Këshilltari Henz përgëzon aktorin që theu karantinën

Një aktivist teatral, që ka luajtur më shumë role para Teatrit, se sa brenda tij, sot ka pozuar si hero që ka thyer karantinën, duke e konsideruar këtë si një akt kundër Qeverisë.

Këshilltari Henz, në një leër drejtuar Jarit, mendon se kjo është një shenjë e fortë e frymës opozitare, që jep shumë shpresë:

“I dashur Jari!

Pashë sot atë aktorin Liçaj të vetëm para Teatrit dhe sytë mu mbushën me lot.

Mendo çfarë sakrifice sublime bën ai njeri, vetëm që t’i tregojë Edi Ramës, se nuk do zbatojë urdhërat e tij. 

Ai mund të infektohet dhe t’i çojë virusin familjes së tij, por nuk trembet. 

Ai mund të shkaktojë vdekjen e babait të tij, nëse e ka ende gjallë, apo nënës së tij, por ai e ka bërë hallall jetën e tyre, mjafton të mos i bindet urdhërit të Edi Ramës. 

Ai mund të infektojë gruan, fëmijët, të afërmit e këdo që takon, por ai është gati t’i bëjë këto sakrifica, mjafton që të mposhtet urdhëri i Edi Ramës.

Shembuj të tillë vetmohues, që janë gati të zhduken familjarisht në emër të opozitarizmit, janë rrënqethëse. 

I tillë është dhe shembulli i Jul Dedës, por ai ngaqë bën shaka, nuk e marrin seriozisht.

Kurse ky është i shquar si teatral dhe u jep shumë kurajo njerëzve.

Unë shpresoj që ditët në vazhdim do të dalin dhe vëllezërit Budina, ajo arkëtarja që mblidhte lekë për tërmetin dhe i fuste ne xhep, si dhe gjithë grupi i aktivistëve për Teatrin.

Në këto ditë kur diktatura ka gjunjëzuar shqiptarët dhe Edi Rama është kthyer në kryegardian, shembuj të tillë trimërie, janë lavdia e vërtete e Shqipërisë.

Kur kjo gjë të mbaroje, ne mund të kemi humbur shumë njerëz, mund të kemi humbur dhe këtë njeri të famshëm teatral, por ama ideali për Teatrin do mbetet gjallë dhe nuk ka virus që ta shuaje.

Jam shumë i emocionuar që ka njerëz që shkojnë deri në vetmohim duke ju kundërvënë qeverisë.

Kjo tregon se ata, para se të vrasin veten, vrasin njëherë frikën. Amin!”

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Këshilltari Henz përgëzon aktorin që theu karantinën”

  1. Rro(f)te Komandanti says:

    RROFTE KOMANDANTI . GJENERAL-KOLONEL EDVIN RAMA.
    SI LUAN PO LUFTON NE VIJEN E PARE TE FRONTIT TE LUFTES , I PASHOQ PER NGA TRIMERIA , I PAARRITSHEM PER NGA VIZIONI, STRATEG I PAPPARE NE TROJET TONA QE NGA KOHA E SKENDERIT.
    MARRTE NGA DITET .. TUAJA ..!!

  2. rrofte komandanti says:

    Amn re vetem komandanti te na rruaje sa malet

  3. Mondi says:

    Haaaaa cfare gallate.Antena je njeshi.Vetem ti ua shkerdhen nenen hajduteve qesharake.

  4. Rofshin keta rrotat , qe s’na lene te merzitemi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *