Sot dua të flas italisht

22 Mars 2020, 19:24Editorial TEMA

Nga Visar Zhiti*

E bukura Itali, e dashura Itali!

Ti, kënga e botës dhe goja e botës. Ti, kitara e botës dhe zemra e botës!

Të dua shumë! Ndjej dhimbje dhe vuaj me Ty.

Më lër të flas si i dehur për Ty, plot me Ty… edhe pse jam larg.

Shoh hartën Tënde në lajmet televizive, duket si çizmja elegante e një balerine…

Vallëzimi yt, me krahët e engjëjve dhe dëshirat e fëmijëve…

Ndërsa sot trupi yt, Itali, më duket si trupi i Krishtit në kryq, i anuar fort nga dhëmbja…

Itali, ti do të ngrihesh përsëri, do të bëhesh më e bukur.

Italia jemi ne, e gjithë bota…

Nëse shikojmë horizontin nga perëndimi i diellit, pas Italisë fillon Krienti. Dhe nëse shikojmë horizontin nga fillon lindja e diellit, alba, nga Shqipëria ime për shembull, që ju i thoni Alba-nia,- me Italinë nis Oksidenti.”In medio stat virtus”, thoshin latinët, “në mes është virtyti”…

Pa Italinë nuk ka Evropë, nuk ka Amerikë, nuk ka botë, nuk ka kulturë njerëzimi.

Me Danten rizbuluam Parajsën e dashurisë, me Danten kemi njohur Ferrin e mëkateve.

Italia na ka dhuruar shpikje superbe me Leonardo Da Vinçin bashkë me misterin e buzëqeshjes së Mona Lizës. Italia na ka dhënë qiellin Mikelanxhelojan, mëshirën hyjnore, pavdekësinë e njeriut.

Italia shpiku guximin, dashurinë, dialogun mes njerëzve, midis popujve, midis së kaluarës dhe të ardhmes…. na dha radio që na bashkon…

Italia, zemra e botës, ne jemi me Ty, siç ke qenë Ti gjithmonë me ne, me botën. Je qytetrimi antik, je Rilindja e re, je poezi, je dashuria e Zotit, kënga më e bukur në botë! Je dhimbja jonë, je shpresa jonë! Unë nuk mund të të shoh të mbyllur, nuk mund të të shoh të trishtë. Hape dritaren, fute diellin në sytë e Tu dhe na shiko në sy. Njeriu shpëtohet me ty. Kurajo! Durim. Solidaritet. Korajo.

Në zemër të Romës, të Italisë, është Selia e Shenjtë. Le të lutemi së bashku me Papa Françeskun. Zoti do të na dëgjojë… Ne jemi dashuria e Tij. Po lutem edhe me zërin e nënës time Shën Terezës së Kalkutës, të djalit tim që ishte student në Universitetin Katolik të “Zemra e Shenjtë” në Milano, me ëndrrën e tij…

Italia është dashuria e Zotit dhe dashuria jonë.

Italia është çdo italian, jemi të gjithë, ne jemi Italia dhe Italia është bota.

Harta e Italisë tani i ngjan një krahu që zgjatet për të mbrojtur jetën.

Hape dorën tënde, Itali, hidh yje mbi tokë si farat e grurit dhe mbill shpresë…

*Shkrimi është botuar sot në revistën katolike italiane në Romë, “Frammenti di pace”.

OGGI VOGLIO PARLARE ITALIANO

Bellissima Italia, carissima Italia. Tu, la canzone del mondo e la bocca del mondo. Tu, la chitarra del mondo e il cuore del mondo!

Ti amo tanto! Provo dolore e soffro con Te.

Lasciami parlare come ubriaco di Te, pieno di Te… anche se lontano. Vedo nei telegiornali la tua mappa, che sembra l’elegante stivale di una ballerina… la tua danza, con le ali degli angeli e i desideri dei bambini. Mentre oggi il Tuo corpo, Italia, mi sembra come il corpo di Cristo sulla croce, piegato dal dolore.

L’Italia risorgerà, diventerà più bella. Italia siamo noi, tutto il mondo…

Se guardiamo l’orizzonte dal tramonto, dopo l’Italia inizia Oriente. E se guardiamo l’orizzonte da dove inizia l’alba – dalla mia Albania per esempio – con l’Italia è Occidente. “In medio stat virtus”.

Senza Italia non c’è Europa, non c’è America, non c’è il mondo, non c’è la cultura dell’umanità. Con Dante abbiamo riscoperto il Paradiso dell’amore, con Dante abbiamo conosciuto l’Inferno dei peccati.

L’Italia ci ha regalato le superbe invenzioni di Leonardo, il mistero del sorriso di Mona Lisa. L’Italia ci ha regalato il cielo michelangiolesco, la pietà divina, l’immortalità dell’uomo. L’Italia ha inventato il coraggio, l’amore, il dialogo fra la gente, fra i popoli, fra il passato e il futuro… ci ha regalato la radio per essere insieme…

Italia, cuore del mondo, siamo con Te, come Tu sei sempre stata con noi, con il mondo. Sei l’antica civiltà, sei il nuovo Rinascimento, sei la poesia, sei l’amore di Dio, il canto più bello del mondo! Sei il nostro dolore, sei la nostra speranza! Non posso vederti chiusa, non posso vederti triste. Apri la finestra, metti il sole negli occhi e guardaci negli occhi. L’uomo si salva con te. Coraggio! Pazienza. Solidarietà. Coraggio.

Nel cuore di Roma, d’Italia, c’è la Santa Sede. Preghiamo insieme a Papa Francesco. Iddio ci ascolterà… Noi siamo il Suo amore. Sto pregando anche con la voce di Santa Teresa di Calcutta, di mio figlio che era studente all’Università Cattolica del Sacro Cuore di Milano, con il suo sogno…

L’Italia è l’amore di Dio e il nostro amore.

L’Italia è ogni italiano, siamo tutti, noi siamo Italia e l’Italia è il mondo. La mappa d’Italia assomiglia a un braccio che protegge la vita.

Apri il palmo della Tua mano, Italia, lancia stelle sul mondo come semi di grano e semina speranza…

Visar Zhiti

(Chicago, 19 marzo 2020)

48 komente në “Sot dua të flas italisht”

  1. Harilla Goga says:

    I dashur Koleg, Shkrimtar, Ambasador!

    Pena jote ka qene gjithmone e madhe. Por, kete here, ajo eshte bere gjigande!
    Faleminderit dhe perqafime

    1. Aferdita Dalla says:

      Te dashur Kolege Diplomate Ambasador!
      Edhe une ju perqafoj me shume deshire dhe gezohem qe lexoj rrjeshtat tuaja.
      Faleminderit

      1. Hameri says:

        Po ça e mburrni kot se na e shpifët. Shkrim më mediokër nuk bën nëna. Keni pjerdh të gjithë. Rilexojeni dhe hartimi juaj i klasës se 4 do ju duket më me nivel se ky palo shkrim plot artificialitet patetizëm dhe megalomani e fshehur ndër rrjeshta.

  2. Danja says:

    Te lumte pena visar,ju sic keni emrin keni fjalen dhe zemren qe me aq sinqeritet dhe ciltersi gjeni fjalet per te ngushelluar nje komb qe per ne shqipetaret ka shume rendesi.

    1. Koz says:

      Shume bukur Visar !

  3. Lina Hajdari says:

    bashkohemi te gjit nje ze nje mendim me z.Zhiti te shprehim gjimbjen tone per te bukuren Itali!!Zoti qoft me ty ..!!

  4. Bardhyl says:

    Bravo.Italia gjithmone mike e shqiptareve.

  5. Flori says:

    Faleminderit Visar!

  6. kavajs says:

    italin e zuri haku jon se na thone skiftera

    1. mik says:

      Kavaja – Po ne, haku i kujt na ka zen ?

      1. Roberto says:

        Lere or mik se me sa duket kavajsi ka qene skifter vete dhe ka mbetur “pa pune” tani sepse te gjithe njerzit jane neper shtepira dhe kjo eshte arsyja pse kavajsi do jete i trishtuar?.

        1. Realisti says:

          Haha… e ke gjet tamam.

    2. Aspirantja says:

      Stop, te pakten sote te mallkoni keshtu. jane jete njerzish. harruat cu keni bere italianeve kur shkuat atje dhe u hapen dyert? nje pjese prej jush i vodhet i plackitet dhe i vrate per plackitje. turp te flashes keshtu sote.

  7. B says:

    Te lumte pena! Noi siamo con Italia e con gli italiani.

  8. Nderime! VISAR JE, ASHTU SIC KE EMRIN.

  9. Defrimi says:

    Të lumtë dora Visar,

  10. Ilir says:

    Italia do te ringrihet, me e bukur, me e forte. Bravo Visar, jane fjale qe dalin nga zemra! Jane shume zemra shqiptaresh qe rrahin per Italine ashtu sic rrahin per Shqiperine tone. Kjo te nderon Visar, ndjeshmeria jote, fisnikeria jote…

  11. Kujtim Lluri says:

    I dashur Visar! Te lumte pena dhe mendja per shkrimin brilant kushtuar popullit itallian ne keto dite te veshtira per ta,qe shpreh edhe ndjenjat tona . Visar je perfaqesues i vertete i ndjenjave humane dhe mirenjohese te popullit tone. Pershendetje nga Chicago nga Kujtimi.

  12. Aleks says:

    Tè jem i sinqerte vargjet e sotme nuk i lexova. U besoj komentusve. Une këtë njeri edhe po tè bjeri rasti per nje kafe nuk do e pranoj ta pi. Ju do tè thoni pse? Osé nuk ju plas fare. Une këtë njeri nuk e njoh fizikisht né rruge. Di që ishte amasador. Nuk e di eshte akoma apo jo. Nje shpifes. Nje genjeshtar. Nje mohues nuk mund te jete sherbetor besnik i shtetit. Un nuk dua ti lexoj asnje resht ketij që vuan nga fantasma. Né dy reportazhe ka mohuar punen e ndershme. Sakrificen dhe shpirti e madh e vetmohues tè kolegeve tè mi. Ky eshte ne zgjedh më ca Tufa. Ca lubonja ca dervish që i ngroh Edi Rama. Keta nuk duhen vleresuar. Nuk duhen urryer. Kete kategori leri tè harruar

  13. Jani says:

    Shperthim poetik , shume inspirues, Superb.

  14. viron xhavara says:

    Zoti Visar ;Sot, ti duhej te flisje Anglisht.Kjo epidemi ka mberthyer keq gjithe boten,dhe me fjalet qe ju perdorni ne kete shkrim, duhet te ishin sipas meje, fjale te cilat te flisnin per gjithe boten,por duke mos bere ate , prape sipas meje,me dukesh ne shkrim, si ato graciet e shumta te shqiptares se Sanremos ,qe kush e di ku e ke hallin,por po e perserise edhe njehere ,epidemia ka mberthyer keq gjithe boten, dhe ti nuk ke te drejte ta vecosh, pasi e gjithe bota ne kete epidemi eshte bere bashke kunder saje .E bera kete koment sepse, sinqerisht se pari me vjen shume keq per te gjithe jetet qe humben cdo dite kudo, ne te gjithe boten,por ty do te kujtoja qe te besh nje shkrim ku, Italia te kerkoje nje falje publike, rreth masakrimit ne dete te 120 shqiptareve ne kanalin e Otrantos, me 28 mars 1997(po afron data e perkujtimores se 120 shqiptareve te masakruar,eshte javen tjeter zoti Visar,kujtoja edhe Rames),nga anija italiane Sibila,ku dhe me mbas, autoritetet italiane fallsifikuan procesin e hapur nga shqiptaret,dhe grabiten edhe demshperblimin ,ne bashkepunim me gangstere shqiptare,por me e bukura eshte qe sot qe po flasim, italianet mbajne peng me dhune ,duke mos paisur me vendimin perfundimtare te fallsifikuar te procesit dhe certifikatat mortore,te afermit e viktimave .Zoti Visar ,ne qofte se ju do ti drejtoheni me nje shkrim ne shtyp autoriteteve italiane qe te kerkojne falje publike dhe tu permbahen te gjitha ligjeve dhe konventave nderkombetare te neshkruara dhe nga vete ata,rreth masakrimit te 120 shqiptareve ne kanalin e Otrantos, pa prekur asnje centimeter te territorit italian,atehere une do te bej nje koment menjehere poshte shkrimit tuaj ,si i vetmi shqiptare ,qe meriton lavdi, pasi shqiptaret kane qene dhe jane te tradhetuar nga shqiptaret ne, cdo kohe.

    1. Semuruni sa me shume per inat te edi rames says:

      O xhuvar ne cdo gjuhe te flasi Visari,ti e une e ne te gjithe KORONA ka gjuhen e vet vrastare dhe nuk e rrun nga poezite sa do te bukura dhe te ndjeshme te jene.
      Puna eshte qe te rrime brenda dhe te zbatojme rregullat dhe jo te ndegjojme llapaqenet e bllogjeve qe bejne thirrje si sali berisha per vdekje dhe ferkon duart si uriah hip qe eshte se erdhi dita e tij

    2. Roberto says:

      E mbeshtes kete qe thoni ju Viron edhe pse nuk eshte situata per kete gje por edhe Visari ka “shperthyer” ne poezine e tij aq shume sa s’ka ku te veje me. Nuk ka bere gabim sepse Italine e duam te gjithe dhe tek Italia kemi pare boten ne vitet tona te rinise kur Shqiperia ishte e mbyllur,e izoluar por krahas kesaj qe ke shkruajtur per Italine duhet ta nderthurje edhe me vendin tend,Shqiperine. Edhe ketu tek ne kishte termet,ka te infektuar,ka te vdekur,ka te varfer qe keto situata i varferojne me shume. Per mendimin tim duhet te ishe pak me i permbajtur edhe pse Italia me kete tragjedi qe po kalon e meriton nje gje te tille. Shpresoj qe kjo ti ndergjegjesoje politikanet dhe te pranojne gabimet dhe fajet qe kane bere ndaj shqiptareve qe kane humbur jeten ne kanalin e Otrantos( nje tmerr i vertete kur sjell imazhet ne mendjen time) pra jo vetem Italia.por e gjithe bota duhet ta shohe Shqiperine me ndryshe me dashamiresi dhe mos ti fuse ne nje thes te gjithe. Gjithsesi shkrimi eshte i ndjere per shume arsyje qe Visari e di me mire se kushdo.

      1. Ilir says:

        Je realist ne komentin tend. Doja dhe une te kembeja dy fjale me Vironin, por nuk e ndjej ti them qe Ska te drejte. I kam te gjalla kujtimet e asaj ngjarjeje te tmerrshme. Vetem se, nuk mund te fajsohet populli italian per veprimin e nje apo dy personave. Kam akoma parasysh Berlusconi-n qe shkoi ne Puglia, dhe ishte vertete I prekur. Drejtesia nuk eshte vene ne vend, po, por kujtoj edhe popullin e Vlores, ato grate me te zeza, me shpirt te madh, qe e pranuan faljen e kerkuar nga Irene Pivetti per deklaratat e saj para ngjarjes, e pranuan ne Vlore dhe hodhen lule ne det sebashku.Menjefjale, me duket e tepruar te thuhet qe italianet e meritojne kete qe po ndodh. Asnje popull ne bote nuk meriton fatkeqesi te tilla. Vetem pak muaj me pare Italia tregoi sensibilitet e pergjegjesi per ngjarje jetesore te popullit shqiptar… duhet te kemi kujtese edhe per ato qe ndodhen 2 muaj me pare, jo vetem per ato para 20 vitesh.

  15. Liri says:

    VISARI KA HARUAR TE THOTE:TURPI RENTE MBI POLITIKANET E KORRUPTUAR QE E SHITEN ITALINE TEK PISANJOSET KINEZE.PO NUK PATI BURRA TA KORRIGJOJE KETE TRADHTI,ITALIA KURRE NUK DO JETE ME SI ME PARE.HARTIME SI KETO TE VISARIT DO SHOHIM SHUME KETO KOHE POR SKANE ASNJE VLERE.

  16. Realisti says:

    Bravo VISAR.
    E KE QARE. ITALIAN DUHET TE NDIHEMI TE GJITHE NE.!

  17. dashamires says:

    Fol italisht or Viso fol, mire ben! Se ne shqip postulati qe ty te mbahet mend eshte – Jane zbukuruar plehrat e qytetit tim – e shkruar kudo ne makinat e plehrave!

  18. Hammerhaituri says:

    Qe eshte vend mik e qe e duam te gjithe kjo s’ka diskutim, po pse s’jemi ne gjendje te mos perserisim te njejtat gabime kur e njohim kaq mire!
    Viva l’Italia!

  19. ABC KORCA says:

    Sot Une Dua te Flas Shqip
    E dashura shqiperi.
    Te gjitha rastet e konfirmuara me corone ne shqiperi mi ke marre nga italia.
    Te gjithaaaaaa!!!
    Fjale shume e pune pak bejne italianet,ndaj te lutem o shqiperi,ndahu nga kjo kulture boshe e italise.
    Ndahu!!!
    Nuk te ka dashur oj shqiperi ndonjehere italia,as sot e as mot. As kur Skederbeu i kerkoi ti jepje cfare i kishe premtuar,as kur rrenoi cdo gje te mire qe kishim ne perjudhen romake…e as perpara 20 vitesh,kur tregoi forcen ushtarake tek nje anije me emigrande.
    Nuk jam me ty itali!!!
    Nuk jam,se jo me shume se 6 muaj,lije femije e gra te vdisnin ne det ” se ishe e pamundur tu ipje nje cope buke e dy grame djathe”.
    Nuk jam me italine qe me ka sjelle kushtetuten me te qelbur te botes ne shqiperi.
    JAM I SOLIDARIZUAR ME NJERZIT ITALIANE…ME NJERZIT E THJESHTE.I lutem Zotit ti ndihmoje,se shteti italian eshte rrunpalle.
    Mjer o shqiperi qe vazhdon te ngelesh peng e nje shteti rrunpalle si italia e qe ke njerez ne token tende qe e admirojne kete runpalle…e keta njerez qe na shitet si gjasme te ditur e te lexuar…nuk gjejne kure admirim tek, Pirua,Gjergj Kastrioti,Fan Noli,Naim Frasheri,Kristo Negovani,Adem Jashari,Vace Zela,Saimir Pirgu,etj.
    Keta moj Shqiperi admirojne Cezarin,Milven,Prontin.

    1. tironsi says:

      o korcar o njeri me bisht ik futi i tas lall se aq te ka fal zoti ty o llojit tend kokcepsh

      1. ABC KORCA says:

        O tiranosi…ti dhallen e pi me tas????
        Te ta ngelur nga iranianet,themeluesit e tu?
        Ik or kokrra e injoratit…meso te shkruash shqip

  20. qytetari says:

    Ka folur me gjithe dimensionin muzikal,te dashurise se shpirtit njerzor,hedhur ne pentagramen e germave
    Ti amo Italia!

  21. Semuruni sa me shume per inat te edi rames says:

    O xhuvar ne cdo gjuhe te flasi Visari,ti e une e ne te gjithe KORONA ka gjuhen e vet vrastare dhe nuk e rrun nga poezite sa do te bukura dhe te ndjeshme te jene.
    Puna eshte qe te rrime brenda dhe te zbatojme rregullat dhe jo te ndegjojme llapaqenet e bllogjeve qe bejne thirrje si sali berisha per vdekje dhe ferkon duart si uriah hip qe eshte se erdhi dita e tij

  22. busho says:

    Bravo Visar, no coment!

  23. Agimarta says:

    Si gjithnje prekes deri ne palce me bukuri dhe prekes :deri ne palce”.
    Faleminderit i nderuar patriot i vertete i vendit tuaj per kontributin ndaj diplomacise me Italine tone e me gjere!?

  24. Tanush says:

    Avash me bythlepitrjen ndaj Italise o Visar bashke me keta emigrantet e mbaruar ketu.

    Kete bythlepirje idiote vete..keta kerma mund ta tregojne sepse italinet konsoderohen arabe dhe gabel ne Europe.

    Mua me vjen keq per njeresit qe kane humb jeten atje dhe Zoti i marrte prane fronit te tij, por ku do me dal ti me kete bythlepirje?

    Te thuash qe nuk do kishte Europe , e per me teper Amerike pa Italine, eshte te jesh idiot dhe kryeinjorant, sepse as nacionalistet italiane nuk i thojne keto gjera.

    1. Alberti says:

      SI GJITHMONE SERVIL I PESHTIRE KY VISAR DJEGSIRA ( ZHITI).
      ME SERVILIZEM FITOI DUKE U NGJITUR NE RAN GUN E ARISTOKRACISE SE ISH TE PERSEKUTUARVE.
      ME SERVILIZEM JA DI TE EMEROHEJ DEPUTET,
      PO ME SERVILIZEM HYRI NE LISTEN E SHERBIMIT DIPLOMATIK DHE PER TURP TE ZOTIT PER GJYNAFQARLLEK E SERVILIZEM NDAJ KUNDERSHTARIT TE TIJ IDEOLOGJIK KRYEMINISTRIT EDI RAMA ARRITI TE EMEROHET SI PERFAQESUES I SHQIPERISE NE QENDREN E KATOLICIZMIT VATIKANE, KU MGJSE MYSLIMAN VIJON TE SHERBEJE DHE SOT. PER TE QENDRUAR ENDE DHE PER SY TE MIRE KA BERE DHE SHKRIMIN E MESIPERM DUKE NA E BERE ISH ITALINE PUSHTUESE NENE TE DHEMBSHUR TE SHQIPTAREVE.
      VISAR BIR ULE CA STEKEN E SERVILIZMIT DHE SHFLETO CA ME SHUME PER TE MESUAR SE PUSHTIMI NGA ITALIA I VENDIT TE SHQIPONJAVE KA NISUR QE NE KOHE TE LEGJIONEVE ROMAKE, KA VIJUAR ME DINAKERITE E PAPEVE NDAJ GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT, TE CILIN E ETIKETUAN ” KALORES TE KRISHTERIMIT” SE I SHPETOI NGA PUSHTIMI OSMAN, POR AS NJEHERE NUK E TRAJTUAN ME SINQERITET, PER TE VAZHDUAR ME PUSHTIMIN FASHIST DHE ME TEJ.
      GJATE GJITHE MARREDHENIEVE HISTORIKE ITALIANET KANE QENE SIPER DHE SHQIPTARET POSHTE, KA SHENUAR I MADHI REXHEP QOSJA TE CILIN TA PERMENDA SI NJE ANTIPOD TENDIN NE VLERESIMIN REALIST. TI THUA VEÇ ATE QE TE INTERESON PER TE PERFITU, PROFESORI I NDERUAR JO. MESO TE JESH I TILLE PERNDRYSHE HESHT DHE PERTYP KOCKAT QE TE HEDHIN PUSHTETET VISAR. SEPSE FALE SERVILIZMIT DHE PARREZIKSHMERISE QE TI PARAQET TE KANE SHPALLUR ISH “MONUMENT BURGU” QE RUHE NGA QEVERITE. TURP VISO.

    2. tironsi says:

      po ikshte ilatia arabi ne ca jemi? kandahar? njerez me bisht? ik o loqe ik. si perhere do dali i shqiptar kokcepsh te bej si pisome

  25. Meti says:

    Bravo Visar! Italia do ringrihet!

  26. Alberti says:

    SI GJITHMONE SERVIL I PESHTIRE KY VISAR DJEGSIRA ( ZHITI).
    ME SERVILIZEM FITOI DUKE U NGJITUR NE RAN GUN E ARISTOKRACISE SE ISH TE PERSEKUTUARVE.
    ME SERVILIZEM JA DI TE EMEROHEJ DEPUTET,
    PO ME SERVILIZEM HYRI NE LISTEN E SHERBIMIT DIPLOMATIK DHE PER TURP TE ZOTIT PER GJYNAFQARLLEK E SERVILIZEM NDAJ KUNDERSHTARIT TE TIJ IDEOLOGJIK KRYEMINISTRIT EDI RAMA ARRITI TE EMEROHET SI PERFAQESUES I SHQIPERISE NE QENDREN E KATOLICIZMIT VATIKANE, KU MGJSE MYSLIMAN VIJON TE SHERBEJE DHE SOT. PER TE QENDRUAR ENDE DHE PER SY TE MIRE KA BERE DHE SHKRIMIN E MESIPERM DUKE NA E BERE ISH ITALINE PUSHTUESE NENE TE DHEMBSHUR TE SHQIPTAREVE.
    VISAR BIR ULE CA STEKEN E SERVILIZMIT DHE SHFLETO CA ME SHUME PER TE MESUAR SE PUSHTIMI NGA ITALIA I VENDIT TE SHQIPONJAVE KA NISUR QE NE KOHE TE LEGJIONEVE ROMAKE, KA VIJUAR ME DINAKERITE E PAPEVE NDAJ GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT, TE CILIN E ETIKETUAN ” KALORES TE KRISHTERIMIT” SE I SHPETOI NGA PUSHTIMI OSMAN, POR AS NJEHERE NUK E TRAJTUAN ME SINQERITET, PER TE VAZHDUAR ME PUSHTIMIN FASHIST DHE ME TEJ.
    GJATE GJITHE MARREDHENIEVE HISTORIKE ITALIANET KANE QENE SIPER DHE SHQIPTARET POSHTE, KA SHENUAR I MADHI REXHEP QOSJA TE CILIN TA PERMENDA SI NJE ANTIPOD TENDIN NE VLERESIMIN REALIST. TI THUA VEÇ ATE QE TE INTERESON PER TE PERFITU, PROFESORI I NDERUAR JO. MESO TE JESH I TILLE PERNDRYSHE HESHT DHE PERTYP KOCKAT QE TE HEDHIN PUSHTETET VISAR. SEPSE FALE SERVILIZMIT DHE PARREZIKSHMERISE QE TI PARAQET TE KANE SHPALLUR ISH “MONUMENT BURGU” QE RUHE NGA QEVERITE. TURP VISO. DHE VAXHDO TE FLASESH ITALISHT ITALISHT NGA MENGJESI NE DARK SE VEÇ TE NGJASHMIT E TU MALLENGJEN JO TE TJERET QE JANE SHUMICE ABSOLUTE…

    1. Ilir says:

      Ata qe flasin me te pellitur nuk I degjoj kurre. Te shkruash me germa kapitale(te medha te shtypit) eshte e barazvlefshme me ulerimen… mesoje o katundar injorant, nese do te qyteterohesh!

  27. Asnjeansi says:

    Albert cari , idioti , injoranti , mosmirenjohesi .

  28. Realisti says:

    Haha… e ke gjet tamam.

  29. Pellazgos says:

    Sa turp dhe sa keq per nje Komb te Lashte Pellaz-Gea te katandiset kaq poshte.
    Getja la thene qe,sic eshte Violina per shpirtin,eshte Greqia per boten.
    Ky “patrioti” (Patridha) italiane me emrin Visar e mban veten me te Ditur se qindra mijera Njerez mirenjohes dhe Adhurues per Greqine e Lashte?
    Kur thua Italia zoti i degjeneruar Visar ke perfshire edhe Magna Grecian e Njeriut Perendi Arkimedit te vrare nga Spathia (shpata) e ushtarit Romake?
    Kur Roma u formua ne shekullin e 8te ne si Epirote dhe Ilyre krijuam Lojerat e para per Nder te Perendive te Olimpit ne 776 BC.
    Fatkeqesia e botes ishte Italia fashiste qe pushtoi Athinen e Dhimo-Kratise Trago-Dias,Mrekullive te botes,Alfabetit,etj.
    Si harroni.shkaterrimet e qindra Polis te Epirit nga Varvaret Romake ne hakmarrje kunder Pirros qe luftoi per clirimin e Magna Grecias?
    Ty i degjeneruar Visar,ne qofte se je nostalgjik me Italine atehere duhet te jesh me Serbet,Turqit,Amerikanet etj.
    Greqia dhe Ne Epirotet nuk pushtuam Ro l en por ata Neve.
    Zoti shikon,por do tru te mendosh dhe te Llogikosh si Njeri.

    1. Albit says:

      Po more posi Roma ne shekullin e 8-te…ma va a fanc… Coglione

  30. Pellazgos says:

    Ky stan kete bulmet do kete fatkeqesisht.
    Sa turp dhe sa keq per nje Komb te Lashte Pellaz-Gea te katandiset kaq poshte.
    Getja la thene qe,sic eshte Violina per shpirtin,eshte Greqia per boten.
    Ky “patrioti” (Patridha) italiane me emrin Visar e mban veten me te Ditur se qindra mijera Njerez mirenjohes dhe Adhurues per Greqine e Lashte?
    Kur thua Italia zoti i degjeneruar Visar ke perfshire edhe Magna Grecian e Njeriut Perendi Arkimedit te vrare nga Spathia (shpata) e ushtarit Romake?
    Kur Roma u formua ne shekullin e 8te ne si Epirote dhe Ilyre krijuam Lojerat e para per Nder te Perendive te Olimpit ne 776 BC.
    Fatkeqesia e botes ishte Italia fashiste qe pushtoi Athinen e Dhimo-Kratise Trago-Dias,Mrekullive te botes,Alfabetit,etj.
    Si harroni.shkaterrimet e qindra Polis te Epirit nga Varvaret Romake ne hakmarrje kunder Pirros qe luftoi per clirimin e Magna Grecias?
    Ty i degjeneruar Visar,ne qofte se je nostalgjik me Italine atehere duhet te jesh me Serbet,Turqit,Amerikanet etj.
    Greqia dhe Ne Epirotet nuk pushtuam Romen por ata Neve.
    Zoti shikon,por do tru te mendosh dhe te Llogikosh si Njeri.

  31. Bulqiza. says:

    Eeeeh sa me ndenje, na i njome syte…!

  32. pokeristi says:

    Visar!
    Mbetesh gjithmone thesar
    Shpirt multi dimensional,mendim sa i kthjellet aq i paster dhe isinqerte.
    Je nje nga asetet kombetare.
    Te gjithe shqipetaret duhet te krenohen me ty.Me jeten tende temundishme e plot peripecira,ti ju demonstron te gjitheve se njeriu eshte i pamposhtur eshte qenija me komplekse qe ka krijuar zoti.
    Te pershendes dhe te pergezih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje