e vogel, muzika qe shoqeron recitimin duhet te jete me e ulet, flm per mirekuptimin.

  8. Zogu says:

    Mos u harrofsh kurre o Kadri Roshi

  9. Teksas says:

    Ike Kadri , mbetim pa shpirt , jemi Nje kufome qe ecim kuturu , e Bosh Brenda .Sjam pesimis , Po I lodhur NE Nje mjedis te pa kulturua Po, ohooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *